LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Energjia me kredi, OSHEE dhe KESH kanë marrë 500 milionë euro hua nga 2015

14 Tetor 2021, 15:04, Aktualitet CNA
Energjia me kredi, OSHEE dhe KESH kanë marrë 500 milionë euro hua

Një kredi me vlerë 70 milionë euro është dhënë për Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike. Shuma që jep BERZH, do të përdoret të mbuluar efektet negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe për ndërtimin e një nënstacioni nëntokësor në Tiranën.

Marrëveshja për këtë kredi është firmosur më 9 shtator, atëherë kur kriza energjetike, po merrte përmasa të jashtëzakonshme, derisa qeveria u detyrua një muaj më vonë të garantojë edhe 200 milionë euro të tjera.

Kompanitë publike energjetike, pas reformës së vitit 2015, kanë marrë miliona euro kredi për të investuar në rrjet, por edhe për të shpëtuar nga gropa financiare.

Në vitin 2016, BERZH dha 218 milionë euro hua për ristrukturimin e KESH-it dhe në prill të këtij viti edhe 9.1 milionë euro të tjera për investimin me panele diellore në Fierzë.

Gjatë viteve të fundit, nevoja e kompanive energjetike për të marrë kredi ka lindur në kohë krizash e thatësire, por në periudha lulëzimi fitimet e tyre kanë kaluar 170 milionë euro në vit.

Në marrëveshjet kreditore, këto kompani janë të mbrojtura nëse nuk shlyejnë detyrimet, pasi në rast të pamundësisë, kreditë paguhen nga buxheti i shtetit./euronews

Lajmet e fundit nga