Connect with Us

Sulm terrorist në Norvergji/ Disa viktima dhe të lënduar

Bota

Sulm terrorist në Norvergji/ Disa viktima dhe të lënduar

Publikuar

-

Një sulm terrorist me disa të viktima dhe të lënduar ka ndodhur në Kongsberg, 84 km lag kryqytetit të Norvegjisë, Oslo.

“Mund të konfirmoj që disa janë plagosur dhe vrarë”, – tha shefi i policisë në Kongsberg, Øyvind Aas.

Sipas tij, të gjithë të vdekurit dhe të lënduarit janë goditur me hark dhe shigjeta, gjë që e ka bërë situatën tepër dramatike.

LEXO EDHE:  Kontabandë ilaçesh nga Shqipëria drejt Norvegjisë/ Arrestohet transportuesi

I njëjti zyrtar tha se deri tani një person i dyshuar për krim u ndalua, ndërsa aksioni vazhdon për të ndaluar persona të tjerë të përshirë në këtë akt të çuditshëm terrorist.

May be an image of car, outdoors and text that says '382 ARTIKKEL Flere skadde og drepte pả Kongsberg- skutt med pil og bue'

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Ulen tensionet/ Tërhiqen bllokadat serbe në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

Publikuar

-

Nga

Bllokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në vendbanimin në Rudarë, në Komunën e Zveçanit si dhe ato të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, janë tërhequr në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Këto bllokada janë vendosur më herët gjatë 13 tetorit nga serbët lokalë në shenjë pakënaqësie ndaj aksionit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave.

Aksioni është zhvilluar në disa qytete të Kosovës, përfshirë ato në veri.

Deri më tani, sipas autoriteteve, janë lënduar dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq janë arrestuar ose ndaluar tetë persona. Po ashtu, dhjetë persona të dyshuar për përfshirje me kontrabandë me mallra, janë shpallur në kërkim.



Autoritetet në Kosovë kanë thënë se gjatë aksionit janë sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

LEXO EDHE:  Kryeministrja norvegjeze në hetim për shkelje të masave anti-Covid

LEXO EDHE:  Norvegji, nis gjykimi i dy vëllezërve kosovarë të ISIS

Aksioni në veri: Të lënduar, të arrestuar dhe barrikada

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti. Ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra në mënyrë ilegale në Kosovë. Prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë të Veriut janë shumica serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë”, ka thënë Sveçla./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Evropa në panik, çmimet e energjisë në nivele rekord

Publikuar

-

Nga

Çmimet e energjisë shkaktuan alarm mes liderëve të BE-së dhe tronditën tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimin për një krizë karburantesh gjatë dimrit, që mund t’i shkojë për shtat Rusisë.

Në Evropë, çmimet e gazit natyror u ngjitën me thuajse 600 për qind këtë vit nga shqetësimi se rezervat do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, çmimi preku rekordin e 12 viteve të fundit.

Të mërkurën, Komisioni Evropian publikoi një paketë masash për të frenuar trendin, që ka bllokuar prodhimin industrial dhe i ka lënë konsumatorët të përballen me fatura më të larta teksa dimri afron.

Nga ana tjetër, pasiguria nëse rritja e çmimeve do të sjellë rritje të inflacionit dhe ngritja e normave të interesit do të prekë barazinë e tregjeve globale ka përfshirë gjithashtu kontinentin e vjetër.

LEXO EDHE:  Kontabandë ilaçesh nga Shqipëria drejt Norvegjisë/ Arrestohet transportuesi

LEXO EDHE:  Preikestolen, shkëmbi i madh në Norvegji



Situata ka bërë që energjia të jetë çështja kryesore e agjendës politike të BE-së. Blloku evropian, që importon 90 për qind të gazit, ka vënë në dukje se Rusia nuk kishte ndjekur rrugën e furnizuesit tjetër, Norvegjisë, e cila po shtuar furnizimet.

Por presidenti Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se Rusia po intensifikon furnizimet me gaz në Evropë dhe është e gatshme të bashkëpunojë në stabilizimin e tregut. Ai i quajti marrëzi zërat se Moska po e përdor gazin si armë.

Por numri dy i kompanisë ruse të gazit, “Gazprom”, deklaroi nga ana tjetër se do t’i kushtojë prioritet furnizimit të tregut të brendshëm për shkak se pritet një dimër shumë i ftohtë dhe me dëborë./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensione në Veri të Kosovës/ Policë e protestues kërkojnë ndihmë mjekësore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicën e Jugut, Luljeta Zhubi tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani dy policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata janë duke u ekzaminuar për të parë se çfarë lloji të lëndimeve kanë pësuar.

Ndërkaq, sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

“Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek për Radion Evropa e Lirë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoabulancave. Qytetarët thonë se në orët e mëngjesit nisën të dëgjoheshin edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës u vendosën edhe para farmacive në veri.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë dhe të cilët kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë.

Në Mitrovicë të Veriut turmat janë shpërndarë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, situata raportohet të jetë e qetë.

Edhe në këtë komunë Policia ka reaguar me gaz lotsjellës pasi qytetarët në Zveçan hodhën në drejtim të forcave të rendit gjësende të forta.



Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” janë vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë verirore të qytetit.

Aksioni policor, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, tha Policia përmes një njoftimi për media.

LEXO EDHE:  Norvegji, nis gjykimi i dy vëllezërve kosovarë të ISIS

LEXO EDHE:  Preikestolen, shkëmbi i madh në Norvegji

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Policia e Kosovës ka shpërndarë disa fotografi ku shihet malli që është sekuestruar gjatë operacionit policor, që po vazhdon.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Bahtiri apelon për qetësi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook, u ka bërë ftesë qytetarëve të Mitrovicës që të ruajnë qetësinë dhe maturinë dhe “të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut”.

“Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës.

Një veturë e dëmtuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut.

Bërnabiç fton bashkësinë ndërkombëtare të reagojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë për aksionin kundër kontrabandës që Policia dhe Dogana e Kosovës po zhvillojnë në disa lokacione, përfshirë edhe komunat në veri të vendit.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin (v.j. kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiç përmes një komunikate për media./REL

LEXO TE PLOTE