Connect with Us

Superiorja rikthehet në fundjavë, ja datat dhe oraret e sfidave të javës së 5-të

Sport

Superiorja rikthehet në fundjavë, ja datat dhe oraret e sfidave të javës së 5-të

Publikuar

-

Pas ndërprerjes për shkak të eliminatoreve të Botërorit, Kategoria Superiore do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së pestë, të cilat do të luhen të ter ditë të ndryshme, nga e shtuna në të hënë.

Kështu sipari i javës do të ngrihet të shtunën në orën 13:45 me Laçin që do të presë Egnatian me synimin e vetëm, marrjen e fitores së parë sezonale, që do ta largonte edhe nga fundi i renditjes.

Bardhezinjtë kanë bërë paraqitje mjaft të mira në këto javë të para, por edhe kalendari nuk ka qenë i favorshëm, pasi janë përballur me skuadrat favorite dhe deri tani kanë regjistruar vetëm dy barazime, ndaj Dinamos e Kukësit.

Po në orën 13:45, në Kamëz do të luhet përballja Kastrioti-Skënderbeu, dy skuadra të tjera që nuk e kanë provuar ende shijen e fitores këtë sezon dhe do të luajnë për tre pikë në një sfidë që mund të cilësohet direkte për mbijetesë, ndonëse jemi ende në fillim të kampionatit.

E diela nis menjëherë me një supersfidë si Teuta-Tirana, dy skuadra në grupin e pretendentëve për titullin dhe njëkohësisht kryesuese të kampionatit, do të matin forcat me njëra-tjetrën në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.

Përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë nga më luftuarat dhe spektakolaret në dy vitet e fundit dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e të dielës, ku Orges Shehi do at shohë veten sërish përballë të shkuarës së tij, Teutës.

Në orën 16:45 vëmendja do të spostohet në “Air Albania”, ku Partizani do të presë Kukësin. “Të kuqtë” mbeten ende në kërkim të fitores së parë sezonale, megjithatë verilindorët janë një nga skuadrat më të mira të këtij fillim sezoni dhe nuk do të jetë aspak e lehtë.

Java do të mbyllet mbrëmjen e të hënës nën dritat e projektorëve të “Loro Boriçit”, me Vllazninë që do të presë skuadrën e sapo-ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, Dinamon. Shkodranët kanë dalë hapur si pretendentë për titullin kampion, por në katër javët e para kanë marrë vetëm 6 pikë dhe do të kërkojnë fitoren e dytë sezonale.

Në një situatë të njëjtë është edhe Dinamo, që ka regjistruar fitore në javën e parë dhe më pas tre barazime, ndaj edhe për ecurinë e deritanishme, sfida e të hënës duket e balancuar.

E shtunë, 13:45
Laçi – Egnatia
Kastrioti – Skënderbeu

E diel, 13:45
Teuta – Tirana

E diel, 16:45
Partizani – Kukësi

E hënë, 19:45
Vllaznia – Dinamo

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Napoli i jep leksione futbolli Lazios dhe merr i vetëm kryesimin e kampionatit

Publikuar

-

Nga

Napoli ka dhënë sot një provë të mirëfilltë force, duke mundur me shumë lehtësi një ekip cilësor si Lacio e duke marrë përsëri i vetëm kreun e renditjes së Serisë A.

U deshën pak minuta lojë që të kuptohej qartësisht se Napoli do të ishte dominues. Zielinski e Mertens, që në 10 minuta e para shënuan dy herë dhe praktikisht përcaktuan fatin e sfidës, që foli vetëm për ekipin vendas.

Reagimi i Lacios ishte i vakët dhe nuk vonoi as goli i tretë, përsëri me Mertens, duke krijuar një diferencë të thellë që në gjysmë orën e parë të lojës.



Pjesa e dytë ishte me më pak cilësi loje ofensive, por përsëri dominimi i Napolit ishte i dukshëm.

Në fund erdhi edhe goli i Fabian Ruiz, i cili vulosi një fitore të thellë 4-0 në këtë duel dhe shkëputi me 3 pikë Napolin nga ndjekësi më i afërt në kreun e renditjes.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Reali përmbys Sevillas dhe shkëputet nga ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Real Madrid i Karlo Ançelotit ka arritur sot një fitore për arratinë e parë të sezonit në kreun e renditjes së La Liga.

Madrilenët kanë siguruar sot një fitore me përmbysje përballë Seviljes dhe e shohin veten të shkëputur nga të gjithë ndjekësit në kampionat.



Benzema, dhe Vinicius ishin protagonistët e triumfit mardilen, me brazilianit që vijon gjithnjë e më shumë të fitojë zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij./ CNA.al

REAL MADRID-SEVILJA 2-1
32′ Benzema, 87′ Vinicius / 12′ Mir

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shevcenko nis merkaton te Genoa, kërkon futbollistin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Andri Shevçenko shpreson që entuziazmi që ka sjellë te Xhenoa ardhja e tij, të ndihmojë ekipin që të bëjë para në klasifikim dhe të shpëtojë nga zona e ftohtë. Por ai njëkohësisht është i ndërgjegjshëm se do të duhen përforcime në merkato nëse synon që ekipi të mbijetojë në Serinë A. Dhe duket se një qendërmbrojtës shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos për të.

Sipas mediave italiane, Shevçenko ka hedhur sytë nga Zvicra, ku ka dërguar përfaqësues të klubit që të ndjekin qendërmbrojtësin Mirlind Kryeziu. Futbollisti po aktivizohet si titullar me Zyrihun dhe ka arritur që të fitojë një vend edhe në radhët e përfaqësueses së Kosovës.



Ish-sulmuesi ukrainas ndjek me vëmendje lojtarin pasi është një qendërmbrojtësit e rrallë që luajnë me këmbën e majtë, si dhe për faktin që kosto e operacionit mund të jetë e ulët edhe në janar, meqë kontrata i përfundon në qershor 2022.

LEXO TE PLOTE