Connect with Us

Statistikat e frikshme/ 100% të dueleve të fituara, Kumbulla ishte perfekt në duelin me Levandovskin

Kombëtare

Statistikat e frikshme/ 100% të dueleve të fituara, Kumbulla ishte perfekt në duelin me Levandovskin

Publikuar

-

Marash Kumbulla ishte një nga më të mirët në fushë për Kombëtaren tonë, duke qenë thuajse perfekt në duelin ndaj Robert Levandovskit. Mbrojtësi shkodran ishte i jashtëzakonshëm, teksa këtë gjë e konfirmojnë edhe statistikat e “Sofascore”.

Kumbulla fitoi 6 nga 6 duelet ajrore (100%). Ai gjithashtu fitoi 3 nga 3 duelet e tjera (100%), ndërkohë që bëri dhe 5 spastrime. Marash Kumbulla nuk shkaktoi asnjë faull ndeshjen e djeshme.

Përkundrazi, ndaj tij u shkaktuan 4 faulle. Ndërkohë që një nga pikat që duhet të korrigjohen janë pasimet, që për momentin arrijnë një saktësi prej vetëm 81%. Në mungesë të Gjimshitit të dëmtuar, Kumbulla i tregoi Mourinjos se po gabon rëndë që e mban në stol.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

De Biazi te Kosova? E konfirmon vetë italiani: Do ishte kënaqësi të merrja drejtimin e tyre

Publikuar

-

Nga

Gati surpriza te Kosova. Xhani De Biazi pritet që të jetë trajneri më i ri i Dardaneve.

Ish-tekniku i Shqipërisë pritet që të mbylle eksperiencën e dështuar te Azerbajxhani dhe në bazë të rezultateve negative, nuk do të ketë më rinovim.



Nga krahu tjetër Kosova ka shkarkuar trajnerin e saj, Shaland, pas humbjes së djeshme me Gjeorgjinë.

“Pas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi për “Indeksionline”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E pyesin për skandalin, i vetmi lojtar i Polonisë që vlerësoi tifozët e Shqipërisë: Ata jetonin për futbollin, më pëlqyen

Publikuar

-

Nga

Erdhën, panë, provokuan, fituan dhe u larguan. Ky ishte udhëtimi i polakëve në Shqipëri, atje ku Kombëtarja e drejtuar nga Sousa triumfoi në shifrat 0-1.

Menjëherë pas golit të shënuar do të niste festimi i Swiderskit para tifozëve shqiptarë. Provokimi ishte kryefjala e polakëve, teksa më herët kishte edhe disa situata të portierit Shezni me tifozët shqiptarë, mes ironisë që karakterizoi gardianin e Juventusit.

E teksa shishet e ujit shpërthyen drejt lojtarëve të Polonisë, sigurisht që nga kundërshtarët nuk mund të kishte vlerësime për atmosferën në “Air Albania”.



Por pavarësisht asaj që ndodhi, mbrojtësi që luajti kundër Shqipërisë, Pawel Dawidowicz, ishte i vetmi që ka vlerësuar tifozët shqiptarë. I pyetur nga gazetarët polak rreth sjelljes së tifozëve dhe skandalit, mbrojtësi i Veronës është shprehur:

“E dinim që duhej të ktheheshim me fitore dhe duhet të ishim sa më të përqendruar, në mënyrë që të mos na shpërqëndronte askush. Është kënaqësi që të luash në ndeshje të tilla. Mund të ndiesh atmosferën dhe tifozët. Mendoj se njerëzit atje jetojnë me futbollin. Më ka pëlqyer”, tha futbollisti polak.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Paradoksi në “Air Albania”! Policia ndaloi gjithçka, por zbulohet nga dolën shishet e ujit në duart e tifozëve

Publikuar

-

Nga

Në Air Albania nuk shkoi asgjë siç duhej për rezultatin e takimit ndaj Polonisë dhe njëkohësisht për imazhin e lënë nga Shqipëria. Të gjithë ishim përgatitur për një festë të madhe të futbollit, por rezultoi ndryshe.

Menjëherë pas golit të Swiderskit, lojtari polak shkoi te tifozët shqiptarë duke festuar para tyre. Kaq mjaftoi që mbështetësit e Kombëtares tonë të hidhnin shishet e ujit në drejtim të tij. Por në fakt është jo pak e habitshme pasi Policia e Tiranës nxori qysh në krye të herës njoftimin se shishet e ujit nuk duhej të futeshin në stadium.



Kontrolli është ushtruar i rreptë dhe gjithçka ishte për mrekulli në nisje të takimit. Por çfarë ndodhi më pas? “Ora News” ka zbuluar se kompani të kateringut nisën që të shisnin shishe me ujë dhe njëkohësisht kanaçe me birra, duke krijuar gjithë rrezikun e madh.

Në çdo vend tjetër kjo evitohet dhe shitja bëhet vetëm në gota plastike. Por nga e gjitha kjo që ndodhi, merret mësimin se duhet të ushtrohet një kontroll i imtësishëm edhe në kompanitë e kateringut para nisjes së ndeshjeve.

LEXO TE PLOTE