LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët e Bashës zhurmojnë në Kuvend/ Nuk lënë njëri-tjetrin të flasin

14 Tetor 2021, 08:22, Politikë CNA
Deputetët e Bashës zhurmojnë në Kuvend/ Nuk lënë

Deputetët e Lulzim Bashës, vijojnë të bëjnë zhurmuesin në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj është ankuar se iu është zvogëluar koha e diskutimeve.

?Dua të flas për kohën e diskutimeve. Rregullorja parashikon të drejtën e deputetëve 10 minuta.

 Ajo që është vendosur gjatë konferencës së kryetarëve është në kundërshtim më rregulloren.  Ne e kuptojmë që ju nuk doni që ne të flasim. Por kjo nuk vendoset nga ju, por nga rregullorja e kuvendit. Shfuqizoni atë vendim dhe jepini fjalën cdo deputetit të flasë 10 minuta?, ka thënë Rushaj.

Ndërsa fliste Rushaj ka ndërhyrë deputeti Gazment Bardhi, duke i ndërprerë fjalën.

Sipas tij, çështja e diksutimeve është e zgjidhur nga rregullorja e Kuvendit.

?Nuk mund të vendoset nga Taulant Balla. Nuk keni të drejtë të ndaloni cdo deputet të trajtojë një shqetësim në një kohë të shkurtër. Ne jemi opozita dhe ju nuk mund të na hiqni të drejtën e fjalës. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Pse e keni marrë këtë vendim? Ku jeni bazuar? Cila është arsyeja që keni marë vendim në shkelje të rregullores. E ka kërkuar Edi Rama??, është shprehur Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i është kundëpërgjigjur duke I thënë se janë marrë modelet e parlamenteve të tjera, për shkak të kushteve pandemike./CNA.al

Lajmet e fundit nga