Connect with Us

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Aktualitet

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Afera e KESH me një kompani private po zbërthehet më tej dhe çdo ditë CNA.al po zbulon dokumentet që tregojnë sesi ka funksionuar një skemë e mirëmenduar dhe e parapërgatitur që ka çuar në finale në një marrëveshje, e cila i ka sjellë një kompanie private miliona euro të ardhura, thjeshtë dhe vetëm nga një kontratë me Koroporatën Elektroenergjitike Shqiptare duke luajtur në mënyrë spektakolare me orët e shkëmbimit të energjisë. Por, përpara këtyre orareve, gjithçka ka filluar me përgatitjen dhe firmosjen e kontratës.

CNA.al së pari zbuloi se në datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it, një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Më pas kjo marrëveshje detajohet dhe bëhet shprehje e interesit pikërisht në datën 8 mars. Tre ditë pasi drejtori i asaj kohe, Benet Beci kishte dhënë dorëheqjen. Por, vazhdonte të qëndronte në detyrë.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Po në datën 8 mars, administratori i KESH përgatit shkresën dhe në datën 9 ia çon kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Megjithëse më përpara Autoriteti i Konkurencës kishte anulluar të tilla vendime, pra nga viti 2019 dhe shumë kompanive të tjera private nuk iu ishte dhënë kjo mundësi, me një shpejtësi të madhe për vetëm 48 orë, pra në datën 9 merren dokumentat, në datën 12 Autoriteti i Konkurencës del me një vendim.

Vendimi mban datën 12 mars 2021, dhe thotë qartazi se i ka rekomanduar KESH-it që gjatë procedurave të interesit të garantojë përmbushjen e detyrimit për shërbimin publik, të respektojë parimet e lëvizshmërisë, nuk ka depozita kufizuese, detyron KESH-in si operator dominues për çdo kontratë e cila vendos të drejta të veçanta ekskluzive të kërkojë vlerësim paraprak nga Komisioni i Konkurencës, e kështu me radhë.

Por, kush është më spektakolarja

Nga data 4 që është çuar kërkesa e parë nga NOA në KESH, në datën 12 del Autoriteti i Konkurencës me vendim.

Pra, çohet kërkesa e parë, më pas shprehje e interesit, të nesërmen për tre ditë gjithsej shprehja e interesit shkon tek Autoriteti i Konkurencës dhe ky i fundit e merr në datën 9 dhe në datën 12 del me një vendim.

Pra, nuk e vonon më shumë se 48 orë, pasi në datën 9 ka shkuar shkresa, ndërsa në datën 12 është bërë zbardhja. Janë vetëm datat 10 dhe 11 mars.

Autoriteti i Konkurencës ka një përfaqësim politik. Ku kryetar është Juliana Latifi, më pas Denar Biba, ish-drejtues i KQZ-së si përfaqësues i PS. Adriana Berberi, Eduard Ypi, ish-drejtori i Thesarit dikur në kohën e PD-së dhe Ledina Matja, ish-zv.kryeministre, e cila mban dhe postin e nënkryetarit të Autoritetit të Konkurencës.

Një institucion me përfaqësim politik, ku të gjithë janë zhytur në një kontratë korruptive dhe skandaloze, e cila sot i gjeneron një kompanie private miliona euro fitime.

E gjithë kontrata në vetvete nuk përcakton orët, pra pikun e energjisë, kohën kur energjia do të shkëmbehet. Por, këtu fillon dhe loja.

Energjia merret në pik, kur çmimi është ekstremisht shumë i lartë dhe kthehet në orët pas mesnatës, në orët e para të mëngjesit, kur bie kërkesa për energji dhe çmimi i saj në treg është shumë i ulët.

Kontrata është iniciuar totalisht nga Benet Beci, ish-drejtori i KESH-it, i cili edhe pse ka dhënë dorëheqjen në datën 5 mars, ashtu siç e ka konfirmuar dhe vetë për CNA.al, ai ka vazhduar të shkojë në zyrat e KESH-it dhe e ka mbikëqyrur sipas informacioneve të sigurta pranë institucioneve, të gjithë procesin.

LEXO EDHE:  "Jeta boshe e shekullit '21"/ Ilustrimet provokuese të artistëve

Pra, nga data 4 kur është çuar shkresa e parë, deri në datën 12, me një diferencë prej vetëm 8 ditësh, një kompani private i çon dokumentet KESH, më pas një shkresë tjetër që drejtori i KESH ia çon Autoritetit të Konkurencës, dhe ky institucion i kthen KESH-it përgjigje, duke e miratuar si kontratë.

Pra, janë tetë ditë, ku duhet të kemi parasysh se është koha në prag të fushatës zgjedhore të 25 prillit, ku një institucion shtetëror i zgjedhur nga parlamenti, siç është Autoriteti i Konkurencës, me shpejtësi të skëterrshme ka miratuar kërkesën e KESH-it, duke dhënë rekomandime që po ta lexosh në tre faqe vendim është qesharak dhe totalisht absurd dhe nuk mbron asgjë në interes të konsumatorit, as të KESH-it, dhe thjeshtë dhe vetëm i krijon të gjithë hapësirën që një kompani private, duke shfrytëzuar energjinë e prodhuar nga KESH ta përdorë këtë të fundit për të shtuar në xhepat e saj miliona euro.

Ky është dokumenti i katërt që sjell CNA.al. Ne do të sjellim dhe dokumenta të tjera të cilat vazhdojnë me një korrespondencë të mëvonshme, që KESH ka pasur me Autoritetin e Konkurencës, e deri tek marrëveshja që është firmosur në datën 4 maj.

E në rast se Shqipëria ishte në zgjedhje, dikush fimoste disa kontrata.

Populli thotë “ujku mjergull do”.

E kur shqiptarët e kishin mendjen tek zgjedhjet, qeveria dhe opozita ishin në fushatë, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës, drejtorët e disa institucioneve firmosnin kontrata, zhvillonin procedura, të cilat sot kanë çuar në xhepat e privatit miliona euro, ndërsa KESH merr disa thërrime të pavlera.

Gjithçka e iniciuar, siç theksuam më lart, nga Benet Beci, pastaj firmosur më vonë nga një administrator i përkohshëm tregojnë qartazi sesi u përfshi KESH në një skandal. Dhe këtë e tregon edhe një tjetër institucion, që është Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

CNA.al, nesër do të sjellë edhe një dokument tjetër, që tregon sesi KESH dhe Autoriteti i Konkurencës u përfshinë në një skandal, ku të dyja bashkë, me një shpejtësi të madhe, mundën që për tetë ditë të binin dakort për gjithçka, ndërsa Enti Rregullator i Energjisë Elektrike reagon shumë më vonë, gati një muaj më vonë, për të dhënë dhe ky të njëjtën vendim, ashtu siç ka dhënë Autoriteti i Konkurencës. Për t’i hapur rrugën kontratës së KESH me shoqërinë NOA Energy./CNA.al

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga Astrit Patozi/ E mira është të mos ndalen

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kur na u vërsulën neve me tërbim para ca viteve, sepse u kishim sharë Lulin, pata një lloj habie në fillim, megjithëse e njoh mirë këtë lloj teknologjie staliniste dhe isha në një farë mënyre i përgatitur.

Kisha menduar gabim që do t’u duhej pak kohë derisa të merrnin marshin e damkosjes se armikut, sepse shumica prej nesh kishte një jetë me kontribute dhe grada në atë parti, por mbi të gjitha, se, siç thotë edhe vetë doktori tani “ne na kishin vrarë në pritë” dhe kjo ishte shumë evidente.

Por ata nuk na lanë gjë pa thënë, duke e ndërruar regjistrin pa asnjë mëdyshje, me një shpejtësi të frikshme dhe ne, që kishim rënë të flinim si përfaqësues të denjë të popullit, u gdhimë papritur si të korruptuar, tradhtarë të atdheut dhe shërbëtorë apo paterica të Edi Ramës.

Tani nuk habitem fare, kur shikoj se janë pothuajse të njëjtët, që i janë qepur në shpinë Lulzim Bashës, i cili sigurisht që nuk më dhimset hiç. Dhe kur dëgjoj dhe lexoj se çfarë thonë për të sot më duket vetja shumë naiv që kam pritur atëherë që të kishte ndonjë ndjenjë vetëpërmbajtjeje, si prej atyre që shtypin butonin, ashtu edhe nga ata fanatikët e verbër, që mendojnë dhe veprojnë vetëm me telekomandë.



Madje them se pak na kanë bërë, me ç’po më shohin sytë me Lul “besëprerin”, të cilin e kanë mbajtur në krahë si udhëheqës të madh për 8 vjet me radhë, madje e votuan edhe për 4 vjet të tjera, derisa i erdhi mesazhi “prapsohu”. Të cilin janë gati ta mbajnë prapë në krahë ndoshta, por këtë radhë për ta përcjellë prej andej nga nuk kthehet më, po të kishin mundësi.

LEXO EDHE:  Si Kompania e Indisë Lindore, u bë monopoli më i fuqishëm i botës

LEXO EDHE:  Ish-gjyqtari i aferës 300 milionëshe sërish para drejtësisë/ Vettingu nuk e lëshon nga duart

Ndaj mendoj se do të jetë mirë për të gjithë që të mos ndalen dhe ta çojnë deri në fund këtë që kanë nisur. Një palë duke mallkuar atë që nuk duhet të kishte lindur fare, por meqë kjo nuk mund të realizohet më, të paktën tani të kthehet andej nga ka ardhur. Kurse ai tjetri, duke shtrënguar letrat dhe çelësat e selisë, sepse anëtarët e PD nuk guxon, as t’i mbledhë dhe, as t’i takojë më. Duhet të jetë rast unikal në botë që kryetari ka frikë partinë e vet.

Mbase kjo mund të shërbejë për t’i shtuar radhët e atyre shqiptarëve racionalë, të cilët janë neveritur dhe nuk shohin më asnjë shpresë nga të dyja palët ndërluftuese, që po kacafyten kaq shëmtuar për pronësinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, ky është një spektakël i garantuar për të gjithë ata që duan ende prova për të kuptuar se përse nuk ngjit dhe nuk fiton dot kjo lloj politike e shpërfytyruar, megjithëse qeveria e ka bërë kaq shumë baltë dhe duhet të ishte larguar me kohë, madje edhe sikur tē mos kishte fare opozitë zyrtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ça i thoni bravo këtij”/ Rama “kapet” me qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama për të disatën herë ka pasur një video nga ndërtimet në Fushë-Krujë.

Bëhet fjalë për banesa që do t’u jepen qytetarëve të cilëve u prekën nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Por, krahas komenteve ku qytetarët janëtë kënaqur më punën e kryeministrit, ka edhe të tjerë I shohin gjërat ndryshe, sa i përket rindërtimit.

Ça bravo me ça bravo i thoni këtij, apo ça prisnit lekët e botës ti gllabëronte të gjitha, po normal që do ndërtojë, se s’mund t’i vjedhë dot të gjitha se bie shumë në sy ashtu”, ka shkruar një qytetar.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e CEZ/ Dalin dokumentet. Gjiknuri avokatit: Morëm vendim politik

LEXO EDHE:  Ish-gjyqtari i aferës 300 milionëshe sërish para drejtësisë/ Vettingu nuk e lëshon nga duart



I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, sipas të cilit qytetari nuk është i mirëinformuar për fondet e dhëna nga Qeveritë e huaja.

Nuk ka lekë bote këtu i dashur Enes dhe që të jesh i mirëinformuar, për ato projekte që bota kontribuon për Rindertimin nuk ia jep lekët Qeverisë, po i bën të gjitha vetë, projektet, tenderat, kontratat me kompanitë… U kuptuam besoj, kështu që mos u mërzit nga gjerat e mira që bëhen, se për njerëzit janë”, është kundërpërgjigjur Rama.

Reagimet e qytetarëve kanë vijuar ndaj Ramës në lidhje më rindërimin dhe mos marrjen e bonusit të qirasë, por kryeministri ka zgjedhur siç duket të mos përgjigjet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ministria e Jashtme njofton kushtet e reja/ Ja si mund të hyni në Kosovë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, njofton kushtet e reja për të hyrë në Kosovë nga dita e sotme, 13 tetor. Sipas njoftimit, të gjithë personat që duan të hyjnë në Kosovë, duhet të paraqesin:

– Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
– Dëshminë që keni kaluar COVID-19:
– test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë ose;
– rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para;
– Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;
– Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentat e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e CEZ/ Dalin dokumentet. Gjiknuri avokatit: Morëm vendim politik

LEXO EDHE:  Thellohet skandali në Butrint/ Nuk lejohet media

Nga këto rregulla përjashtohen:

– Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh;



– Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

– Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

– Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

– Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
– Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç./CNA.al

LEXO TE PLOTE