LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I gjenden granata luftarake në banesë/ Arrestohet 52-vjeçari në Lezhë

14 Tetor 2021, 14:03, Kronika CNA
I gjenden granata luftarake në banesë/ Arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë, pasi i janë gjetur granata luftarake në banesë.

Sipas uniformave blu në bazë të informacioneve të marra është ushtruar kontroll në banesën e A.K., në fshatin Kallmet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, vënë në pranga një shtetas që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit? të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga