Connect with Us

Vodhi targat e tre automjeteve/ Arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Kronika

Vodhi targat e tre automjeteve/ Arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 40-vjeçar me iniciale SH.Z ka rënë në prangat e policisë së Korçës ditën e sotme. Ai është kapur duke vjedhur targat e një automjeti tip “Toyta”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky person është autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit V. D.

LEXO EDHE:  Përvetësoi 30 milion lekë duke falisifikuar/ Arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore në Elbasan

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Detaje të reja nga atentati në Astir/ “Audi” luksoz u ndalua nga policia 30 minuta para ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i përgjakshëm që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash te rrethi i Astirit.

Ata po lëviznin me një automjet tip ‘Audi’ luksoz me targa AB 008 EM, kur drejt tyre u qëllua nga një tjetër automjet gjithashtu në lëvizje.



Burime për Syri.net bëjnë të ditur se një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar ‘Audi’-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, te Universiteti Politeknik, pranë sheshit ‘Nënë Tereza’, vetëm 30 minuta përpara ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  Grabitje në qendër të Korçës/Emigrantit i marrin një shumë të madhe parash

LEXO EDHE:  Luli u katandis me 200 vetë/ Nga Korça fillon 'dimri i vetmisë së madhe'

Pas kontrollit rutinor nga uniformat, ata janë të lënë të lirë.

Më pas, Mihasi dhe Dumani kanë vijuar rrugën drejt Astirit, ku edhe në vendin e quajtur si ‘Dy rrathët’ iu bë prita me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Atentati në Astir/ Makina e bërë “shoshë” nga plumbat, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Kryeqyteti u trondit  nga një vrasje e dyfishtë mbrëmjen e sotme, ku Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u ekzekutuan me kallashnikov, teksa lëviznin me makinë në zonën e Astirit.

CNA.al ka mundur të sigurojë dhe pamjet kur makina luksoze e bërë “shoshë” nga plumbat largohet me karotrec nga vendngjarja.

Atentatorët, besohet se kanë qëlluar me kallashnikovë nga një mjet tjetër në lëvizje, e më pas, janë larguar në drejtim të “Ish sheshit Shqiponja”.

LEXO EDHE:  Po kalonte vijat e bardha me biçikletë/ Plagoset një person në qendër të Tiranës

LEXO EDHE:  Krimi në Shkodër i paralajmëruar/ Policia përfshihet në skandal

Ndërkaq, vlen të përmendet se dy viktimat ishin emra të njohur për drejtësinë. Mihasi ka qenë mik i ngushtë me ish-policin e vrarë Santiago Malko dhe dyshohet se ishte përfshirë në një grabitje me armë në banesën e prindërve të Elton Çiços, si dhe ishte përfshirë në sulmin në kompleksin “Eiffel”.



Po ashtu, edhe Dumani ishte një person i skeduar pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh me armë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati që tronditi kryeqytetin/ Policia bën lëvizjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç u ekzekutuan me kallashnikov teksa lëviznin me makinë në zonën e Astirit.

Pas ngjarjes policia e Tiranës dhe Elbasanit është ngritur në këmbë, duke ngritur pika të shumta kontrolli.



Burime bëjnë me dije se në dalje të autostradës Tirane-Elbasan, te zona e quajtur rrethotullimi i shijonit, forca të shumta policore po ndalojnë dhe kontrollojnë makina dhe persona të dyshimtë, të cilat mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit të dyfishtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE