LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashës i del kundër edhe ish zëdhënësja e PD/ “Kam parë një mbyllje, jo transparencë”

14 Tetor 2021, 20:03, Politikë CNA
Bashës i del kundër edhe ish zëdhënësja e PD/

Ish zëdhënësja e PD, Florjana Garo ka treguar rezervat e saj ndaj kreut të PD, Lulzim Basha. E ftuar në emisionin Opinion, Garo është shprehur se Basha duhet t?i bënte gjërat më me etikë dhe transparencë, gjë që sipas ish zëdhënëses nuk ka patur.

?Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty ? Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës.

Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës . Asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë? madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë?, është shprehur Florjana ndër të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga