LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kultivuan lëndë narkotike/ Arrestohen 5 persona në Pukë, njëri i dënuar për vrasje

14 Tetor 2021, 14:54, Kronika CNA
Kultivuan lëndë narkotike/ Arrestohen 5 persona në Pukë,

Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Pukës, për kultivim të lëndëve narkotike, njëri prejt të cilëve i dënuar më parë për vrasje.

Sipas policisë janë sekuestruar 25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje.

“Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar ?Ars?, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Në kuadër të operacionit, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vrasje.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, , shërbimet e Komisariatit Pukë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar ?Ars?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve

Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 5 shtetasit e arrestuar, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 kg cannabis sativa (bimë në proces tharjeje).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Kultivimi i bimëve narkotike?, kryer në bashkëpunim”, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga