Connect with Us

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf viziton Selinë e LRE

Politikë

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf viziton Selinë e LRE

Publikuar

-

cna lajme politik

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Peter Zingraf ka zhvilluar një takim në Selinë e LRE me Kryetarin e kësaj Partie z. Arian Galdini dhe me disa drejtuesit kryesorë të LRE.

LRE – Lëvizja e Re është tashmë prej 1 viti në skenën politike shqiptare si një parti e djathtë dhe opozitare.

Vetëm pak javë më parë, në dt 21 gusht, LRE – Lëvizja e Re organizoi Marshimin e Dinjitetit nga Sheshi Skënderbej në Sheshin Nënë Tereza e më pas përballë Kryeministrisë, ku morën pjesë mbi 400 qytetarë.

LEXO EDHE:  Arian Galdini: Shqiptarët e Maqedonisë në Referendum si themeli i Euroatlantizmit

Vizita e Ambasadorit Gjerman Peter Zingraf në Selinë e LRE, vjen pak ditë pas vizitës së lamtumirës së Kancelares Merkel në Tiranë, e menjëherë pas zgjedhjeve në Gjermani.

LRE e drejtuar nga Arian Galdini është e deklaruar si një parti e djathtë dhe opozitare, qartësisht pro Perëndimore, pro Integrimit Europian dhe vendosmërisht pro Reformës në Drejtësi/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bien çmimet e biletave/ Sa kushton udhëtimi nga Rinasi në Europë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Shtimi i konkurencës ka bërë që këtë vit të ulen në mënyrë të ndjeshme çmimet e biletave, për ata që duan të udhëtojnë nga Rinasi, me destinacion vendet e Europës.

Drejt qyteteve italiane mund të udhëtohet sot me 20 euro në një drejtim, në qytetet gjermane nga 15-30 euro.

Italia

Për në Milano, në datat 25-28 dhjetor, bileta vajtje-ardhje kushton 60 euro, me Ëiiz Air. Në shkurt, kur fluksi i lëvizjeve është më i ulët, çmimet ulen në 20 euro vajtje dhe 20 kthim.

Roma është pak më e shtrenjtë se Milano me Wizz Air, pasi dhe udhëtimet nuk janë të përditshme. Për në kryeqytetin italian, vajtja në 23 dhjetor kushton 28 euro, por kthimi është më i shtrenjtë në 145 euro. Në shkurt, biletat luhaten në rreth 70-120 euro vajtje-ardhje.

Me Air Albania, nga Tirana në Romë në 24 dhjetor bileta kushton 50 euro dhe kthimi në 29 dhjetor është 99 euro. Në shkurt, po me Air Albania, kryeqyteti italian është i arritshëm me 39-57 euro në një drejtim.

Nga Tirana në Verona, me Alba Ëings, biletat fillojnë nga 50 euro (një drejtim) në dhjetor, ndërsa në shkurt ulen në 40 euro.

Londra

Në vitin 2020 Londra ia kaloi qyteteve italiane si Milano e Roma, duke u bërë destinacioni kryesor i fluturimeve nga Rinasi. Në 23 dhjetor vajtja drejt Londrës kushton 65 euro, me Ëizz Air, ndërsa kthimi në 29 dhjetor është minimumi 100 euro. Në shkurt, Londra është e arritshme me 70-90 euro në një drejtim. Rreth dy vjet më parë, bileta në një drejtim kushtonte të paktën dyfish.

Stambolli

Me Air Albania, në Stamboll në fund të dhjetorit bileta kushton nga 53 euro një drejtim, nga Aeroporti i Rinasit. Po këto çmime janë dhe në muajt e tjerë.

LEXO EDHE:  STATISTIKA ose Statis t’ika?

LEXO EDHE:  Paralajmëron ish-aleati i Bashës/PD nuk fiton kurrë, nëse ...! (Video)



Me operatorin tjetër Pegasus, në dhjetor vajtja në Stamboll në 24 dhjetor kushton 90 euro dhe kthimi në 27 dhjetor 45 euro. Në shkurt biletta ulen në 45-50 euro një drejtim.

Vjena

Në Vjenë me Wizz Air, një biletë vajtje kushton 35 euro në datën 24 dhjetor, ndërsa kthimi në 27 dhjetor është 110 euro. Në shkurt bileta vajtje ardhje drejt Vjenës kushton 90 euro.

Me Austrian Airlines, në dhjetor biletat kushtojnë nga 97 euro një drejtim dhe në këto nivele janë edhe në muajt në vazhdim.

Gjermania

Vitin e fundit janë shtuar ndjeshëm destinacionet dhe operatorët që fluturojnë drejt qyteteve gjermane. Për në Mynih, me Wizz Air, për vajtje në 24 dhjetor është 30 euro, ndërsa kthimi 110 euro. Në shkurt biletat ulen në 30 euro në një drejtim.

Për në Berlin, bileta në vajtje është 35 euro në 24 dhjetor dhe në kthim 65 euro në 27 dhjetor. Në shkurt mund të shkosh në Berlin me 29 euro dhe të kthehesh me 15 euro.

Destinacione të reja

Në Barcelonë në shkurt mund të udhëtohet nga Tirana me 15 euro një drejtim, ose 30 euro në total, me Ëizz Air. Në 25 dhjetor Barcelona është e arritshme me 30 euro, ndërsa kthimi në datën 28 kushton 100 euro.

Në Madrid në fund të dhjetorit mund të udhëtohet me 55 euro një drejtim (po aq edhe kthim), ndërsa edhe në shkurt, biletat po rreth këtyre niveleve.

Nga fundi prilli mund të udhëtohet në Malmo të Suedisë me 100 euro vajtje-ardhje, në Billund të Danimarkës me 130 euro vajtje-ardhje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Fitimtar Zekthi, që sot vet’quhet Fitim është i dënuar për veprën penale të mashtrimit me 6 muaj burg.

Zekthi së fundmi është shfaqur duke e mohuar dënimin, me pretekstin se ai dënim është amnistuar. Njësoj siç ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Por, e vërteta, faktuar edhe nga organet e drejtësisë qëndron ndryshe.

Zekthi është dënuar nga Shkalla e Parë në Elbasan dhe  më pas dënimi i tij është vërtetuar edhe nga Shkalla e dytë në Apel.

Gjykata e Apelit në Durrës, me vendimin numër 123, datë 07. 04.2008 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit penal numër 246, datë 03.11.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Fitimtar Zekthi është dënuar me 6 muaj burgim me vendimin nr.246 date 3.11.2003 të Gjykatës Elbasan, për veprën penale të ‘Mashtrimit” të parashikuar nga n.143/1 K.Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë me datë 11.02.2004.

Gjykimi dhe dënimi i  Zekthit është bërë në mungesë të tij. Pasi është njohur me vendimin e dënimit të tij për veprën penale të “Mashtrimit”, i dënuari Fitimtar Zekthi ka kërkuar rivendosjen në afat të ankimit, ndaj vendimit penal nr.246 date 3.11.2003 të Gjykatës Elbasan.

Fitimi pretendon se vendimi për të është shënë përpara 0 vitesh në fakt në apel ka marre formë të prerë vetëm në 2008, pra 13 vite më parë, si dhe nuk ka përfituar nga amnistia sipas vendimit të mëposhtëm.

Rrëzohet kërkesa e Zekthit për shuarje dënimi

Kërkuesi Fitimtar Zekthi, ka kërkuar deklarimin e shuarjes së dënimit te dhënë ndaj tij me vendimin nr.246 date 3/11/2003 të Gjykatës Elbasan, duke pretenduar se me ligjin nr.9678 date 13.01.2007 “Për dhënie Amnistie”, dënimi i dhënë ndaj tij është amnistuar dhe në bazë të n.71 K.Penal, përjashtohet nga vuajtja e dënimit të dhënë nga gjykata Elbasan.

Me vendimin nr.123 datë 7.04.2008 të Gjykates Apelit Durrës është vendosur “Lënia në fuqi e vendimit nr.246 datë 3.11.2003 të Gjykatës Elbasan”.

LEXO EDHE:  STATISTIKA ose Statis t’ika?

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/Dy fjalë për mosmarrëveshjen e sotme



Me ligjin nr.9678 date 13.01.2007 “Për dhënie Amnistie”, në nenin 1 të tij rezulton : “Amnistohen personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar sipas kreut, VII “PJESA E PËRGJITHSHME” të Kodit Penal (alternativat e dënimit me burgim), personat e dënuar me gjobë, si dhe personat e dënuar me burgim ose dënime më të lehta, të cilëve, në datën 31 dhjetor 2006, u kanë mbetur, pa vuajtur nga ky dënim, deri në 2 vjet, me përjashtim të parashikimeve të nenit 3 të këtij ligji”.

Ndërsa ne nenin 4 të tij rezulton se ; “Për efekt të zbatimit të këtij ligji, quhen të dënuar: personat e dënuar nga gjykata e shkallës së parë që, brenda afatit ligjor, nuk kanë bërë ankim ose apel në gjykatën e apelit si dhe  personat e dënuar nga Gjykata e Apelit.

Nga administrimi i dosjes gjyqësore me nr.246 vendimi datë 3.11.2003, rezulton se në momentin kur ka hyrë në fuqi ligji 9678 datë 13.01.2007, vendimi me të cilin kërkuesi është denuar nga Gjykata Elbasan me 6 muaj burg për veprën penale të Mashtrimit, nuk ka qenë një vendim i formës së prerë, siç kërkon n.4 i ligjit 9678 datë 13.01.2007, pasi ky vendim ka marrë formë të prerë me vendimin nr.123 datë 7.04.2008 të Gjykatës Apelit Durres.

Në këto kushte, Fitim Zekthi  nuk ka përfituar dhe nuk përfiton nga ligji 9678 date 13.01.2007 dhe në referim edhe të nenit 71 K.Penal ai nuk përjashtohet nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit të marrë me vendimin nr.246 datë 3.11.2003 te Gjykatës, Elbasan./CNA.al

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ Mazhoranca dhe Opozita bëjnë “paqe” 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mazhoranca dhe Opozita kanë miratuar sot rregulloren e brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Fillimisht nënkryetarja e komisionit Ermonela Felaj e cila kërkoi që në rregullore të përfshiheshin edhe tre pika të tjera, të marra nga kodi i procedurës penale dhe ligji për komisionet hetimore.

“Duhet të shtrojmë dy tre paragrafë të marrë, dy nga kodi i procedurës penale dhe një nga ligji për komisionet hetimore. Rregulloren ne e morëm si rregullore të miratuar edhe nga një komision tjetër hetimor parlamentar. Ne nuk kemi pse i referohemi sikur ajo të ishte Kushtetuta. Por mendoj se duke shtuar dy-tre rregulla, ne krijojmë setin e plotë të rregullave”, u shpreh Felaj.

LEXO EDHE:  Meta President, Vettingu në burg!/A e ka pyetur PS Nexhmijen?!

LEXO EDHE:  Zef Bushati dhe Artur Roshi në krye të Polit të Tretë

Por kjo u kundërshtua nga PD, ku kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku theksoi se ato pika që i përfshin Kushtetuta, nuk ka përse të jenë edhe te rregullorja.



“Ato që ka ligji nuk ka pse t’i ketë rregullorja. Ky komision funksionon mbi bazën e ligjit për Komisionet Hetimorë. Hajde ta lëmë fare rregulloren, marrim ligjin dhe e miratojmë”, tha Tabaku.

Pas kësaj, maxhoranca ra dakord për miratimin e rregullores së brendshme të Komisionit sikurse ishte propozuar nga Tabaku, në mënyrë që t’i hapet rruga nisjes së hetimeve.

Ndërkohë mësohet se mbledhja e radhës u përcaktua të mërkurën e javës që vjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE