Connect with Us

“Ke ikur në plazh dhe të mori për b*the një zyrtar amerikan”/ Ylli Rakipi kapet keq me Ferdinand Xhaferrin

Aktualitet

“Ke ikur në plazh dhe të mori për b*the një zyrtar amerikan”/ Ylli Rakipi kapet keq me Ferdinand Xhaferrin

Publikuar

-

/
Skandali me inceneratorët/ Ylli Rakipi: Më kërkuan të mos e transmetoja në emision

Ferdinand Xhaferri nënkryetari i Komisionit të Sigurisë së PD ka debatuar ashpër mbrëmjne  e sotme me moderatorin Ylli Rakipi në MCN tv.

Duke folur për bashkëpunimin me Sali Berishën, Xhaferri i kujtoi Rakipit se ka qenë bashkëpunëtor i tij që prej 1996-ës.

Pjesë nga debati në MCN TV:

Xhaferri: Nga 23 marsi deri më 20 prill PS ka shpërndarë 12 miliardë lekë çdo ditë.

Rakipi: Po pse hyre në zgjedhje?

Xhaferri: Ne bojkotuam zgjedhjet lokale.

Rakipi: Çfarë ke bojkotuar ti ke ikur në plazh dhe të mori për b*the një zyrtar amerikan.

Xhaferri: Në zgjedhjet lokale unë nga mëngjesi deri në darkë kam qenë në Durrës dhe PS në Durrës ka marrë minimumin historik të votave, 34 mijë vota.

Rakipi: Ti nuk shkove në zgjedhje, pastaj u tërhoqe, nxore njerëzit në rrugë, nuk të lanë gjë pa bërë dhe ti shkove në zgjedhje.

LEXO EDHE:  “Ke vjedhur vota në mes të Tiranës”/ Nazarko përplaset me Nokën

Xhaferri: Kjo ishte një marrëdhënie jo komode që ne kishim me faktorin ndërkombëtar.

Rakipi: Marrëdhënien me ndërkombëtarët për shkak të Berishës e kishe, që kishte 8 vite që luante me Ipad. Berisha e ka personale, e ka të keqe.

Xhaferri: Edhe ju keni qenë bashkëpunëtor i Berishës që nga viti 1996-të, edhe unë kam qenë bashkëpunëtor i tij. Nuk jam aspak komod kur ju më thoni nuk është mirë.

Rakipi: Meqë e përmende atë kohë do detaje se si të kemi marrë nga Durrësi ty? Si të bëri Mero Baze shkrimet…

Xhaferri: Çfarë shkrimesh? Unë të paktën një nga vlerat që kam në politikë është se jam bërë vetë me shpatullat e mia. Unë nuk jam komod kur thoni po i bie Berishës.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Shkodra në krah të ish-kryeministrit/ 70% e delegatëve firmosin për 11 Dhjetorin

Publikuar

-

Nga

Ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga Kuvendi I 11 Dhjetorit, edhe sot ka vijuar prezantimi I emrave të delegatëve që kanë firmosur.

Kështu, sot ishin degët e PD-së së Shkodrës, së Pukës, së Malësisë së Madhe dhe të Vaut të Dejës që janë duke lexuar emrat e delegatëve të tyre një për për një përpara selisë së PD-së.

LEXO EDHE:  “Nëse s’ke marrë gjë je budalla”/ Debat i fortë mes Çanit dhe Imamit: Je injorant

LEXO EDHE:  Lubonja tregon për herë të parë problemin që ka Basha/Ky është ndikimi që ka Berisha te listat



Përfaqësuesja e Shkodrës njoftoi se formularin e kanë firmosur 70% e delegatëve të Shkodrës për të thirrur Kuvendin më 11 Dhjetor dhe duhet theksuar se dhënia e firmave vazhdon, pasi një pjesë delegatësh janë jashtë shtetit.

Paraditen e sotme ka qënë dega e PD-së së Fierit që i ka shpallur publikisht emrat e delegatëve të saj për në 11 Dhjetor.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-presidenti tregon kush e pengon rrugën e fitores së PD/ Po përjetësojnë pushtetin e Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani shkruan se lidershipi dhe drejtimi I PD është marrë peng nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani thekson se pengmarrja nga Rama, është ajo që pengon PD, në rrugën drejt fitores.

Sipas Nishanit, kjo situatë e përjetëson të majtën dhe Edi Ramën në pushtetin më të korruptuar e të inkriminuar të 30 viteve të fundit dhe projekton qartë demokratët në opozitë edhe për 30 vitet e ardhshme.



LEXO EDHE:  Debat i ashpër në Këshillin Kombëtar të PD për aleancat politike

Demokratët nuk vijnë dot në pushtet kurrë, përsa kohë lidershipi dhe drejtimi i partisë së tyre është marrë peng e kontrollohet nga mazhoranca dhe Edi Rama.

Kjo situatë e përjetëson të majtën dhe Edi Ramën në pushtetin më të korruptuar e të inkriminuar të 30 viteve të fundit dhe projekton qartë demokratët në opozitë edhe për 30 vitet e ardhëshme.

Ndryshimi i Partisë Demokratike, rithemelimi i saj, reformimi e modernizimi janë emergjencë kombëtare dhe përgjegjësi morale e politike e demokratëve.”-shkruan Nishani.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Perimetri” bën “kërdinë” në Korçë/ Prangosen katër persona, në kërkim një tjetër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Korçës bën të ditur se në kuadër të operacionit “Perimetri”, është goditur një grup i strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Sipas uniformave blu, janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 6-mujor, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri” kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve në kërkim:

– A. B., 36 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

– B. B., 47 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq,

LEXO EDHE:  Debati për seksizmin/ Dojna Mema i mbyll gojën ndjekëses: Femra nuk është makineri pjellëse

LEXO EDHE:  “Vdes kur një burrë më jep leksione…”/ Aktivistja debat me inxhinierin

– L. S., 47 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll,



– A. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu sqarojmë se në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, janë arrestuar më parë nga Policia, në kohë të ndryshme, edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasve të lartpërmendur, konkretisht shtetasit A. Gj. dhe L. S., banues në Elbasan, si edhe shtetasi I. D., banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE