Connect with Us

Konfirmohen 495 raste të reja me Covid/ Numri i viktimave nuk njeh ulje

Shëndeti

Konfirmohen 495 raste të reja me Covid/ Numri i viktimave nuk njeh ulje

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime, kanë rezultuar pozitivë 495  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 9 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Dyshime mbi vërtetësinë e tamponëve?/ Faktet që rrëzojnë akuzat mediatike

Statistika (14 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732

Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Brataj: Nuk ka pacient të shtruar me variantin Omicron në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë një prononcimi për mediet u shpreh se nuk ka pacient me variantin Omicron të shtruar në spitalet e Covid-19 në Shqipëri. Ai gjithashtu tha se ky variant është shqetësues sepse transmetohet më shpejtë, por sipas tij, ana më e mirë është që është më i lehtë si virus.

“Nuk ka pacient të shtruar me variantin e ri. Fillimisht janë më të lehtë akoma se ato të Deltës. Varianti Omicron është shqetësues sepse transmetohet më shpejte, por është më i lehtë si virus”, – tha ai.



Ai gjithashtu shprehet se në 24 orë janë kryer 60 deri në 70 vizita, ku 48 deri në 50% e tyre janë në spital. Brataj paralajmëron të tjerët edhe për përzjerjen e terapive pasi ato mund të jenë të dëmshme nëse nuk merren në mënyrën e duhur.

LEXO EDHE:  Buxheti/ Meta nuk ia vonon përgjigjen Ramës: 49.8% e PBB shkon për koncesione, 0.86% për luftën e Covid

LEXO EDHE:  Ministria e Shëndetësisë informon mbi gjendjen e të plagosurve/ Një vajzë në gjendje të rëndë

“60-70 vizita në 24 orë. 48-50% janë në spital. Rrezikohet më tepër moshat e treta. Tentojnë më tepër t’i mbajnë në shtëpi se sa t’i sjellin në spitale. Ndihma për moshat e reja është e tepruar ndonjëherë, duke bërë përzjerje të terapive që është e tmerrshme, pasi është në dëmin e pacientit“, – u shpreh Brataj./S.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Ky dimër do jetë më i vështirë”/ Eksperti kërkon rikthimin e masave kufizuese

Publikuar

-

Nga

Laidon Shapo, specialist i shëndetit publik në Londër, u shpreh se ky dimër do të jetë më i vështirë se vitet e kaluara dhe këtë ai e bazon në variantet e reja që po qarkullojnë.

Në një intervistë për emisionin Debat me Alba Alishanin në A2, Shapo rekomandon rikthimin e masave, ndërsa bën apel edhe të avancohet me procesin e vaksinimit.



Dimri parashikimi këtu është pak që ja kalon dimrit të vjetshëm. Vihet theksi tek Delta, tek gripi sezonal i cili kam vënë re që paraqitet me patologji të jashtme dhe i shtrin njerëzit të paaftë për të shkuar në punë. Të gjitha këto ndikojnë. Duhet të dimë sa veta kemi që trajtohen në shtëpipër arsye të ndryshme dhe duke marrë këto informacione se si do jetë dimri këtu.

Rekomandimi im është tek masat. Ato duhet të rikthehen, sepse edhe këtu po rikthehen. Në qëndra tregëtare dhe urbane ka mbipopullim. Higjena duhet. Aty ku kemi njerëz me vaksina jo potente duhet të nisë urgjent doza e tretë. Duhet të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, tha Shapo./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alarmi nga Omicron/ Mjeku tregon simptomat, ku nga ndryshon nga Delta

Publikuar

-

Nga

Specialist i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo, teksa foli për vaksinimin e detyrueshëm për administratën dhe punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, u shpreh se shifrat aktuale nuk e justifikojnë këtë vendimarrje.

Por çfarë është varianti Omicron dhe nga ndryshon ai nga Delta?

 “Ky është një variant që vjen nga Afrika e Jugut dhe nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh sepse virusi ka hapësirë në ato zona, ku i jepet mundësi virusit të përhapet. Janë dy linjat ku ky virus ndryshon formë në mënyrë të qenësishme. Omicron nuk ka ndryshim shumë nga Delta në këtë aspekt, pasi të dy kanë bërë aq shumë ndryshime në sipërfaqen virale të proteinës, ky edhe më shumë akoma. Kjo e bën këtë të duket jo thjesht se ka ndryshuar mustaqe ose mjekër, por ka bërë një operacion plastik dhe kjo bën që forcat imunitare të mos e njohin ashtu siç njohin variantet e tjera. Deri tani, të dhënat janë që ai paraqitet në forma jo më të rënda se sa Delta. Të dhënat që na vijnë nga Skocia, ku kishte një infektim prej 48 personash, u pa që ky variant prezantohet me simptoma të lodhjes së madhe, dhimbjes muskulare, dhimbjes së kokës, rrufë, një kruajtje të fytit, por jo kollë.



LEXO EDHE:  “Me dashje ose pa dashje, po vrasim njëri-tjetrin“/ Infektohet me Covid aktorja, Monika Lubonja

LEXO EDHE:  Ministria e Shëndetësisë informon mbi gjendjen e të plagosurve/ Një vajzë në gjendje të rëndë

Pra, pak a shumë me simptoma jo të rënda. Të dhënat paraprake janë që të pavaksinuarit dhe ata me një dozë të vaksinës, ky variant godet më fortë. Pra, është shumë i ngjashëm me Deltën”, u shpreh Shapo./E.T-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE