Connect with Us

“Dy satelitë në orbitë”/ Elezi: Kryeministri e hodhi si shashkë

Politikë

“Dy satelitë në orbitë”/ Elezi: Kryeministri e hodhi si shashkë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar gjatë seancës plenare të ditës së sotme, se brenda këtij viti do të çojmë në orbitë “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, i cili tha se mënyra e komunikuar nga Rama nuk është serioze..

I ftuar në Report Tv, Elezi ka deklaruar se deklarata  e kryeministrit është hedhur si shashkë, dhe se nuk është asgjë serioze.

LEXO EDHE:  E paditi Rama/ Dënohet për shpifje Jorida Tabaku

“Deklarata e hedhur si shashkë, nuk është serioze”, tha Elezi.

Ndërsa ish-deputeti, Artur Roshi tha se Rama po tenton që të hiqet si anëtar i NASA-s dhe se nuk do bëjë gjë veçse të marrë paratë e shqiptarëve.

“Do marrë paratë tona dhe do na thotë shi po coj satelitë, i duket vetja si anëtarë i NASA-s”, tha Roshi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nard Ndoka sherr Bashën/ Zbardhet përplasja në zyrën e kreut të PD-së

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, me të cilën kanë pasur edhe Aleancë.

Në emisionin Breaking në Top News, Ndoka ka treguar se ka pasur një sherr me Lulzim Bashën.



Sherri ka ndodhur në zyrë, sipas tij dhe shkak është bërë spostimi nga lista e Shkodrës, nga i treti në të tetin.

Me mua u soll në mënyrën më të paskrupullt. As Fatos Nano dhe as Sali Berisha nuk e kanë bërë lloj sjelljeje. Më thirri në zyrë më tha se do jem i teti, edhe kam reaguar me ato fjalë ndonjë eksponent i LSI ishte sot (Elona Guri), edhe më ashpër, e kam reaguar. Unë po marr LSI që është një faktor më i madh, se unë e PDK nuk do të ishin faktor për marrjen e pushtetit. Çfarë LSI e Kryemadhi përfaqësonte. Po ishte pikante reagimi i saj. Lexoje edhe pjesën pikante se ajo i lezeton edhe Gaz Bardhit. Mos t’i flasë prapanica më shumë se goja, nuk ishte e ashpër gjuha e Elona Gurit ndaj Gazment Bardhit“, theksoi Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luan me një viktimë si Gaz Bardhi”/ Nard Ndoka zbulon teatrin e Bashës: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e ka cilësuar teatër, atë që sipas tij po bën kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Breaking”, në Top News, Nard Ndoka është shprehur se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike aktualisht është një turp dhe një skenë teatrale teksa para shqiptarëve po paraqiten qesharakë.

“Është një turp, teatër ajo që po luan Basha me një viktimë si Gaz Bardhi. Duhet t’ua kursenin shqiptarëve. Janë bërë qesharak në sytë e qytetarëve. Une nuk do e lejoja kurrë të ndodhte në partinë e vogël që kam dhe jo më në partinë më të madhe opozitare.“- tha Nard Ndoka.



Ndërkohë që nga ana tjetër gazetari Bledian Koka, sa i përket pozicionit të Edi Palokës aktualisht është shprehur se ky i fundit e ka sqaruar vendin e vetë dhe është mes dy palëve i barazlarguar për të sqaruar situatën.
Ndërkohë që Koka është shprehur se vetë Paloka nuk ka si të njoh të gjithë firmëtarët.

LEXO EDHE:  Kryeoborrtari me çitjane po rikthen monarkinë absolute

LEXO EDHE:  “Nuk do shuaj skamjen”/ Habit Rama me përgjigjen dhënë qytetarit

“Paloka e ka sqaruar vetë pozicionin. Kryetari i Këshillit kombëtar,zyra e Palokës është e barazlarguar nga dy palët. Ka mbetur dhe një institucion që mund të bëjë ndryshimin dhe ai është Këshilli Kombëtar. Basha ndoshta nuk e kishte parë këtë. I gjithë ky debat që po bëjmë tani është banalitet i madh. Sepse vetëm pak ditë unë pash zotin Bardhi dhe zotin Basha që të kapëridinë atë që kanë thënë vetë.”– tha Koka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çfarë do Shqipëria në Afrikë?”/ Tomor Alizoti ngre zërin: Nuk pranoj recitimet

Publikuar

-

Nga

Tomor Alizoti "kryqëzon" Bashën/ Çfarë do thuash për marrëveshjen me Ramën

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, deputeti i PD, Tomorr Alizoti, vuri theksin tek diplomatët shqiptarë, për të cilët tha se janë më të varfërit në rajon.

Alizoti deklaroi se ata nuk janë trajtuar siç duhet, ndërsa shtoi se financat duhet të shkojnë në ambasadat kryesore të Shqipërisë në Botë.



Ndërsa Komisioni i Jashtëm miratoi projektbuxhetin për vitin 2022, Alizoti theksoi se atyre iu rritet rroga, por taksohen më shumë.

“Rritja prej 17% tingëllon e madhe por humbet në strukturë. Kjo financë duhet të shkonte te diplomatët, që të jenë të motivuar. Se çfarë do Shqipëria në Afrikë? Unë nuk e di, mirë do të ishte të ishte fuqi e madhe, por është vend i vogël. Financat të shkojnë në ambasadat kryesore. Sot ka diplomatë të keqpaguar, që prezantojnë Shqipërinë, nuk ftojnë dot dikë për drekë apo për darkë pune në një lokal serioz. Diplomatët shqiptarë janë më të varfrit në rajon. Qeveria e sotme edhe e kaluara s’i ka trajtuar si duhet. Pse Kosova i paguan më lart? Hajde i diskutojmë realisht. Nuk i pranoj recitimet, që diplomatët shqiptarë janë trajtuar me një vlerë…ku janë vlerat? Është rritur rroga, është taksuar më shumë. Unë e di”- tha deputeti Alizoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE