LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Forumi Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit/ Rama rikthen në vëmendje afganët

14 Tetor 2021, 06:36, Politikë CNA
Forumi Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit/ Rama rikthen

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit

Në fjalën e tij ai është ndalur tek historia e Holokausit dhe tek ndihma që ka dhënë Shqipëria duke hapur dyert për Hebrenjtë, njësoj siç po e bën tani më Afganët.

?Siç kishim ne nevojë para 30 vitesh tani jemi ne ata që do të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Jemi krenarë që jemi pjesë e muzeut të Holokaustit, të kësaj historie si një nga vendet që në vitin 2004-2005 kemi ndihmuar edhe hebrenjtë të shpëtojnë. Në kurikulat paramësimore nxënësit tanë do e mësojnë historinë e Holokaustit, si Shqipëria u bë një vend i sigurtë për hebrenjtë?, ka thënë Rama.

Pyetje se ?si e keni luftuar antisementizmin?, Rama i është përgjigjur: ?Pikë së pari antisemitizmi lidhet me njerëzit. Dhe lufta kundër tij nuk është vetëm kundër fenomenit, por kundër ideve të njerëzve, mentalitetit, racizmit të tyre?./CNA.al

Lajmet e fundit nga