Connect with Us

“Kemi krizë reale në parti”/ Bylykbashi: Siç iku Noka, do të iki dhe unë

Politikë

“Kemi krizë reale në parti”/ Bylykbashi: Siç iku Noka, do të iki dhe unë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se kryetari Lulzim Basha ka krijuar modelin që humb në mënyrë të vazhdueshme dhe prodhon vetëm autokracinë brenda në parti.

I ftuar në Opinion, Bylykbashi thotë se Basha merr vendime pa pyetur askënd dhe përlasja me Berishën e ka nxjerrë jashtë modelin e Bashës.

Gjithashtu, deputeti demokrat thekson se njëjtë siç është shkarkuar Flamur Noka, mund të ndodhë edhe me të.

Kemi krizë reale që është kriza e demokracisë në parti. Modeli që ka krijuar Lulzim Basha në këto vite është që ai humbet në mënyrë të vazhdueshme dhe prodhon model gjithmonë dhe më autokratik brenda partisë. Në vitin 2013 në grupin parlamentar bëhej debat dhe i respektueshëm.

Pas asaj që ndodhi në vitin 2017 debati u hesht. Priste grupi parlamentar që Basha të merrte vendimin me aleatët që ti dëgjonte të mbante shënim dhe mos fliste. Mënyra se si i mori ato vendime për listën e 2017 prodhoi atë. Megjithatë i dhamë Bashës përsëri. Mori vendime katastrofike, djegie mandateve, mos hyrje në zgjedhje , prishje të zgjedhjeve dhe ja ku jemi sot.

Ne kemi një Bashë që merr vendime pa pyetur askënd dhe përplasja me Berishën nxori jashtë të gjithë modelin e Bashës. Siç iku Flamur Noka do iki unë, apo një tjetër, vetëm ai nuk ndryshon”,tha Bylykbashi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Uragani” Berisha nuk ndalet/ Ja ku do jetë “Foltorja” e radhës

Publikuar

-

Nga

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, do të mbajë nesër foltoren e radhës në Fushë-Krujë.

Takimi do zhvillohet në kinemanë e qytetit në orën 17:00.

Berisha ka ftuar të gjithë demokratët e këtij qyteti të marrin pjesë.



“Nesër, ditën e marte me datën 16 nëntor në ora 17:00, në kinemanë e qytetit të Fushë-Krujes do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët të marrin pjesë. Vetem të bashkuar fitojmë! Sb/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ramës i dështon propaganda/ “Kryqëzohet” nga qytetarët: Mburreni me atë që kanë lënë të tjerët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në vijim të ritualit të tij të përdithshëm, kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një foto nga kopertina e librit “Albania”.

Mirëmëngjes dhe me Shqipërinë tonë mahnitëse që në vitin 2022 gjen vend në raftin e edicioneve speciale të Shtëpisë Botuese Britanike, Bradt Guides – e mirënjohur botërisht për guidat prestigjoze – ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama.

 

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente duke I drejtuar jo pak Kritika edhe kreut të qeverisë.



Ee Albania shumë e bukur është, por disa e kanë bërë kaq pis, sa që nuk ja vlen të jetosh më këtu. Se këtu njërzit nuk punojnë, disa e kanë mendjen të rrijnë nëpër lokale, disa të tjerë ku të rrëmbejnë atë pak pasuri të shqiptarëve. Disa bëjnë tendera vend e pa vend. Pra një Shqipëri corap. Nuk është me ajo Shqipëri kur punohej dhe kishte lezet cdo gjë. Ky është mendimi im, ju pëlqen ose jo.”.shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Një mesazh në 26 vjetorin e Partisë Demokratike/ Nga Elvi FUNDO

LEXO EDHE:  Lulzim Basha nuk është PD-ja

Më tej një tjetër shkruan se monumentet e kulturës janë lënë në harresë, ose janë shembur për të bërë pallate.

Monumentet e kultures të mbetura janë o të turkut o të italianit. Se ne i shembim për të ndërtuat pallate. Kurse urat që ndërtojmë kohën e sotme, jetëgjatësia e tyre mund të jetë 20 ose 30 vjet”-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër shkruan “Z. kryeministri mburreni me ato çka na kanë lënë të tjerët se vetë e keni lënë popullin në mjerim total”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokratët “fundosin” Gazment Bardhin/ “Rri gati-tu bashkë me Lulin, para Kuvendit Kombëtar”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazment Bardhi, ish Ministri i Qeverisë “Rama” së fundmi është shfaqur duke kërcënuar mediat.

Ai pretendon se ndaj tij po bëhen sulme të padrejta me motive politike.

Kur vendosa të përfshihem në politikë, e bëra me besimin se përfaqësoj shumë të rinj të ndershëm, me integritet, të përkushtuar dhe profesionistë, që duan të bëjnë diçka të mirë për vendin. Nuk jam penduar për asnjë moment, megjithëse këtë vit, më shumë se kurrë më parë jam ndeshur me situata dhe sulme politike, kryesisht shpifje për të denigruar figurën time. Në të shumtën e herëve më vjen të qesh, por ka edhe raste që revoltohem me padrejtësinë, ligësinë dhe intensitetin e lartë të injorancës e vulgaritetit që përmbajnë sulmet”, shkruan Bardhi në rrjete sociale.

Por, demokratët i janë përveshur keq Bardhit, duke e quajtur gënjeshtar.

Ata kanë reaguar ashpër me komente, duke i thënë se po bën krim që po gënjen 600 mijë demokratë.

Demokratët ia bëjnë të ditur, Bardhit, se ai dhe Lulzim Basha nuk do të kenë vota prej tyre.

Po, ju keni 8 vjet që na gënjeni duke na thënë, që keni korrur fitore të njëpasnjëshme. A ka më krim që të gënjesh 600 mijë demokratë?

Po ça lidhje kemi ne demokratët çfarë shkrujanë portalet. Ne duam që të lëvizni dhe të jeni aty ku duhet.



Edhe sikur……ti dhe shokët e tu nuk do merrni kurrë votën time edhe të miqve apo familjarëve të mi. Ta dish se nuk jemi pak njerëz”, shkruajnë demokratët.

Të tjerë i bëjnë thirrje që të lërë murin që po shembet dhe të bëjë detyrën që ka në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Duhet të qetësohesh dhe mos u mbështet tek muri i shembur se bie edhe ti. Për veprimet që bën dhe veprimet që nuk bën në PD duhet të jesh transparentë përpara antarësisë. PD është anëtarësia, jo Luli dhe ti këtë duhet ta kuptosh mirë. Organi më i lartë në PD është Kuvendi Kombëtar. Dhe ti mendon që do të sjellë firmat që ti shikosh ti. Ti që je në funksion të Kuvendit Kombëtar dhe duhet të rrish gaditur bashkë me Lulin përpara Kuvendit Kombëtar. Prandaj, kthjellohu dhe mos fol e bëj marina”, thuhet në mesazhin e një demokrati.

LEXO EDHE:  “Basha, përveçse peng edhe i paaftë”/ Andi Bejtja e sheh pozitive lëvizjen e Berishës

LEXO EDHE:  "Shqiptarëve i ka shkuar thika në palcë"/ Basha qan për varfërinë

Nuk mbarojnë këtu mesazhet e demokratëve, të cilët i rikujtojnë Gazment Bardhit humbjet dhe dështimet e njëpasnjëshme të PD me në krye Lulzim Bashën.

Gjithashtu ata ndalen edhe tek justifikimi i tyre se është Amerika ajo që e do një situatë të tillë në PD.

D.m.th Amerika i tha Bashës që të dorëzojë mandatet, të dhuroi bashkitë etj? Më vjen keq, por s’jam kaq naiv. Nëse vazhdoni me të tilla justifikime do e lini PD gjatë në opozitë”, shkruan një nga demokratët.

Më poshtë po sjellim disa nga mesazhet e demokratëve, kundrejt Gazment Bardhit, i cili del duke kërcënuar mediat. Por, këtyre demokratëve nuk guxon t’u ktheje përgjigje.

Majfton duke bërë trimin ne distancë me mediat, të cilat pasqyrojnë realitetin,  ndërkohë që para demokratëve që edhe ata e “masakrojnë” me të vërtetën hesht./CNA.al

LEXO TE PLOTE