Connect with Us

Kupa e Shqipërisë/ Mbyllen sfidat, ja rezultatet në të gjitha takimet

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Mbyllen sfidat, ja rezultatet në të gjitha takimet

Publikuar

-

Kanë përfunduar katër ndeshjet e fundit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Dinamo ka arritur të përmbysë rezultatin e sfidës së parë ndaj Erzenit ku fiton me shifrat 2-0, ku blutë e kryeqytetit e nisën vrullshëm duke realizuar për 8 minuta dy gola, me Sidibe në minutën e dytë dhe të Agim Ibraimit në minutën e 8. Në fazën e ardhshme Dinamo do të përballet në derbin ndaj Tiranës.

Bylisi ka fituar me shifrat 4-0 ndaj Orikut në stadiumin ‘Adush Muça’, falë dopietës së Osmanajt, Alinanit dhe Markut. Tomori ka barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Lushnjës ku i ka mjaftuar me këtë rezultat pasi në ndeshjen e parë përfundoi me shifrat 3-0 dhe në turin pasardhës ekipi beratas do të ndeshet ndaj Laçit. Besëlidhja mposhti me rezultatin 2-4 ekipin e Burrelit në trasnfertë, teksa do të gjejë në turin e ardhshëm Partizanin, një ‘mace e zezë’ e të kuqve vitet e fundit në këtë kompeticion.

SFIDAT E  PËRFUNDUARA 

FT| DINAMO 2-0 ERZENI
Sidibe 3′, Ibraimi 8′

FT | BURRELI 2-4 BESËLIDHJA
Koleci 80′, 83′ / Jeremiç 43′, Jaku 55′ , 70′, Marku 90′

FT | BYLIS 4-0 ORIKU
Osmanaj 2′, 36′, Alinani 80′, Spahiu 82′

FT | TOMORI 0-0 LUSHNJA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Wembley po fillon të mbushet, ja ç’po ndodh pak orë para ndeshjes Angli-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme tu përballur me Anglinë në stadiumin mitik të Uemblit.

Kuqezinjtë nuk kanë çfarë humbasin dhe ndaj “3 Luanëve” do të kërkohet të bëhet histori.



Pak orë para startit të ndeshjes, jashtë Uemblit kanë nisur lëvizjet e para të tifozëve, teksa në më pak se një ore sheshi pritet të “vlojë” nga tifozët pasi për këtë takim janë shitur të gjitha biletat, plot 90 mijë.

Pritet gjithashtu që në stadium të ketë shumë shqiptare, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë në Londër, por dhe në të gjithë Anglinë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

U21/ Slloveni-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla dhe Armando Broja mund të veshin sërish fanellën e Shqipërisë U-21, por për të marrë këto dy dhurata të mëdha, ka një kusht: “Dy fitore”. Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi do të përballen në transfertën e sotme kundër Sllovenisë, që nis në orën 18:00. Një ndeshje e vështirë kjo pavarësisht se herën e fundit i kemi mundur me shifrat 2-0.

Në shtëpinë e tyre, sllovenët ishin kafshatë e rëndë për t’u kapërdirë edhe nga Anglia, që do të ndalej në barazimin 2-2. Por në rast suksesi të Shqipërisë, do të merrnim vendin e parë në grup së bashku me Cekinë, duke ndarë 12 pikët. Sigurisht nuk është ky qëllimi i kuqezinjëve, që do të kishin 1 ndeshje më tepër të zhvilluar se Anglia.



Por ajo që duhet të lihet mbrapa është Cekia dhe për këtë arsye, ndeshja tjetër e këtij muaji ndaj Kosovës, është një tjetër detyrim për t’u mbyllur. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, finalet e vërteta janë ato të muajit mars. Vetëm pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare sa i përket takimit mes Sllovenisë U-21 dhe Shqipërisë U-21. Trajneri Bushi ka bërë zgjedhjet e tij dhe të gjitha shpresat janë te Ernest Muçi dhe Armando Dobra që të bëjnë diferencën, por shumë pritet edhe nga talenti Asllani që është pjesë e ekipit të parë të Empolit.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kaos me tifozët, Federata angleze reagon për ndeshjen me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e fundit të Anglisë në fushën e saj nuk kanë kaluar qetësisht, me skena dhune e huliganizmi që janë shfaqur edhe në radhët e tifozëve vendas. Por Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se nuk ka marrë masa shtesë për ndeshjen e sotme mes Anglisë dhe Shqipërisë që do të luhet në “Uembli”.

Ndeshja e fundit e Anglisë në “Uembli” ishte pikërisht finalja e EUropianit, ku tifozët vendas shpërthyen rrethimin dhe hynë pa bileta në stadium, duke sulmuar forcat e rendit e duke shkaktuar një kaos të pashembullt në një aktivitet të tillë. Kjo bëri që UEFA të ndëshkonte Anglinë me zhvillimin e një ndeshje pa tifozë në aktivitetet e saj, jo ato që organizohen nga FIFA. Kjo bën që ndeshja me Shqipërinë të zhvillohet me tifozë, por do të ketë një vëmendje të madhe mbi sjelljen e tyre në tribuna.



Federata Angleze nuk ka konfirmuar masa shtesë për këtë takim, për të evituar një tjetër turpërim të ngjashëm me atë të finales së Europianit në stadiumin legjendar, por një zëdhënës theksoi për mediat britanike se ndeshja do të kishte “praninë e duhur të stafit”.

Edhe ndeshja e kaluar e Anglisë në fushën e saj, ajo ndaj Hungarisë, u përfshi nga kaosi kur tifozët hungarezë u përplasën me stjuardët në stadium dhe vetëm ndërhyrja e policisë solli përsëri rregull në tribuna gjatë ndeshjes. Për këtë arsye, do të ketë shuam vëmendje mbi atë që ndodh në tribuna në takimin e sotëm, sidomos duke pasur parasysh se Anglia kërkon që të jetë organizatore e Botërorit 2030 dhe do të bindë FIFA-n se mund të organizojë aktivitet pa incidente.

LEXO TE PLOTE