Connect with Us

“Welcome, vdis”/ Albana Fico i përvishet Alfred Çakos

Shëndeti

“Welcome, vdis”/ Albana Fico i përvishet Alfred Çakos

Publikuar

-

cna lajme shendet

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka reaguar ashpër  ndaj konspiracionistit Alfred Çako.

Shkak për këtë reagim janë bërë deklaratat e tij në lidhje me vaksinën anti-Covid.

Fico, gjatë një takimi me studentët në Elbasan, e quajti të papërgjegjshëm Çakon për përhapje të deklaratave të rreme. se kush bën vaksinën i vendoset çipi.

Një Alfred Çako a ça është ai. Ai është një fyerje. Nuk e kuptoj si burime të tilla të papërgjeshme dhe të drejtën e të vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollimin për të kuptuar nëse kemi ne të drejtë apo ka dikush të drejt në mjekësi. Përhapin budallëqe, jo po çipi, jo po kjo. Ore zotëri.

Ju po shkoni të gjithë në mjekësi, por edhe ata që nuk kanë shkuar në mjekësi kanë bërë biologji.  Pyesni ore, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, ka pedagogë. Bëni një forum me pyetje dhe të japim përgjigje.

Nuk mund të dëgjojnë njerëzit këtë Çakon a ca janë të tjerë aty dhe thotë shikoj në Facebook, dëgjoj Çakon unë aty dhe nuk vaksinohem. Welcome, vdis, se kështu i bie”, deklaroi Fico./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Skënder Brataj: COVID i ka kaluar 1 mijë mutacione, klinikisht virusi po vdes

Publikuar

-

Nga

Po përhapet me shpejtësi/ Brataj tregon simptomat e variantit Delta, i ngjashëm me gripin normal

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se mes rrezikut për jetën nga COVID-19 dhe vaksinimit, qytetarët duhet të zgjedhin këtë të fundit dhe diskutimi të mos shtrohet nëse duhet apo jo me detyrim vaksinimi.

Gjatë emisionit “Now” të Erla Mëhillit, mjeku tha se “nga këndvështrimi shëndetësor nuk mund të pranoj që të rrezikoj shëndetin”.

“E mira e shëndetit publik është që të krijohet imuniteti dhe të dhënat tregojnë se kush vaksinohet e kalon më lehtë. Vaksinohu ose rreziko jetën tënde po të kapi”, u shpreh Brataj.



Nga ana tjetër ai shtoi se “askush nuk e ka fshehur faktin që edhe të vaksinuarit e transmetojnë virusin”.

Gjithashtu Brataj shtoi se “imuniteti natyral është më i mirë sesa vaksinimi por nuk mund të luajmë me jetën”.

LEXO EDHE:  Gjermania planifikon javën kombëtare të vaksinimit në shtator

LEXO EDHE:  COVID-19/ Çfarë duhet të dini rreth vaksinës Sputnik Light

Duke bërë një parashikim se edhe sa mund të zgjasë COVID-19, ai tha se “po nuk e kalojë e gjithë bota virusin mund ta kemi edhe për disa vite të tjera”.

“Të gjithë viruset kanë tipike mutacionet që kur del dhe përfundon ciklin. Edhe COVID i ka kaluar 1 mijë mutacione por tani delta është mutacioni më i fortë. Klinikisht virusi po vdes”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 500 raste të reja me Covid, ja sa persona humbën jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3042testime, kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.

Janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç,  1 qytetar nga  Kukësi  67 vjeç,  1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Pse ekspertët shqetësohen kaq shumë për përhapjen e variantit Delta

LEXO EDHE:  “Sigurimi i vaksinave, më lë pa gjumë natën”/ Erion Dasho ironizon keq Ramën

Janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        501

Të shëruar në 24 orë      575

Të shtruar në spitale       160

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 3042

Testime totale              1,243,246

Raste pozitive                175,664

Raste të shëruara           166,009



Raste Aktive                     6,872

Humbje jete                     2,783

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3015

Durrës             839

Fier                  707

Shkodër         552

Vlorë               325

Elbasan          320

Lezhë              255

Berat               228

Gjirokastër      210

Kukës              156

Korçë             142

Dibër               123

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu në Durrës/ Të infensifikojmë vaksinimin Anti-Covid, bashkëpunim me bashkitë

Publikuar

-

Nga

Në vijim të intensifikimit të fushatës së vaksinimit “derë më derë”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pasditen e sotme ka takuar kryetaren e Bashkisë së Durrësit dhe drejtuesit e njësive administrative të kësaj bashkie.

Në fjalën e saj para drejtuesve vendorë, Manastirliu tha se duhet të intensifikohet fushata “derë më derë” që qytetarët të sqarohen dhe të binden për t’u vaksinuar.

“Unë e di që përgjatë gjithë kësaj kohe qytetarët përballen edhe me hezitim, përballen me ata të ashtëquajturit “ekspertë” të cilët në mënyrë krejt të papërgjegjshme hedhin tym mbi vaksinat, për vaksinat që përdoren, mbi proceset e vaksinimit, mbi çfarë mund të sjellin vaksinat që e kanë tërësisht të pabazuar. Ndërkohë që patjetër që ajo çfarë duhet bërë në terren është intensifikimi i përgjigjies ndaj dyshimit të shkaktuar nga këto me gjoja “ekspertë” e “gjithollogë” që dalin në mënyrë të papërgjegjshme dhe helmojnë mendjen e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Duke theksuar që të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë janë në terren, Manastirliu tha se duhet që të angazhohen të gjithë, në të gjitha nivelet, për të kryer vaksinimin e popullatës si e vemtja armë e gjithëpranuar që garanton shëndetin dhe jeën e qytetarëve.

“Cila është arma që kemi ne sot? Është vaksina. Është arma e mirënjohur, e gjithëpranuar në të gjithë vendet e botës e cila garanton ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe garanton shëndetin dhe jetën e qytetarëve. A jemi aty ku duhet? Jo, nuk jemi aty ku duhet. Sepse në fakt për të qenë aty ku duhet, duhet që të angazhohemi të gjithë, qoftë si qytetarë, qoftë si persona të angazhuar në detyra publike dhe deri në nivelet e larta të drejtimit, siç janë të gjitha strukturat e shtetit, patjetër dhe bashkitë”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Biontech: Me shpejtësi drite drejt vaksinës kundër COVID-19

LEXO EDHE:  Rekord/ Mbretëria e Bashkuar për 24 orë vaksinon mbi gjysmë milioni njerëz



Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë Durrës, në fjalën e saj tha se është shumë e rëndësishme të mbështësim Ministrinë e Shëndetësisë në këtë proces kaq sfidues, duke informuar qytetarët dhe duke i ftuar të shkojnë drejt qendrave të vaksinimit.

“Kemi nisur një fushatë të re në mbështetje, përsa i takon procesit të vaksinimit dhe për atë që përfaqësojmë si qyteti i dytë i Shqipërisë, është shumë e rëndësishme që të mbështesim Ministrinë e Shëndetësisë në këtë proces kaq sfidues dhe kaq e kaq të vështirë, edhe të luajmë rolin tonë në informimin e qytetarëve, në njësi administrative duke i ftuar të shkojnë drejt qendrave të vaksinimit”, tha Sako.

Ministrja Manastirliu ka nisur një seri takimesh me drejtuesit vendorë për të nxitur vaksinimin derë më derë, në atë që e ka quajur “Aksion Kombëtar në Mbrojtje të Jetës”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,803,799 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 834,469 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.

LEXO TE PLOTE