Connect with Us

Hedhja e lotarisë amerikane/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet

Hedhja e lotarisë amerikane/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

/
cna lajme aktuale

Aplikimet për Lotarinë Amerikane në Shqipëri u hapën në datën 5 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 10 nëntor.

Por jo të gjithë dinë se si t’i ndjekin hapat e regjistrimit në mënyrën e duhur.

Kjo ka bërë që Ambasada Amerikane në Shqipëri t’i kujtojë qytetarët që për të aplikuar për Programin e Vizave të Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese.

LEXO EDHE:  Libi, sulmohet ambasada e Koresë së Jugut, dy të vrarë

“Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para,” shkruhet në postimin e ambasadës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Klodian Zoto në kërkim/ Tentakulat e inceneratorëve nuk ndalen, marrin të tjera miliona nga shqiptarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Historia e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, duket se është një skandal që vijon të thellohet.

Një koncesion për të cilin ka pasur akuza të shumta, investigime, ndërsa tashmë është vënë në pranga edhe një ish-ministër.

Koncesioni i inceneratorëve, fillon në Elbasan me një kontratë 22 milion euro, shkon më pas në Fier me 28 milionë euro, dhe shton oreksin në Tiranë me një kontratë fillestare 128 milionë euro.

Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i cili nga qeveria shqiptare është quajtur “histori suksesi”, ka pasur një hetim nga SPAK, pas të cilit është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Por, kush është Klodian Zoto?

Kompania kryesore e piramidës së koncesioneve për inceneratorët, është Integreted Technology Services, ITS.

Është kjo kompani, e cila në faqen e saj zyrtare tregon qartë atë që ka raportuar CNA.al dhe mediat e tjera.

Pra, se pas konçesionit të inceneratorëve në Shqipëri, qëndron një person. Dhe ai është pikërisht Klodian Zoto.

Ky i fundit, ashtu sikurse shikohet edhe në ekstraktin zyrtar, Klodian Zoto zotëron 100% të kapitalit të kompanisë ITS (Integreted Technology Services).

Por, kush mendon se ITS e Klodian Zotos është ndalur vetëm në Fier, Elbasan dhe Tiranë, e ka shumë gabim.

Ashtu sikurse shikohet në faqen zyrtare të ITS, është po kjo kompani që ka marrë edhe landfillin e Vlorës.

Në faqen zyrtare të ITS thuhet se “Kontrata është nënshkruar me “Bashkinë e Vlorës” si Autoritet Kontraktues në 27 Prill 2020.”  Dhe vlera është 9,801,624.04 euro.

LEXO EDHE:  Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Vjen njoftimi i parë nga Komisioni elektoral

Pra, Klodian Zoto, një person i shpallur në kërkim, është personi kryesor që qëndron në majën e piramidës së kompanive që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.

Për më tepër, përtej atyre që është raportuar nga CNA.al, në lidhje me inceneratorin e Fierit, Elbassanit, Tiranës, apo edhe “ tentakulat” e tyre tek ujësjellësit, Klodian Zoto ka marrë edhe landfillin e Vlorës.



ITS është një kompani e regjistruar në QKB, në 02/11/2010, dhe pas vitit 2014 ka filluar të marrë koncesione nga qeveria shqiptare, në fushën e trajtimit të mbetjeve dhe jo vetëm.

Kujtojmë këtu se CNA.al me dokumente ekskluzive ka treguar qartazi zinxhirin e kompanive, në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë, të cilën mund  ta lexoni këtu, ndërsa ato tashmë pranohen publikisht edhe në faqen zyrtare të ITS.

Pra, janë para që i marrin nga shqiptarët dhe i fusin nga një xhep në një tjetër./CNA.al

Tentakulat e inceneratorëve edhe tek ujësjellësit/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali i inceneratorëve/ Miliona për Stela Gugallen dhe Klodian Zoton

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paratë e drogës “kapin” ekonominë/ Manjani vë alarmin, politika po shitet dhe blihet

Publikuar

-

Nga

“Droga more drogaaaaaaa”. Kështu shkruan ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në rrjete sociale, ndërsa jep alarmin për këtë fenomen.

Sipas Manjanit, e keqja më e madhe që na ka kapluar të gjithëve si shoqëri është droga.

Tashmë droga është çështje e shoqërisë. Jo thjesht e disa trafikantëve apo përdoruesve të saj. E gjithë shoqëria shqiptare është e prekur nga kjo e keqe.

Droga vret!

Vret përdoruesin e trafikantin, por vret edhe një shoqëri të tërë që bashkjeton me ngjarje të rënda vrasjesh të rinjsh e të rejash. Dhe shoqëria që varros rininë dhe pjesën tjetër të saj e çon jashtë për ta shpëtuar, quhet e vdekur.

Droga është iluzion!

Iluzion për përdoruesit, iluzion për ata që bëjnë para me këtë gjë por është iluzion për gjithë shoqërinë që bashkjeton me këtë fenomen. Një shoqëri që gëzon se po ndërtohen kulla dhe ndërkohë jeton në informalitet, dmth pasiguri, është e gjitha në iluzionin se vendi po zhvillohet.

Është një iluzion i patrajtuar që çon shumë kollaj në depression”, shkruan Manjani.

I njëjti është ndalur dhe tek përdorimi i parave të drogës në ekononomi.

Droga nuk është liri!  Përkundrazi është varësi. Përdoruesit në rritje janë të varur por e gjithë shoqëria informale varet nga droga. Duhen para që të furnizohen kanalet informale. Kjo para informale vret çdo liri, por edhe çdo nismë të lirë për bisnes.

Droga nuk bën ekonomi!



Në shoqërinë informale konkurrenca është thellësisht e pandershme. Mund të kesh ide biznesi dhe pak para për ta filluar atë, por të thy n’mes një anonim që sdi ku të çojë paratë. Ky i fundit paguan më shumë, vajos më mirë korrupsionin dhe ecën.

Droga nuk lejon as ligj e as shtet!

Kudo ku lulzon droga shteti dhe ligji nuk vlejnë. Kjo e bën shoqërinë vulnerabël ndaj çdo akti dhune. Për pasojë shoqëria hesht. Shet lirinë për të blerë sigurinë.

Ligji e shteti i shërbejnë drogës. Droga sjell vetëm pushtet/sundim”, shhkruan më tej Manjani.

LEXO EDHE:  Lotaria amerikane/ Ambasada publikon njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Kulisat e Reformës/ Ambasada e SHBA-ve takime konfidenciale me Bylykbashin

Ish ministri, ndër të tjerë shkruan se aty ku droga është biznes kombëtar, pushteti është ekstremisht i fortë.

“Politika shitet e blihet. Opozitat janë fiktive. Pushteti lejon shtimin e drogës që të shtojë iluzionin bollëkut dhe të qënit mirë. Shoqëria nën këtë iluzion voton pushtetin. Dhe kështu mbyllet rrethi vicioz. A nuk jemi dhe ne në këtë derexhe?!

Droga është fatkeqësia jonë më e madhe. Vrasësja e heshtur e një shoqërie.

Kam keqardhje ulëritëse sa herë shoh që shoqëria shqiptare e sotme nuk e sheh këtë fenomen si të keqen më të madhe që e ka kapluar.

Padyshim qeveria dhe politika që e bën këtë gjë është më e keqja e mundshme. Por disi shoqëria duhet të reagojë që të ndahet pushteti e politika (përfshi opozitën) e keqe nga shoqëria. Nëse nuk e bën këtë ndarje shoqëria bashkjeton me të.

Bashkjetesa me këtë të keqe të madhe është mbytëse e çdo fije shprese.

Nuk është asgjë tjetër më e keqe se droga dhe bashkjetesa me të”, përfundon reagimin Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia e Durrësit bën “kërdinë”/ Prangosen gjashtë persona, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka vënë në pranga gjashtë persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Sipas uniformave blu në pranga ka rënën shtetasi M. A., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu është ndaluar edhe shtetasi në kërkim M. P., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 18.12.2020, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, pasi u kap duke vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit B. H.

LEXO EDHE:  Libi, sulmohet ambasada e Koresë së Jugut, dy të vrarë

LEXO EDHE:  Tarifat e kripura të Trump ndaj importeve kineze/ Vjen kundërpërgjigja e Pekinit



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim V. A., 38 vjeç, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasit: B. Sh., 29 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE