LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajthit Basha/ Sharje, fyerje, kërcënime në Kuvend

14 Tetor 2021, 08:41, Politikë CNA
Lajthit Basha/ Sharje, fyerje, kërcënime në Kuvend

Kreu i PD në detyrë, Lulzim Basha, ka tentuar të prishë seancën plenare duke mos lejuar diskutimet sipas axhendës së miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

Duke u përpjekur të trashë zërin, Basha është shfaqur si i lajthitur, duke sharë, fyer e kërcënuar nga vendi i ku është ulur në sallën e Kuvendit.

Ndërkohë në foltore ndodhej deputeti Eduart Shalsi, i cili herë pas here i ka tërhequr vëmendjen që të mos trashë zërin.

Lindita Nikolla: Ju kujtoj zoti Basha rregulloren?

Eduart Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të të bërit të të fortit.

Basha flet nga vendi:

“U bërë ti mo plehrë. S?ke turp?. Me tregon ti mua shpifjen. O plehrë”.

Nga ana tjetër Rama e ka shijuar këtë situatë me qetësi, pa reaguar./CNA.al

Lajmet e fundit nga