Connect with Us

Ish zëdhënësja e Bashës: Vetëm Berisha mund të shkundë PD

Politikë

Ish zëdhënësja e Bashës: Vetëm Berisha mund të shkundë PD

Publikuar

-

Dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet/ Floriana Garo thirrje shqiptarëve: Mos qëndroni në shtëpi

Ish zëdhënësja e PD, Floriana Garo, mendon se Partia Demokratike ka nevojë për shkundje.

Sipas Garos, i vetmi që mund të shkundë dhe të ringrejë partinë është ish kryeministri Sali Berisha. Ish zëdhënësja shton se është nevoja për të krijuar një parti të re dhe një gjeneratë të re.

PD ka nevojë të shkundet, dhe këtë shkundje mund ta bëjë vetëm Sali Beirsha.

Dhe ka nevojë që të vijë një parti e re një gjeneratë të re. Tashmë Berisha thotë se ka një projekt”, është shprehur Garo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Deputetët e PD pro bashkëqeverisjes

Publikuar

-

Nga

Parlamenti ka miratuar sot me 73 vota pro dhe 42 kundër, ligjin për krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Me unanimitet të plotë janë miratuar dhe akti normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer, si dhe ratifikimi i konventës të arritur nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Izraelit.

Akti normativ “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”, u miratua me 112 vota pro dhe 2 abstenim.

LEXO EDHE:  “Ky “amerikani” në PD”/ Ish-ministri ironizon Bashën: As një kafene nuk e mbush

LEXO EDHE:  PD thirrje Ramës: Përgjigju për Alfred Pezën! Kështu do e bësh vetting-un e gjykatësve dhe prokurorëve?



Ndërkohë që projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”, u miratuan me 113 vota pro dhe një abstenim.

Një tjetër projektligj i miratuar sot në Kuvend me 114 vota pro dhe asnjë kundër është, projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017”.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“30 qershori legjitim”/ Lisandër Hoxha ‘shigjeton’ Bashën, i kujton pazaret

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Gjykata ka vendosur që 30 qershori ka qenë legjitim.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha, i cili shkruan se përgjegjësi për këtë marrëzi do e marrë përgjigjen më 11 dhjetor.

“Miq, fatkeqesisht Gjykata Kushetuese rrezoi mundesine e perseritjes se zgjedhjeve lokale!

Pra, do te qeverisemi ne te gjitha bashkite e vendit nga socialistet, deri ne vitin 2023.



LEXO EDHE:  “Ky “amerikani” në PD”/ Ish-ministri ironizon Bashën: As një kafene nuk e mbush

LEXO EDHE:  FAKTET/ Ushtarët e Bashës kundër Berishës

Pyetja ime eshte: Perse i lame bashkite pa gare? Çfare fituan demokratet nga ky veprim? A ndikuan 34 mije nenpunes shtese dhe e gjithe infrastruktura e bashkive ne rezultatin e 25 Prillit?

Kush e ka fajin per kete marrezi?

Ketyre pyetjeve do u pergjigjemi me 11 Dhjetor.

E djathta duhet te kthehet ne misionin e saj larg marrezive, mediokritetit ne perfaqesim dhe pazareve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjykata Kushtetuese “vulosi” 30 qershorin/ PS: Dita e mësimit historik

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

PS ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor.

Përmes një reagimi në rrjete sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla shkruan se sipas tij sot është dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është fjalë boshe dhe se askush nuk mund t’ja marrë qytetarëve sovranitetin siç thekson ai “për hesape të turpshme”.

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019. 30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike. 30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin”, shkruan Balla.

LEXO EDHE:  PD: KAS shkeli ligjin e dekriminalizimit/ “Mori në mbrojtje kryebashkiakun e Rilindjes”

LEXO EDHE:  “Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim



Një meritë të veçantë, Balla shkruan se ka edhe Kuvendi.

Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë”, shton Balla.

LEXO TE PLOTE