Connect with Us

“Dora e fundit” në turin e parë, Dinamo-Erzeni është finale për kualifikimin

Sport

“Dora e fundit” në turin e parë, Dinamo-Erzeni është finale për kualifikimin

Publikuar

-

Kupa e Shqipërisë përmbyll sot turin e parë dhe në program janë katër ndeshjet e mbetura. Sytë janë nga Dinamo-Erzeni, me blutë që duan të përmbysin humbjen e parë dhe të kualifikohen për të zhvilluar më pas derbin me Tiranën.

Kjo ndeshje, sikurse edhe të tjerat, do të luhet në orën 13:30. Besëlidhja-Burreli është e hapur, pasi dueli i parë në “Liri Ballabani” ka përfunduar në barazim pa gola.

Bylisi do kërkojë të konfirmohet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, pasi Orikun e ka mundur në ndeshjen e parë, sikurse ka bërë edhe Tomori me Lushnjën dhe dueli i sotshëm pritet të jetë formalitet.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

GRUPI A
Korabi-Teuta
Partizani-Besëlidhja/Burreli
Tirana-Dinamo/Erzeni
Skënderbeu-Bylisi/Oriku

GRUPI B
Pogradeci-Vllaznia
Laçi-Tomori/Lushnja
Kastrioti-Flamurtari
Kukësi-Egnatia

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Zbulohen dy çmimet e reja që do të jepen në ceremoninë e Topit të Artë

Publikuar

-

Nga

Sonte jepet çmimi prestigjoz “Topi i Artë” ku do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit. Megjithatë gazeta “France Football” kishte paralajmëruar që do të jepeshin dhe dy çmime të reja.

Sipas prestigjozes “L’Equipe” dy çmimet që do të prezantohen janë: Klubi më i mirë i vitit dhe Golashënuesi më i mirë i vitit.

Ceremonia do të fillojnë në orën 20:30 dhe kureshtja është e madhe për të parë fituesit në kategoritë respektive.

LEXO TE PLOTE

Sport

Muçin e ndjek fati i keq, futbollisti shqiptar mbyll vitin për shkak të…

Publikuar

-

Nga

Po tregonte një formë të shkëlqyer, por Ernest Muçin e ka ndjekur fati i keq. Futbollisti shqiptar pësoi një dëmtim në ndeshjen e Europa League ndaj Leicester dhe për këtë arsye do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta.

Nëpërmjet një komunikate, Legia, ku aktivizohet Muçi, ka njoftuar se lojtar ka ndrydhur kyçin. Ky viti mund të quhet i mbyllur për 21 vjeçarin, duke ditur se pas rikuperimit për disa javë, do i duhet të rikthehet në formë për të zbritur më pas në fushë.



“I dëmtuar ka mbetur edhe Ernest Muçi. Lojtar i Legia ka ndrydhur kyçin e këmbës në fund të ndeshjes së xhiros së 5-të të fazës së grupeve të UEFA Europa League kundër Leicester City. Futbollisti do t’i rikthehet stërvitjeve pas disa javësh”, shkruan Legia.

LEXO TE PLOTE

Sport

Një shqiptar ndan shortin e Botërorit për Klube, Chelsea e nis nga gjysmëfinalja

Publikuar

-

Nga

Është hedhur sot shorti për Kupën e Botës për Klube në Zyrih, Zvicër. Kështu kampioni i Europës, Chelsea do ta nisë këtë kompeticion nga faza gjysmë finale që do të dalë nga ndeshjet e tjera të kompeticionit.

Kështu ndeshja e parë do të jetë Al Jazira kundër Auckland City, të cilët do të përballen në raundin e dytë me fituesin e ndeshjes Al Ahly-Monterrey.

Në ndeshjen tjetër të këtij raundi do të jetë Al Hilal përballë fituesit të sfidës hapëse midis Al Jazira dhe Auckland City.



Më pas do të zhvillohen gjysmëfinalet ku fituesi i ndeshjes së dytë midis Al Ahly-Monterrey do të ketë përballë fituesit e Copa Libertadores, Palmeiras. Nga ana tjetër Chelsea do të përballet me fituesin e ndeshjes midis Al Hilal dhe Al Jazira ose Auckland City.

Kampionët e botës për klube të vitit 2021 do të kurorëzohen pas finales që do të zhvillohet më 12 shkurt. Turneu do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të parë që nga viti 2018.

I ftuar për të hedhur shorteun ishte edhe Blerim Xhemaili i cili hapi goglat që përcaktuan ndeshjet e kompeticionit.

LEXO TE PLOTE