Connect with Us

“E quajti oligark por ka dy vila te Samir Mane”/ Gazetari nxjerr zbuluar Bashën: Biznesmeni e ftoi në ditëlindje në Turqi

Politikë

“E quajti oligark por ka dy vila te Samir Mane”/ Gazetari nxjerr zbuluar Bashën: Biznesmeni e ftoi në ditëlindje në Turqi

Publikuar

-

Kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë seancës së sotme në Kuvend, akuzoi Shefqet Kastratin dhe Samir Manen për kontrabandë nafte dhe për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Ndërkohë që gazetari Bledian Koka, ka zbuluar detaje nga raporti mes Bashës dhe biznesmenit Samir Mane, të cilin e konsideroi si ‘oligark’ të Ramës.

Gazetari Koka tha se Basha ka në zotërim dy vila në resortin e biznesmenit të njohur. Ndërsa në vitin 2016, Basha ka qenë i ftuar te ditëlindja e Samir Manes në Turqi, krahas shumë figurave të tjera.

“Ne e kemi thënë se si z.Basha në mënyrë okulte përmes kompanive tëtë afërmve të tij ka marrë fonde publike dhe të gjithë benefitet e tij mund të verifikohen, janë të pashme dhe të konfirmuara te katër vilat e famshme, dy te një resort i një oligarku dhe dy të tjera te një tjetër resort oligarku, të cilin Basha e përmendi sot. 

Artikulimi i z.Basha për zotin Mane sot mu duk i tepruar, i sforcuar, sepse mbaj mend në vitin 2016, zotëria në fjalë, një biznesmen i nderuar, organizoi një ditëlindje madhështore në Turqi. Dhe atë kohë, përveç shumë figurave të oborrit, i ftuar special ka qenë edhe një farë Lulzim Basha. Unë këtë raport kam parë mes z.Basha dhe z.Mane. Unë di që z.Basha është një njeri që ftohet në ditëlindjet e zotit Mane”, u shpreh gazetari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen në një lokal luksoze

Publikuar

-

Nga

Në një kohë kur kriza e brendshme në PD sa vjen dhe bëhet më e fortë, duket se deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë të qetë.

Në një denoncim që ka mbërritur në JOQ, shihen sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe deputeti Saimir Korreshi që marrin rreze dielli dhe relaksohen në një nga lokalet në Milano të Italisë.

Sipas denoncuesit, fatura e pijeve u vajti 250 euro, duke e vënë theksin se lokali që kishin zgjedhur ishte i kushtueshëm.

Denoncimi në JOQ!



Demokratët rrugëve të papunë, paria e partisë aranxhatë në mes të Piazza Duomo.

Emigranti dixhital na shkruan nga Milano:

“Pershendetje JOQ, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri. Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vokshi reagon në mesnatë/ Basha nuk merr dot vendime për FRPD, ka statut më vete

Publikuar

-

Nga

Deputetja Albana Vokshi, e cila është edhe kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas ka reaguar në mesnatë për vendimin e Lulzim Bashës, i cili shpalli hapjen e garës për kreun e ri të FRPD.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vokshi shkruan se LDGSH dhe FRPD janë forume që organizohen me statutin e tyre dhe nuk ka asnjë të krejtë kryetari i partisë të ndërhyjë në vendimarrjet e tyre.

Ajo shton se PD ka nevojë për demokraci dhe jo arbitraritet.

Postimi i plotë i Vokshit:

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.



LEXO EDHE:  Skandali i radhës nga Basha/ Shkel statutin dhe ndërpret mandatin e Forumit

Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata  debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumenti- FRPD nxjerr nenet statutore për zgjedhjen e kryetarit të ri

Publikuar

-

Nga

Forumi Rinor i PD nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës për hapjen e garës për të zgjedhur kryetarin e ri.

Përmes një shkrese që mban firmën e kryetarit të FRPD Belin Këlliçi dhe sekretarit të përgjithshëm Grigels Muçollari, FRPD, nxjerr nenet statutore të cilat saktësojnë se Basha si kryetar i PD nuk ka asnjë të drejtë ligjore për të hapur garën.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Rama ta gëzojë fletën pa emra, Lulit t’i rrojë logoja

LEXO EDHE:  Pazari me Ramën/ Basha kërkon t’i japë kunatit tenderin 15 milion euro



Sipas nenit 1 FRPD është organizatë politike e të rinjve shqiptarë, ndërsa neni 37 pika 6 thotë se kryetari zgjidhet me votim nga anëtarët, sipas parimit një anëtar një votë./CNA.al

LEXO TE PLOTE