Connect with Us

“Transmetohen reportazhe si jetohet në xhungël”/ Kikia: “RTSH Agro” ka shumë pak prodhime të vetat

Aktualitet

“Transmetohen reportazhe si jetohet në xhungël”/ Kikia: “RTSH Agro” ka shumë pak prodhime të vetat

Publikuar

-

cna lajme

Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se prodhimet “RTSH Agro” të kanalit të televizionit të RTSH, janë aq pak, sa nuk i justifikojnë paratë që merr nga taksat e qyetarëve.

I ftuar në “Open”, Kikia ka theksuar se RTSH është një televizion që e ka buxhetin njëlloj sa një buxhet ministrie, ndërkohë që kur futesh në ambientet e tij, të dalin telat nëpër këmbë. Kjo pasi nuk janë bërë investime prej kohësh.

“Është një televizion që ka buxhetin njësoj sa një buxhet ministrie. Kur hyn në ambientet e RTSH-së, të dalin telat nëpër këmbë. Nuk janë bërë investime prej kohësh. Transmetohen disa reportazhe aziatike, ku tregohet si jetohet në kushtet e xhunglës, ca reportazhe të huaja që nuk kanë lidhje me ne. Ka vetëm 5 programe të vetat, të tjerat janë ritransmetime dokumentarësh bujqësie nga homologu i saj, RTSH.

LEXO EDHE:  Tenderat korruptivë 60 mln dollarë në Zimbabve/ Gert Bogdani nuk pranon të flasë

Unë dua ta shoh paratë e mia, ku ka kanë shkuar, që janë vjedhur dhe po të ketë hetime, i bie të arrestohen të gjithë ish-drejtorët e RTSH”, ka deklaruar ai./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bashës i ikin aleatët/ Duka paralajmëron ndarjen

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Noë” me Erla Mëhillin.

Ai është pyetur se në rast se kërkohet kur të vijë momenti për të votuar ndryshimet kushtetuese ne Parlament si do të votoni, si PD?

Duka ka deklaruar se që pas zgjedhjeve ne nuk kemi bërë asnjë takim dhe veprojmë krejtësisht të pavarur, kemi votën tonë, mendimin tonë dhe veprojmë siç duam ne.



Ky është rasti i dytë që vjen si qëndrim nga Duka pas reagimit që ka bërë dhe LSI, që s’ka më takime dhe as kontakte me PD.

LEXO EDHE:  Korrupsion dhe falsifikim dokumentash/ Prangosen zyrtarët e bashkisë

LEXO EDHE:  Festivali i 57-të i RTSH: Gjobiten këngëtarët që shajnë festivalin dhe ata që...

‘Ne direkt pas zgjehdjeve nuk kemi asnjë lloj bashkrendimi, ose bashkëpunimi me PD, sepse edhe ata duke pasur probelemt e veta brenda vetes nuk e shohin të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin e me aleatët sic e kemi pas. Kështu që të ne i ndërmarrim veprimet individuale sipas asaj që mendojmë. Për ata dy seanca që kemi bërë ne kemi votuar sic e kemi mendu vetë. Kemi mbajt qëndrime sic kemi mendu vetë. Nuk kemi pas asnjë lloj bashkërendimi”, tha Duka/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

RTSH nën akuzë për korrupsion/ Hoxha: SPAK ka zgjeruar hetimet në 6 tendera të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Gazetarja investigative, Anila Hoxha ka folur për hetimet e çështjes së korrupsionit në RTSH, ku i  përfshirë ishte edhe ish-drejtori Thoma Gëllçi.

E ftuar në “Open”, Hoxha ka deklaruar se SPAK ka zgjeruar hetimet edhe në 6 tendera të tjerë.

Sipas Hoxhës, veç tenderit të dyshimtë, në përfundim të të cilit u blenë pajisje për RTSH AGRO, nën hetim janë edhe 6 tendera të tjerë që është e përfshirë RTSH.



“SPAK i referohet një kallëzimi të kompanisë që u skualifikua nga kjo garë. Vepër për Gëllçin është ‘shpërdorim detyre’ në lidhje me shkeljen e afateve 45 ditore që ishin vënë si kusht. Brenda 45 ditëve duhej të ekzekutohej. Është dërguar një sekuestro dokumentesh për shkelje të barazisë. Kërkon të sekuestrohet e gjitha pjesa e tenderit. SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për tendera të tjerë për kërkesë të RTSH, janë 6 tendera me praktikë objekt”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Korrupsion dhe falsifikim dokumentash/ Prangosen zyrtarët e bashkisë

LEXO EDHE:  Lajm i bujshëm/ Tring dhe RTSH, blejnë Champions League

Gëllçi i dyshuar për shpërdorim detyrë deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale, kurse avokati i tij insistoi se hetimi dhe arrestimi u krye për ta ndaluar ish-zyrtarin që të rikandidonte për të njëjtin pozicion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ Malaj: Problem keqqeverisja, Rama po krijon panik

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2 Business, e cilësoi të tepërt panikun e krijuar nga kryeministri në lidhje me krizën energjetike.

Sipas Malajt, Shqipëria ka pasur gjithmonë goditje nga krizat e jashtme dhe kjo dhe si pasojë e keqqeverisjes që shkruhet në çdo raport ndërkombëtar.



Përgjegjësinë kombëtare tani e imponon situata në të cilën ndodhemi. Jemi në një zhvillim ku paqartësitë janë rritur. Ajo që është më e rëndësishme është që paniku më i madh është paniku që do të krijojnë qeveritar. Goditje të jashtme ekonomike Shqipëria ka pasur gjithmonë. Ajo që ndodh në Shqipëri nuk është se preket vetëm nga një krizë e jashtme. Ajo që ndodh në Shqipëri është fatkeqësisht një mbivendosje e krizës së goditjes së jashtme me krizën e mungesës së kredibilitetit dhe me krizën e keqqeverisjes së vendit. Ishte i tepërt paniku i krijuar nga kryeministri për të marrë një vendim për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE