Connect with Us

I linte nxënësit në orë të mësimit të luanin letra, prindërit kërkojnë heqjen e mësueses/ I shoqi avokat i kërcënon

Denoncim

I linte nxënësit në orë të mësimit të luanin letra, prindërit kërkojnë heqjen e mësueses/ I shoqi avokat i kërcënon

Publikuar

-

Që prej ditës së parë të shkollë, nxënësit e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare Haxhi Qira në fshatin Borizanë të Krujës, nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimore pasi prindërit e këtyre fëmijëve denoncojnë mësuesen Neada Laçi për paaftësi në mësimdhënie.

Ata thonë se fëmijët e tyre që kanë patur të bëjnë ndër vite me këtë mësuese nga klasa e parë dhe deri në klasë të pestë, janë të pamësuar. Vetë nxënësit e kësaj shkolle që këtë vit janë në klasë të 6-të, tregojnë se si i zhvillonte orët e mësimit mësuesja e tyre. Ato tregojnë se mësuesja gjatë orës së mësimit vendoste vetëm rezultate të larta, fëmijëve u jepte lekë nga lekët e saj që të blinin letra bixhozi. Nxënëset tregojnë se ndonjëherë ajo u mbyllte derën e klasës me çelës që fëmijët t’mos i dilnin nga klasa.

Prindërit thonë se kanë kërkuar prej kohësh që kjo mësuese të mos jetë më në këtë shkollë dhe drejtori nuk ka bërë asnjë lëvizje pasi sipas tyre ky I fundit është I presionuar nga bashkëshorti I mësueseses I cili është në pozicionin avokat në qytetin e Krujës.

Prindërit janë zotuar që nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje, fëmijët e tyre nuk do t’i dërgojnë në shkollë. Gjatë një bisede të prindërve me drejtorin e shkollës zotin Maliq Xhafa ky I fundit pranon se baskëshorti I mësueses ka kërcënuar nën drejtorin e kësaj shkolle.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Drejtoresha e shkollës "mban peng" paratë e uniformave të nxënësve

Gjatë mbledhjes që u bë me prindërit e nxënësve të klasës së pare, drejtuesve të shkollës dhe mësueses I pranishëm ishte gjithashtu dhe bashkëshorit

I kësaj të fundit I cili deklaroi se me apo pa dëshirën e prindërve mësuesja do të japë përsëri mësim. Në mesin e mbledhjes bashkëshorti i mësueses zhvendoset nga fillimi i klasës në fund në prani të bordit drejtues të shkollës dhe konfliktohet me prindin e një fëmije. Prindërit kërkuan që kushdo që ishte I jashtëligjshëm në atë sallë të largohej, por drejtori nuk bëri asnjë lëvizje.

I pyetur nga gazetarët e “Fiks Fare” jashtë ambjenteve të shkollës se përse duhe të ishte në mbledhjen me prindër,ai tha se kishte qenë drejtori ai që e kishte kërkua të ishte i pranishëm dhe se nuk ishte e vërtetë asnjë akuzë që rëndonte mbi të dhe bashkëshorten e tij.

Në një përballje me prindërit, drejtori i shkollës tha se do të bëhej zëvendësim i menjëhershëm I msueses aktuale për të cilën ankohen prindërit dhe do të emërohet një mësuese tjetër. Mësuesja për të cilën prindërit ankoheshin do të zhvillojë lëndën e Edukimit Fizik, Muzikë dhe Vizatim pasi për këto 3 lëndë është e aftë të udhëheqë./TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Policia Rrugore në aksion me makinë “borxh”, i ndryshon bojën

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhej se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë.

Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” ka udhëtuar nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin.

Më në fund stafi e gjeti automjetin e shumëkërkuar duke patrulluar për shkelje të qytetarëve. Për këtë problem “Stop” pyeti dy policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, por ata refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet.

“Nuk na lejohet që të japim informacion pa urdhrin e eprorit kështu që do të drejtoheni tek Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Nuk kemi dijeni për këtë pjesë”, tha një prej policëve.



Sipas të dhënave, automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA 127 KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.

LEXO EDHE:  Denoncimi në FIKS FARE/Rektorati i UT në kolaps. Kancelari përplaset me rektorin, punonjësit 2 muaj pa paga

LEXO EDHE:  Patentat e reja nuk njihen në disa vende të BE-së/ Marrëveshjet kanë qenë për modelin e vjetër

“Pretendohet që ky automjet të jetë i bllokuar, por përdoret në mënyrë të paligjshme nga Policia Rrugore e Fierit”, raportoi gazetari i “Stop”.

Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Çaushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj.

“Pas shumë tentativash për të biseduar me shefin e Policisë Rrugore të Fierit zotin Klodian Çaushit patëm një komunikim nëpërmjet mesazheve ku na tregoi që duhet t’i drejtohemi zyrtarisht Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit. Meqë ai nuk donte që të jepte një koment për makinën që nuk i përket policisë, ne i drejtohemi publikisht dhe zyrtarisht Klodian Çaushit për ta pyetur: Makina, a ka kontrollin teknik të kryer? A ka siguracionin? Dhe në qoftë se ndodh ndonjë aksident me këtë automjet, atëherë ky shef i Policisë Rrugore, çfarë procedure do të ndjekë”, tha gazetari./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Muzeu gjysmak i ushtrisë si vendgjarje krimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Klodian Tomorri 

Tenderi sekret 6 milionë euro që Ministria e Mbrojtjes kontraktoi në fund të vitit 2019 për ndërtimin e një muzeu ushtarak është një rast flagrant, ku ligji përthyhet në funksion të interesave privatë dhe jo atyre publike.

Shqipëria nuk përmbush dot detyrimet e NATO-s, në shpenzimet për mbrojtjen se buxheti nuk ka hapësirë. Por Ministria e Mbrojtjes prokuron muze ushtrie 6 milionë euro me tender sekret.

Përtej dyshimeve për qark të shkurtër, e madje edhe njohje mes Kontraktuesit publik dhe kontraktorit privat, përtej dyshimeve se në afërsi të muzeut fantazmë ka interesa familjare pasurore, këtu ka një çështje thelbësore;

A mund të prokurohet me tender sekret një objekt, i cili do të ishte pjesë e guidës zyrtare turistike të Tiranës? Pra cila është logjika e tenderit sekret për një atraksion që do të vizitohej nga mijëra njerëz në ditë? Kush ishte informacioni qe duhej te mbahej i klasifikuar ne kete rast? Kjo është pyetja e parë që duhet të shtrojnë ata, të cilët ngarkohen nga ligji për ta shtruar.

Në një vend normal, sot do duhej të ishte sekuestruar e gjithë praktika e prokurimit.



Cilat kompani u thirrën për të shprehur interes, si u përzgjodh kompania fituese, si u negociua kontrata e kështu me radhë?

Më tej akoma, prokuroria do të duhej të verifikonte të gjitha transaksionet e realizuara gjatë kësaj kohe nga palët e lidhura, përfshirë bankat. Se rreziku që në një prokurim të këtij lloji të lëvizin para në shumë hallka, ku secila hallkë i çon gjithmonë e më afër vendimarrësit, është shumë i madh. Ndërsa objekti atje do të duhej të ishte rrethuar nga shiritat e policisë.

LEXO EDHE:  Zbulohet mesazhi/Si detyrohen mësuesit të marrin pjesë në mitingun politik nesër

LEXO EDHE:  Zbulohet mesazhi/Si detyrohen mësuesit të marrin pjesë në mitingun politik nesër

Megjithatë ky i muzeut që mbeti rrugës është vetëm njëri prej tenderave.

Ka një statistikë tashmë të konfirmuar zyrtarisht. Në pesë vitet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar më shumë tendera sekretë se sa të gjitha qeveritë e shtetit shqiptar, që nga koha e Ismail Qemalit. Mbi 50 tendera sekretë janë vetëm në periudhën 2014-2018, vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Në emër të sekretit ushtarak prokurohen muze gjysmakë me tendera sekretë dhe detyrohen qytetarët të paguajnë 6 milionë euro për disa karabina si stalla. Në emër të sekretit ushtarak u blenë patate me tender sekretë për pandeminë.

Këto nuk janë procedura të klasifikuara se kanë informacion të klasifikuar. Këto janë procedura të klasifikuara për një arsye të vetme; për të ndarë paratë e qytetarëve rehat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Fshati i Ri me probleme të vjetra, 30 vjet pa ujë

Publikuar

-

Nga

Nuk është çudi që në shekullin 21 në vendin tonë ende ka fshatra, qytete, lagje që vuajnë për pikën e ujit. Një prej tyre është edhe Fshati i Ri, në Njësinë Administrative Postribë – Shkodër.

Një lagje e këtij fshati e ndërtuar pas viteve 90′ përbëhet nga 150 familje që vuajnë për ujë të pijshëm. Madje uji i pijshëm për ta është një ëndërr e parealizuar që prej 30 vitesh. Dyert ku kanë trokitur i kanë përcjell me premtime boshe “do ua sjellim në pranverë”, por kanë kaluar shumë pranvera dhe këta banorë ende janë pa ujë. “Ne nuk dimë se kur u fillon pranvera insitucioneve tona” shprehen banorët të irrituar.

Zgjidhje kanë gjetur duke hapur puse, por edhe këta të fundit kanë filluar të shterohen.Nuk janë të pakët ata që shkojnë me mjete të ndryshme, si dhe me karro më kafshë për të marrë ku të munden. Një kalë me karrocë ka kushtuar 500 mijë lekë të vjetra. Para pesë vitesh drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës u premtoj se po të blinin vet 150 metra tub ai mund ta realizonte furnizimin me ujë, sepse puseta e tubacionit të ujit ndodhej kaq larg nga shtëpitë e tyre. U mbodhën banorët e blenë dhe po prej 5 vitesh tubi dergjet në oborrin e njërit prej tyre. tashmë për këta banorë nuk ka më shpresa për zgjidhjen e problemit ndaj ‘guri’ i fundit për ta është ankimi në Fiks Fare.

LEXO EDHE:  Takimi i Ramës me mësuesit/ Mbyllja e shkollave opsion i keq, sjell kosto psikologjike për fëmijët

LEXO EDHE:  Denoncimi në FIKS FARE/Rektorati i UT në kolaps. Kancelari përplaset me rektorin, punonjësit 2 muaj pa paga

Fiksi pasi dëgjoi ankesën e banorëve iu drejtua administratorit të Njësisë Administrative Postribë, z. Altin Shaba i cili pohoi se njësia e ka ngritur si problem dhe se u është thënë nga ana Ujësjellësit Shkodër se ky fshat do të përfshihet në projektin e ujësjellësit të ri. “Dje kishim dëgjesë për buxhetin e vitit 2022 dhe u ngrit si shqetësim nga unë dhe banorët ky problem. Madje ata kanë ardhur e kanë parë gjendjen, por puseta nuk mund t’i furnizojë të gjithë” përfundon administratori.



Drejtori Teknik i UKSH,z. Lazër Pemaj shprehet se problemi i ujit në këtë fshat është prej 30 vitesh. Aty nga ana e UKSK është investuar para disa viteve ku janë shtruar 600 metra tub, por rezultati i këtij investimi flet vetë. Banorët ende nuk kanë ujë të pijshëm. “Me projektin e Kullajve që është projekt i lotit të parë, dhe me përfundimin e lotit të dytë Fshati i Ri do të ketë ujë, sepse nga rezervuari Fshati i Ri nuk mund të marrë ujë. Kjo besoj se do të ndodh në në mars të viti tjetër dhe brenda dy muajsh ata do të kenë ujë dhe ky problem zgjidhet njëherë përgjithmonë” shpjegon z. Pemaj./tch

LEXO TE PLOTE