LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-Ministri përkujton Bashkim Finon në ditën e lindjes/ Mesazhi prekës i Arben Malajt

14 Tetor 2021, 12:41, Aktualitet CNA
Ish-Ministri përkujton Bashkim Finon në ditën e lindjes/ Mesazhi

Ish-Ministri i Financave Arben Malaj ka përkujtuar të ndjerin Bashkim Fino në ditëlindjen e tij.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Malaj shkruan se përvjetori i ditëlindjeve të Bashkimit do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë e tij.

?Përvjetori i ditëlindjeve të Bashkimit do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë e tij. Ne na bashkoi në universitet dashuria për dijen.

Ne na bashkoi në mandat politik dashuria dhe përkushtimi për Shqipërinë dhe mirënjohja e thellë, e përhershme dhe e pa kushtëzuar ndaj cdo socialisti që na besoi dhe mbështeti në kohët më të vështira të Shqipërisë tonë të dashur.

I paharrueshëm kujtimi për Bashkimin!

Prehu krenar i dashur Bashkim!!?, shkruan Malaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga