Connect with Us

Horoskopi për ditën e sotme, 14 tetor 2021

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 tetor 2021

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 1 Qershor 2021

Dashi
Kjo mund të jetë një nga ato ditë në të cilën nuk ju pëlqen të bëni asgjë dhe nuk mund ta detyroni veten. Mos ndjeni asnjë faj për këtë. Të gjithëve na duhen ditë të tilla. Merreni me qetësi, relaksohuni dhe nesër do të jeni përsëri vetja juaj.

Demi
Konceptet shpirtërore mund të duken të pakapshme dhe të pakuptueshme sot. Bisedat duhet të hedhin dritë mbi atë që është e paqartë për ju. Pyesni miqtë sepse mund të merrni informacionin e nevojshëm.

Binjakët
Kjo është një ditë e përsosur për ju që të flisni seriozisht me partnerin tuaj për të ardhmen e marrëdhënies tuaj. Ekziston një ndjenjë e fuqishme e respektit dhe harmonisë reciproke mes jush, dhe kjo mund t’ju bëjë që të dy të doni t’i çoni gjërat një hap më tej.

Gaforrja
Një partner romantik mund të duket se është më i shqetësuar me biznesin sesa me ju tani. Disa vendime duhet të merren, dhe partneri juaj mund të preokupohet gjatë pjesës më të madhe të mbrëmjes. Pasioni për ju vazhdon të jetë i fortë, por tani për tani është vënë në plan të dytë.

Luani
Me shumë mundësi ndiheni të fortë, të shëndetshëm dhe energjikë. Ju mund të jeni të prirur për të marrë detyra të mëdha, disa prej të cilave janë më të përshtatshme për tre persona sesa një. Bej kujdes. Ju mund të merrni më shumë sesa mund të përballoni. Forca dhe energjia që ndjeni tani mund të venitet nën një ngarkesë shumë të rëndë.

Virgjëresha

Sot mund të jeni të fiksuar pas romancës. Nëse përpiqeni të planifikoni një takim intim me një partner, mos u habitni nëse ka pengesa. Ju mund të duhet të prisni deri nesër! Në aspektin financiar, do të ndiheni në formë pozitive.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 24 prill 2017

Peshorja

Familja juaj mund të jetë një vend i lumtur sonte. Ushqimi i mirë dhe bisedat e gjalla ngrenë atmosferën ndërsa vizitorët dhe anëtarët e familjes gëzojnë shoqërinë e njëri -tjetrit. Sa i përket aspektit profesional, gjate ditës mund të dalë ndonjë punë ekstra.

Akrepi
Pavarësisht nëse jeni gati për të hyrë në një lidhje, ose thjesht jeni duke e lënë atë, aspekti planetar i ditës tregon se kjo është një kohë e shkëlqyeshme për diskutim mbi çdo çështje të rëndësishme. Eshtë gjithashtu një kohë pozitive për komunikim në përgjithësi, veçanërisht nëse jeni ende në kërkim të romancës.

Shigjetari
Kjo mund të jetë një kohë kur mendoni se nuk është e drejtë për ju të vendoseni përsëri në një marrëdhënie të qëndrueshme me askënd, pasi keni qenë shumë të përfshirë tashmë për një kohë të gjatë. Konfigurimi astral tregon se të paktën sot, ju jeni më shumë se të lumtur të flirtoni nga agimi deri në muzg.

Bricjapi
Nëse ju dhe i dashuri juaj keni nevojë për ndonjë justifikim për t’u argëtuar, atëherë dita e bukur përpara ju jep mundësinë e përsosur për të pasur një aventurë duke dalë diku. Sido që të jetë, do të kaloni një kohë të mrekullueshme, dhe gjithashtu do të forconi lidhjen tuaj intime.

Ujori
Kjo është një ditë e shkëlqyeshme për marrëdhëniet, por jo veçanërisht premtuese në rrugën e pasionit. Romanca është plotësisht e mundur, nëse takoni dikë të veçantë. Por ju mund të duhet të prisni derisa marrëdhënia të thellohet para se të ndodhë ndonjë gjë më emocionuese.

Peshqit
Një ndarje e përkohshme mes jush dhe partnerit tuaj mund të bëjë që ju të përjetoni ndjenja të përziera. Mund të të duhet pak kohë për veten! Pasiguria juaj mund të shfaqet gjatë ditës. Përqendrohuni në projektet tuaja dhe shijoni paqen dhe qetësinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme horoskop

Dashi

Shëndeti juaj mund të ketë nevojë për kujdes sot. Nëse dëshironi të bëni një jetë të qetë dhe të ruani një standard të qëndrueshëm jetese, atëherë duhet të jeni të vëmendshëm në lidhje me financat tuaja. Situata në jetën tuaj familjare do jetë disi e paparashikueshme. Një telefonatë nga i dashuri/bashkëshorti/ja juaj do ta bëjë ditën tuaj të veçantë.

Demi

Mospërfillja e mendimeve të prindërve mund të mos jetë produktive për ju. Planifikoni diçka të veçantë për fëmijët tuaj. Rrethanat e jetës suaj të dashurisë mund të mos kenë miratimin e të tjerëve. Një projekt i rëndësishëm, për të cilin po punoni prej kohësh, mund të ketë vonesa.

Binjakët

Humori i mrekullueshëm i bashkëshortit/bashkëshortes suaj do t’ju ndriçojë ditën. Do ketë një forcim të pozicionit tuaj financiar. Nëse i keni dhënë para hua dikujt, pritet t’i merrni ato sot. Dialogu dhe bashkëpunimi i duhur do të përmirësojnë marrëdhëniet tuaja me kolegët.

Gaforrja

Praktikoni meditimin dhe jogën për të përmirësuar aftësinë tuaj fizike. Në rast se po kërkoni mënyra për të fituar pak para shtesë, investoni në skema të sigurta financiare. Nuk do të keni shumë durim sot, por kini kujdes, pasi fjalët e ashpra mund të shqetësojnë njerëzit përreth jush.

Luani

Pikëpamja juaj pozitive do t’u bëjë përshtypje njerëzve përreth jush. Nëse i keni marrë para hua dikujt, atëherë do të ishte t’i kthenit sot, para se t’ua kërkojnë. Sot do të jeni plot energji, ndaj organizoni një festë apo mbledhje shoqërore për të gjithë miqtë tuaj të ngushtë.

Virgjëresha

Bëni kujdes të mos e neglizhoni veten kur bëhet fjalë për çështjet shëndetësore. Talentet tuaja krijuese do të rezultojnë të jenë shumë fitimprurëse nëse përdoren siç duhet. Mos lejoni që të tjerët të marrin kontrollin e vendimeve tuaja financiare, ju duhet të jeni në dijeni të plotë për të gjitha çështjet e tilla.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 22 Korrik 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Shtunë, 17 korrik 2021



Peshorja

Natyra juaj e mirë do t’u sjellë lumturi të tjerëve sot. Edhe pse situata juaj aktuale financiare mbetet e fortë, duhet të kontrolloni shpenzimet e panevojshme për momentin. Një takim romantik i papritur do të jetë shumë emocionues, por mund të mos zgjasë shumë.

Akrepi

Anëtarët e familjes mund të mos i përmbushin pritshmëritë tuaja. Mos prisni që ata të punojnë sipas tekave dhe fantazive tuaja, por ndryshoni stilin tuaj. Do të ndiheni komod në krahët e të dashurit tuaj.

Shigjetari

Të menduarit në lidhje me atë që duan të tjerët, do të jetë një strategji produktive për ju. Do të keni një diskutim të gjatë me dikë me të cilin normalisht nuk ia dilni mbanë në punë. Në fund të ditës do të dëshironi t’u jepni kohë familjarëve, por mund të debatoni me dikë të afërt, gjë që mund t’ju prishë humorin.

Bricjapi

Sigurohuni që të keni një dietë të ekuilibruar, për të mbajtur veten në gjendje të mirë fizike. Një pasion i njëanshëm do t’ju sjellë vetëm dhimbje. Pavarësisht se jeni të mbingarkuar me punë, mund të mbeteni energjikë në vendin tuaj të punës.

Ujori

Tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjithëve, pasi mund të gjeni një zgjidhje për një problem të vazhdueshëm. Sot mund të mblidhni lehtësisht kapital, të mblidhni borxhet e papaguara ose të kërkoni fonde për të punuar në projekte të reja. Një mbrëmje me miqtë do jetë e këndshme.

Peshqit

Do të jeni shumë të prekshëm emocionalisht, prandaj qëndroni larg situatave në të cilat ka gjasa të lëndoheni. Kushtojini kohën e duhur familjes, lërini të ndiejnë se ju kujdeseni për ta. Suksesi dhe njohja do të jenë tuajat nëse qëndroni të fokusuar në punën tuaj.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme horoskop

Dashi

Shmangni çështjet që mund të shkaktojnë debate me të afërmit. Në jetën tuaj romantike do të jeni në humor dhe do ta ngacmoni partnerin/partneren. Do të keni probleme në bindjen e partnerit/partneres për t’iu përmbajtur planeve tuaja.

Demi

Performanca e fëmijëve tuaj mund t’ju sjellë kënaqësi të jashtëzakonshme. Një lajm i mirë i papritur nga të afërmit që jetojnë jashtë vendit, do t’ju befasojë duke ju future thellë në mendime. Sjellja e çrregullt e partnerit/partneres suaj mund të prishë ndjenjën e romancës në jetën tuaj sot.

Binjakët

Do të çlodheni nga një rutinë mjaftë e lodhshme që keni gjatë ditëve të fundit. Mund të ndërmerrni një udhëtim të shkurtër, por të ëmbël romantik, dita është e mrekullueshme. Merrni kohë për veten dhe vlerësoni të metat tuaja. Kjo do të sjellë ndryshime pozitive në personalitetin tuaj në përgjithësi.

Gaforrja

Shmangni konfuzionin dhe zhgënjimin për të ruajtur qartësinë mendore. Nëse dëshironi të bëheni të fortë financiarisht në të ardhmen, atëherë duhet të filloni të kurseni para që nga sot. Çështjet në frontin e familjes mund të jenë problematike. Neglizhimi i përgjegjësive tuaja mund të shkaktojë zemërimin e një anëtari të familjes.

Luani

Ju mund të bëni disa para shtesë sot, nëse i luani kartat siç duhet. Dashuria juaj e pakufishme do të jetë shumë e vlefshme për të dashurin/dashurën tuaj. Zgjidhni fjalët tuaja me kujdes teksa ndërveproni me njerëz të rëndësishëm.

Virgjëresha

Kjo do të jetë një ditë e dobishme për të bërë gjëra që përmirësojnë shëndetin tuaj. Nëse dëshironi që jeta juaj e dashurisë të mbetet e fortë dhe harmonike, mos arrini në asnjë përfundim për të dashurin tuaj, bazuar në mendimet e të tjerëve. Bashkëshorti/bashkëshorti juaj mund të acarohet me ju, nëse të dy dilni për të bërë pazar sot.

LEXO EDHE:  Horoskopi për datën 10 mars 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi 13 Qershor 2016

Peshorja

Kjo mund të mos jetë një ditë shumë e mirë për nënat në pritje. Jeta juaj familjare do të jetë e qetë dhe e adhurueshme. Mund ta gjeni veten duke ëndërruar për jetën tuaj të dashurisë. Sot mund të hasni një kundërshtar të fshehtë që do të dojë t’ju tregojë se e keni gabim.



Akrepi

Ndonjëherë pak pakënaqësi në jetën tonë na ndihmon të vlerësojmë lumturinë së vërtetë. Përpjekjet tuaja për të kursyer para mund të dështojnë sot. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni për këtë, pasi situata do të përmirësohet së shpejti. Përgjegjësitë e papritura do t’ju prishin planet për ditën.

Shigjetari

Do të jeni në humor për t’u angazhuar në aktivitete në natyrë, duke praktikuar meditim ose joga, çfarë do të ketë vlerë terapeutike për ju. Përpiquni më shumë për sukses. Do të jeni me fat, pasi kjo është një ditë e mirë për ju.

Bricjapi

Do të jetë një tjetër ditë me shumë energji dhe parashikohen fitime të papritura. Ju mund të jeni të mërzitur për shëndetin e një anëtari të familjes. Jepini dashurinë tuaj për t’i ngritur humorin, pasi uqia e dashurisë ka aftësi të jashtëzakonshme shëruese.

Ujori

Tregohuni me takt me partnerin/partneren tuaj, pasi mund të mos jetë në humor të mirë. Të afërmit e bashkëshortit/bashkëshortes suaj mund të prishin harmoninë e jetës suaj bashkëshortore. Do të merrni mirënjohjeje nga kolegët tuaj profesionistë për punën tuaj të mirë.

Peshqit

Romanca do të sundojë zemrën dhe mendjen tuaj. Seminaret dhe ekspozitat do t’ju ofrojnë njohuri dhe kontakte të reja. Sot mund të bini sërish në dashuri me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj dhe ai/ajo e meriton.

 

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Preferojnë lidhjet e shkurtra/ Tre shenjat e horoskopit që duan të qëndrojnë beqarë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gaforrja

Njerëzit që i përkasin kësaj shenja duan të rrinë beqar, pasi nuk mund iu pëlqejnë kompromiset dhe angazhimet.

Ata përfundojnë duke humbur plotësisht veten nëse janë në një lidhje ndaj më së shumti preferojnë aventurat.

Shigjetari



Ju nuk jeni të detyruar në asnjë moment që të ecni me tufën. Njerëzit e kësaj shenje janë mësuar të ecin përpara edhevetëm, pa patur nevojën e një njeriu krah tyre.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Shtunë, 17 korrik 2021

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 24 prill 2017

Shigjetari i sheh romancat si ta panevojshme dhe që në të vërtetë çrregullojnë tërësisht rutinën e tyre dhe qëllimet.

Ujori

Njerëzit e kësaj shenje preferojnë më shumë lidhjet afatshkurt dhe pa compromise. Ata janë të uritur për liri dhe një lidhje ju duket sikur i lidh me zinxhirë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE