LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritëroi “pa çati”/ Shtëpia e poetit e mjerueshme në 90-vjetorin e lindjes

14 Tetor 2021, 17:59, Kulturë CNA
Dritëroi “pa çati”/ Shtëpia e poetit e mjerueshme

Në 1 mars të këtij viti Euronews Albania do të udhëtonte drejt fshatit ku ka lindur e jetuar Dritëro Agolli, në Menkulas.

Po atë ditë kryetari i bashkisë, Eduart Duro na tha:

?Kemi dorëzuar projektin e shtëpisë muze të Dritëroit, besoj se në këtë 90-vjetor të tij ne do të arrijmë qëllimin për të nxjerrë financimin e krijimit të muzeut?.

Në këtë 90 vjetor të tij shtëpia qëndron njësoj, si një gangrenë pa histori.

Ceremonia e përvitshme nuk u mbajt në ndonjë muze, apo  pranë ndonjë bustit të Dritëroit të madh por në një lokal dasmash.

Miqtë e shkrimtarit të madh tregojnë se muzeu ka qenë një kërkesë e vetë Dritëro Agollit.

Endri Fifo Këngëtar ?Une isha mik me Dritëroin dhe sa herë shkoja në Tiranë e kisha për detyrim që ta takoja, më tha ?ç ?behët me atë muze?. Arritën deri aty ku e shpërfytyruan atë muze, kishin futur qepë e dreq.

?Ka vite që ne këtë e kërkojmë por Shoqata ?Devolli? dhe vet qytetarët devollinj kanë veç fjalën, kërkesën, dëshirën. Ata që kanë investimin, buxhetin dhe paranë janë pushteti lokal e pushteti qendror. Ne nuk kemi reshtur se kërkuari që vitin 2002?, tha Guri Seferi kryetar i shoqatës kombëtare ?Devolli?.

Ndryshe nga më parë, tani kryebashkiaku Duro thotë se gjithçka ngelet ne dorën e ministrisë, pasi pushteti lokal është në gatishmëri për gjithçka i lejon ligji.

?Ndërtesa ka nisur rikonstruksionin e saj që prej vitit 2001 e ende nuk ka përfunduar. Nga bashkia Devoll është angazhimi maksimal për vënien në dispozicion të kësaj shtëpie. Kapacitetet për ta kthyer në një qendër muzeale janë detyrim i ministrisë së kulturës?, tha Eduart Duro.

Nëse do të kërkoni diçka për të kaluarën e Dritërorit, fëmijërinë, në fshatin e tij të lindjes është e pamundur. Aty asgjë nuk ekziston, përveç fjalisë ?jam nga fshati i Dritëroit?!/euronews

Lajmet e fundit nga