LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Debati Rama-Basha i stisur”/ Bushati: Përfundon me p*rdhunimin që na bën kryeministri

14 Tetor 2021, 20:23, Politikë CNA
"Debati Rama-Basha i stisur”/ Bushati: Përfundon me p*rdhunimin

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se debati që u zhvillua ditën e sotme, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha në seancën plenare, ishte shumë i stisur.

I ftuar në ?Open?, Bushati ka theksuar ky debat i duket i tillë, “pasi është një film i parë që përfundon me përdhunimin që Rama i bën të tjerëve”.

?Po ta ndaj aq thjeshtë, më ngjan më shumë si debat i i stisur, jo se Basha nuk thoshte gjëra të vërteta dhe Rama i përmbahej gënjeshtrave që ka thënë gjithmonë, më duket një debat i stisur se është një film i parë që përfundon me përdhunimin që Rama na bën ne të tjerëve.

Debati është i stisur, se një opozitë e përçarë e ka shumë të vështirë të përballet me regjimin, dhe ajo që s?më pëlqeu sot është se Basha po i mbivendos debatin parlamentar duke shmang atë partiak, se sot opozita ka nevojë të jetë e bashkuar dhe të ketë kryetar legjitim, prandaj Basha ka një hile sepse këto akuza s?të çojnë gjëkundi pa një opozitë me muskuj të fortë?, ka deklaruar Bushati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga