Connect with Us

Lufta kundër pandemisë/ Franca i thotë jo, vaksinimit të detyruar

Bota

Lufta kundër pandemisë/ Franca i thotë jo, vaksinimit të detyruar

Publikuar

-

/
cna lajme shendet

Franca ka qenë një prej vendeve të Europës që ka propogaganduar prej fillimit vaksinimin me detyrim, me qëllim mbrojtjen nga Covid-19.

Por mësohet se vendimi i Senatit të Francës ka marë një kthesë tjetër. Në mbledhjen e fundit Senati ka hedhur poshtë vaksinimin e detyruar me 262 vota pro.

Kujtojmë se presidenti Emanuel Makron më parë vendosi që të gjithë punonjësit në spitale, ata që punojnë me të moshuar ose në shtëpitë e kujdesit për moshën e tretë, duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator. Ndryshe, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, ata nuk do të jenë më në gjendje të punojnë dhe nuk do të paguhen më.

LEXO EDHE:  Vaksinimi i punonjësve të policisë/ Nis sot faza e dytë

Vendimi pati një efekt të menjëhershëm. Faqja për rezervime Doctolib kumtoi në Twitter se numri i aplikimit për orare për vaksinime kaloi pritshmëritë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Dubai, ‘shpëtim’ i të akuzuarve për vrasje e trafik droge

Publikuar

-

Nga

Të paktën 6 shqiptarë, mes tyre 2 të kërkuar nga SPAK, i janë shmangur drejtësisë duke u strehuar në Dubai. Dyshimet janë që numri i të kërkuarve që fshihen në këtë vend, edhe me identitete të ndryshuara, është mbi 20.

Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes ndaj një ose më shumë personave, trafik droge apo tentativë vrasje, si rasti i fundit i tre të rinjve që terrorizuan Lezhën.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Euronews Albania se Emiratet e Bashkuara Arabe ku bën pjesë dhe Dubai, janë pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar, por për ekstradimin e subjekteve pa pasur një marrëveshje, mund të veprohet vetëm me reciprocitet.

Thënë ndryshe, Shqipëria duhet t’i dorëzojë Emirateve të Bashkuara një të kërkuar për llogari të drejtësisë së tyre dhe në këmbim, të tërheqë një nga shqiptarët e kërkuar që jetojnë atje.



LEXO EDHE:  Vaksinimi i punonjësve të policisë/ Nis sot faza e dytë

LEXO EDHE:  Manastirliu nuk i ndal  thirrjet për vaksinimin/ “Ruani veten dhe të tjerët”

Sipas burimeve nga policia kriminale, shqiptarët ‘problematikë’ që strehohen në Dubai, nuk përfshihen në krime të dhunshme apo përplasje mes bandave , pasi ligjet janë shumë të ashpra dhe mund t’u rrezikohet qëndrimi.

Duke parë Dubain si ‘folenë’ e personave në kërkim, autoritetet në Shqipëri po mbledhin informacion se si këta personazhe përfitojnë lejen e qëndrimit dhe procedurat që ndjekin. Fuqia e tyre ekonomike dhe kontrolli jo shumë i fortë financiar në këtë shtet, i ka siguruar atyre lirinë, mes luksit dhe qetësisë./euronews 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinimi me detyrim në BE, vendet e Unionit marrin vendime individuale

Publikuar

-

Nga

Nëse vaksinimi kundër COVID duhet të bëhet i detyrueshëm është kthyer në çështje akute për Evropën.

Edhe pse është lënë jashtë agjendave të takimeve të ministrave të Shëndetësisë, përballë valës së re epidemike ajo nuk mund të injorohet.

Sipas Qendrës evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, kuota e infektimeve nga COVID në BE është 742 njësi për 100 mijë banorë, shifër kjo e rritur në mënyrë konstante në 8 javët e fundit.

“Diskutimi është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Po ashtu, me rëndësi është që në jetën e përditshme të dallohen personat e vaksinuar nga ata të pavaksinuar, për shembull në restorante apo transporte. Pra, çështja nëse vaksinimi duhet bërë i detyrueshëm është një debat që duhet bërë”, u shpreh Jens Spahn, ministër i Shëndetësisë në Gjermani.



Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen beson se diskutimi mbi këtë çështje duhet të nisë sa më parë, por për ministrat e vendeve anëtare, vendimi duhet të jetë individual.

LEXO EDHE:  Proçesi i vaksinimit në Itali/ Deri në qershor do ta marrin 57,14% e popullsisë

LEXO EDHE:  Vaksinimi i punonjësve të policisë/ Nis sot faza e dytë

“Përgjigjja ndaj problemit është intensifikimi i vaksinimit. Por nëse vaksinimi duhet të jetë me detyrim, kjo është çështje individuale e vendeve anëtare. Kjo nuk do të thotë se në të ardhme mund të mos kemi nevoje për një vendim kolektiv, por për momentin nevojitet vetëm intensifikimi i vaksinimit”, tha Christopher Fearne, ministër i Shëndetësisë në Maltë

Austria është vendi i parë anëtar që mbështet hapur vaksinimin me detyrim, që në këtë vend do të bëhet realitet në shkurt. Edhe në Gjermani, kancelari i ardhshëm mbështet nismën. Ndërsa Greqia do që ta bëjë të detyrueshëm për personat mbi 60 vjeç./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mospajtime Kosovë – BE rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shfaqën mospajtime rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është edhe çështja më e vështirë në bisedimet Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Çështja u tha se është diskutuar përgjatë takimit të sotëm ne Bruksel të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe është arritur nga palët. Presim që marrëveshjet të respektohen dhe të zbatohet plotësisht nga të dyja palët, sepse trajtimi i nevojave të komunitetit serb, është një element i rëndësishëm i procesit të normalizimit të marrëdhënieve”, tha zoti Borrell.

Janë 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por Beogradi gjithnjë e përmend vetëm një marrëveshje që nuk e ka kaluar sprovën në Gjykatën Kushtetuese. Mbaj mend se më 31 dhjetor të vitit 2015, kur Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi, vetëm Beogradi”, tha kryeministri Kurti, duke nënvizuar se biseidmet duhet të kenë synim përfitimet e qytetarëve të të dyja vendeve.

Unë jam demokrat, prandaj besoj që kapitujt e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jenë aty për të kënaqur një politikan, për t’i shpëtuar lëkurën atij apo fytyrën e një politikani tjetër, por për të ndihmuar dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Kam frikë se ky asociacion i komunave me shumicë serbe, është më shumë në shërbim të Beogradit sesa qytetarëve të varfër serbë të Kosovës, të cilëve unë u shërbej si kryeministër i republikës sonë”, tha ai.

Më duhet të them se unë jam demokrat po ashtu dhe nuk jam këtu t’i shërbej asnjë politikani të cilësdo palë. Nuk pajtohem me ju që Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo u arrit nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe në pajtim me normat ndërkombëtare dhe në kuadër të bisedimeve. Më vjen keq kryeministër, por duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E di se ka edhe marrëveshje tjera të cilat s’janë zbatuar, por kjo është shumë e rëndësishme”, tha zoti Borrell.

LEXO EDHE:  Biontech-Pfizer nis punën me furnizimin/ Detyra herkuliane e shpërndarjes së vaksinës

LEXO EDHE:  Mbërritja e vaksinës anti-covid/ Krijohet komiteti për vlerësimin e efekteve anësore



Mospajtimet rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe kanë pamundësuar vazhdimin e bisedimeve ndërmjet palëve, meqë Beogradi ngulë këmbë që kjo është çështja kryesore, ndërsa Prishtina kërkon që çështje tjera më të ngutshme si ndriçimi i fatit të personave të zhdukur, të hidhen në tryezë.

Muajin e kaluar, zoti Borrell paralajmëroi mundësinë e një takimi në nivelin më të lartë politik ndërmjet palëve, por të hënën ai tha se parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete.

Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim nëse kushtet nuk përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga i dërguari i posaçëm, Miroslav Lajçak dhe nga puna e tij e palodhshme, s’ka gatishmëri në këtë pikë. Por ende s’ka përfunduar viti dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha ndërkaq se qeveria e tij është e gatshme të punojë për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që ka në qendër njohjen e ndërsjellë.

Beogradi kundërshton pavarësinë e Kosovës, por të dyja palët janë përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, në shkëmbim të afrimit më strukturat e Bashkimit Evropian.

Kosova është e fundit në proceset integruese dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja me Bashkimin. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë pa viza në Evropën Perëndimore, ndonëse një mundësi e tille u është premtuar vite më parë./voa

LEXO TE PLOTE