Connect with Us

Bejrut, 5 të vrarë gjatë protestës kundër gjyqtarit që po heton shpërthimin e një viti më parë

Bota

Bejrut, 5 të vrarë gjatë protestës kundër gjyqtarit që po heton shpërthimin e një viti më parë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministri i Brendshëm i Libanit tha se pesë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur të enjten pasi shpërthyen përleshje të armatosura gjatë një proteste në Bejrut organizuar nga grupi militant Hezbollah dhe aleatët e tij, kundër gjyqtarit kryesor që po heton shpërthimin e fuqishëm të vitit të kaluar në portin e qytetit.

Këto shihen si përplasjet më të ashpra të armatosura që nga viti 2008, kur Hezbollahu shiit pushtoi për një periudhë të shkurtër disa pjesë të Bejrutit. Autoritetet thanë se gjatë përplasjeve të sotme u përdorën snajpera, pistoleta, kallashnikovë dhe granata-hedhëse.

Mbetet ende e paqartë se si filluan përplasjet e së enjtes. Së fundmi tensionet ishin rritur pasi Hezbollahu i mbështetur nga Irani dhe aleatët e tij shiitë të Lëvizjes Amal, kishte kërkuar largimin e gjyqtarit që drejtonte hetimin për shpërthimin masiv të portit të vitit të kaluar. Të dy partitë bënë thirrje për një protestë pranë Pallatit të Drejtësisë. Në një deklaratë të enjten, dy grupet thanë se protestuesit e tyre ishin sulmuar nga snajpera të vendosur mbi çatitë e disa ndërtesave.

Të shtënat me armë që u dëgjuan për disa orë në kryeqytetin e vendit të kujtonin skena të luftës civile të viteve 1975-90.

Dhuna shpërtheu ndërsa nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland ndodhej në Bejrut, e po zhvillonte takime me zyrtarët libanezë. Axhenda e saj pësoi disa ndryshime për shkak të zhvillimeve në qytet.

Kërkesat për largimin e gjyqtarit Tarek Bitar dhe thirrjet për protestë kanë krijuar shumë shqetësime mes atyre që e konsiderojnë këtë një ndërhyrje të hapur në punën e gjyqësorit.

LEXO EDHE:  “Pse nuk protestojmë kur humbet Shqipëria, por kur na thërret partia?”

Forcat e Libanit të Krishterë, një grupim politik i krahut të djathtë, mobilizuan mbështetësit të mërkurën në mbrëmje pasi Hezbollahu dhe Lëvizja Amal bënë thirrje për protestë në Pallatin e Drejtësisë, të vendosur në një zonë të krishterë. Pamje filmike që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë mbështetës të Forcave të Krishtera Libaneze tek marshojnë në rrugë, duke mbajtur kryqe të mëdha.

Në një deklaratë, kryeministri Najib Mikati bëri thirrje për qetësi dhe i kërkoi popullatës “të mos përfshihet në një konflikt civil”.

Përplasjet kanë në qendër hetimet rreth shpërthimit më 4 gusht të vitit 2020 të qindra tonëve nitrat amoniumi, të ruajtura në kushte të papërshtatshme në një magazinë në portin e qytetit. Si pasojë e incidentit të paktën 215 persona u vranë, me mijëra u plagosën dhe disa lagje aty pranë u shkatërruan. Ky ishte një nga shpërthimet më të mëdha jobërthamore në historinë e Libanit që e rrënoi edhe më tej vendin tashmë të tronditur nga ndasitë politike e krizat e pashembullta, ekonomike dhe financiare.

Tarek Bitar është gjyqtari i dytë që drejton hetimin e ndërlikuar, paraardhësi i tij u hoq pas disa sfidash ligjore.

Ai i është kundërvënë akuzave të forta të grupit të fuqishëm libanez, Hezbollahut dhe aleatëve të tij, të cilët e akuzojnë për përzgjedhje të qëllimtë të politikanëve që merren në pyetje, shumica e të cilëve janë aleatë të Hezbollahut. Deri tani, ndërsa janë shënuar 14 muaj hetime, ndaj asnjë prej zyrtarëve të Hezbollahut nuk janë ngritur akuza./ VOA

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Pandemia mbyll mbi 2,600 biznese

Publikuar

-

Nga

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë.

Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinën “Hostel Han”.

Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin.

“Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë, të cilët u bllokuan në ‘Hostel Han’, e të cilët u larguan pas hapjes së kufijve”, tregon Arbeni për Radion Evropa e Lirë.

E nesërmja e panjohur për bizneset e vogla

Me shpërthimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shumica e shteteve i kanë mbyllur kufijtë me muaj të tërë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Shumë fluturime janë anuluar dhe udhëtimet janë kufizuar në minimum.

Arbeni e dinte se kështu nuk mund të vazhdonte punën dhe, në korrik të vitit 2020, e mbylli bujtinën, ku kishte të punësuar katër persona.

Arbeni thotë se ndihma që jepte Qeveria e Kosovës për bizneset, ishte e pamjaftueshme.

“Asgjë… Ishte një ndihmë nga 150 euro për punëtorë që ndante Qeveria. Ishin pak. Nuk mjaftonte ndihma për të paguar shpenzimet që i kishim”, thotë Arbeni, i cili aktualisht është i papunë dhe nuk mendon ta rihapë biznesin e tij.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Qeveria subvencionon kreditë e bizneseve prodhuese

Për një vit, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, gjatë vitit 2021 janë shuar 1,330 biznese, të cilat kishin të punësuar rreth 3,300 punëtorë.

Gjatë vitit 2020 figurojnë të shuara 1,346 biznese.

Numri më i madh i tyre ka ushtruar veprimtarinë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese.

LEXO EDHE:  Pejë, protestë për demarkacionin me Malin e Zi

LEXO EDHE:  Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset 68-vjeçari në Shijak



Në listën e bizneseve të shuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit, komunikimit e të tjera.

Por, jo të gjitha bizneset që figurojnë të shuara në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, janë të çregjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.

Gjatë këtij viti, vetëm 15 biznese kanë arritur të çregjistrohen në ATK.

“Kjo nënkupton që pas kërkesës së bërë për mbyllje, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbylljen e tyre. Mund të ketë numër të madh të kërkesave për mbyllje, mirëpo mund të jenë në proces të verifikimit, pasi që asnjë biznes nuk mund të mbyllet pa i kryer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë 2020-2021 është shumë më i lartë, sesa shifrat zyrtare.

Papunësia, problemi më i madh pas pandemisë

Sipas tij, ”janë mbi 20 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë”, ndërsa 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë”.

Nga këto biznese të mbyllura, shton Shahini, vetëm 10 për qind e tyre kanë arritur të rikthehen në treg.

Më shumë biznese të reja sesa të mbyllura

Numri i bizneseve të reja, ndërkaq, është më i lartë se i atyre që janë mbyllur këtë vit.

Nga janari deri në nëntor janë hapur mbi 9,000 biznese të reja, tregojnë shifrat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

Hapja e bizneseve të reja në pandemi, luftë për mbijetesë

Në këtë numër prin sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i cili është po i njëjti sektor që kryeson listën e bizneseve të mbyllura.

Përfaqësues të bizneseve thonë se mbyllja, por edhe hapja e bizneseve në sektorë të njëjtë, ndodh për shkak se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë e më pak në prodhim./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Moska: 27 diplomatë të tjerë rusë do të largohen nga SHBA në janar

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diplomatë të tjerë rusë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe do të largohen më 30 janar.

Diplomatët tanë po dëbohen. Ne po përballemi me një mungesë serioze të stafit“, tha të shtunën në mbrëmje ambasadori Anatoly Antonov në një intervistë për Soloviev, një kanal në Youtube.

Rusia ka thënë më parë se mbi 100 diplomatë të saj dhe anëtarë të familjeve të tyre ishin detyruar të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan.

LEXO EDHE:  Studentja e Arkitekturës zbulon pse shpërtheu ndaj Edi Ramës

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Ish-ministri “shpërthen” ndaj Ramës



Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, që prej 29 tetorit, rreth 200 diplomatë rusë vazhdojnë ende të punojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë stafin e misionit rus në Kombet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Joe Biden tha muajin e kaluar se stafi i misionit të SHBA në Rusi ishte reduktuar në 120 persona, nga 1200 në fillim të vitit 2017, pas një sërë dëbimesh dhe kufizimesh.

Ambasada amerikane në Moskë ndaloi përpunimin e vizave jodiplomatike këtë vit dhe shtoi rusët në listën e vendeve që mund të aplikojnë për viza në vende të treta./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja të prekur nga Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të koronavirusit.

28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.



LEXO EDHE:  “Pse nuk protestojmë kur humbet Shqipëria, por kur na thërret partia?”

LEXO EDHE:  Studentja e Arkitekturës zbulon pse shpërtheu ndaj Edi Ramës

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në total numri i rasteve aktive është 335.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE