LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hiqe nga goja emrin tim”/ Bardhi i ‘sulet’ Lindita Nikollës, ndërhyn Balla

14 Tetor 2021, 15:36, Politikë CNA
“Hiqe nga goja emrin tim”/ Bardhi i ‘sulet’ Lindita

Kalimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit per Eurobondin me vlerë 700 milionë euro, ka shkaktuar reagime të ashpra në Kuvend.

Deputeti i PD, Gazment Bardhi hodhi akuza se kryeparlamentarja Nikolla, merr urdhra me SMS nga Taulant Balla.

?Nuk je zëdhënëse e Taulant Ballës, që merr urdhra me sms?, tha Bardhi, ndërsa Nikolla u shpreh se ka zbatuar proceduarën.

Pjesë nga debati

Bardhi: Duhet t?i qëndroni rregullores. Fjala për procedurë jepet menjëherë. Pika e dytë ishin njoftimet.  Pasi ka nisur seanca plenare nuk mund të shtohet pika në rendin e ditës se kështu i teket Edi Ramës apo qoftë dhe ju zonja Kryetare. Nuk mund të shtoni një çështje, se kjo është shkelje flagrante e rregullores. Ju e hidhni në votim. A ja keni shpërndarë deputetevë projektvendimin? Ky është kuvendi i Shqipërisë dhe ju nuk mund të na trajtoni ne sikur na keni në xhep. Ku e ke vendimin?

Nikolla: Është hedhur në sistem.

Bardhi: Jo nuk është hedhur në sistem.

Nikolla: Është në sistem sipas procedurave të përshpejtuara.

Bardhi: Kjo kërkesë nuk ka qenë e depozituar. Nuk mund të shtoni gjëra dhe të ftoni për votim. Anuloni votimin. Paraqitni kërkesën e ardhur nga këshilli i ministrave. Ta shqyrtojmë dhe ta votojmë. Parlamenti të funksionojë me rregullore, jo me urdhërat e Taulant Ballës, nuk je zëdhënësja e Taulant Ballës. Unë e kam besuar atë zotim që keni bërë, por dita ditës po e shkelni.

Balla: Të ngeli në gojë emri im. Çfarë ke mor zotëri? Hiqe nga goja emrin tim. S?ka të bëjë me mua fare. E di që e keni inatin me zotin Bode, por ka qenë ministër i mirë financash.

Lajmet e fundit nga