LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ky është një kotec i korrupsionit”/ Basha-Ramës: "Foltorja" është halli jot

14 Tetor 2021, 09:59, Politikë CNA
“Ky është një kotec i korrupsionit”/

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është shoqëruar me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Teksa Rama e konsideroi mik duke i kërkuar të mos bëhet njeriu me gojën më të shthurur në Kuvend, Basha i është përgjigjur duke i thënë se për të, kryeministri është sjellë si armik që në ditën e tij të parë në politikë. Ai i bëri thirrje Ramës që të mos provokojnë opozitën, nëse nuk do të ‘dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë.

Ndërsa Rama e cilësoi Bashën si ?hallexhi?, duke iu referuar këtu ?Foltores? së ish-kryeministrit Berisha, Basha tha se ?Foltorja? nuk është halli i tij, por është halli i Edi Ramës.

?Ky është kotec i korrupsionit dhe nëse do funksiononte drejtësia do ishit në pranga. Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër veç vetes. Ju them jo atë që ju thash por dhe më shumë nëse guxoni të vini në foltore e të na bëni moral ne, opozitës të ardhur këtu me dëshirën e shqiptarëve për ndryshim, ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve. Ne jemi këtu për të kthyer demokracinë se për ndryshe ky është kotec krimi dhe korrupsioni. Mos guxo, as ti as langonjtë e tu të provokojnë opozitën. Mirmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar, që prej ditës sime të parë në politikë, je sjellë siç je, armiku im, për atë që unë përfaqësoj, s’ke faj se sa herë më sheh të del para ora e rërës. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë,  thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës së vendit. Halli im janë shqiptarët, por halli yt është se të ka mbaruar kandili. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur prej shqiptarëve. Foltorja nuk është halli im, po i yti, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty. ?-tha Basha.

Po ashtu Basha ka ?shigjetuar? edhe ish-kryeministrin Berisha dhe ministrat e Qeverisjes së PD, ndërsa tha se ?Unë kam guximin të them se në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes sonë. Ti pse nuk i arrestove ata 8 vjet? Apo sepse i ke ortakë, nga Elbasani në Shijak apo se ta ka qejfi t’i gradosh që t’i hedhësh kundër opozitës. Lojë e vjetër, mund ta kishe bërë 4 vite më parë se isha i ri dhe nuk t’i dija zakonet, por tani t’i di e gjithë bota. Flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit s’kanë bukë të hanë”./CNA.al

Lajmet e fundit nga