Connect with Us

“Stan horrash e ish-brekëgrisurish”/ Nuk përmbahet Tritan Kalo

Aktualitet

“Stan horrash e ish-brekëgrisurish”/ Nuk përmbahet Tritan Kalo

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo i është drejtuar me tone mjaft të forta klasës politike 30-vjeçare në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Kalo I është drejtuar klasës politike, duke i cilësuar si “stan horrash e putanash ish-brekëgrisurish”.

Kalo flet edhe për emigrimin e shqiptarëve, ndërsa thekson se kështu “po marin udhën e theqafjes së emigracionit, duke e bërë edhe më të lehtë sundimin e këtij populli si dhe grabitjen e pasurive të pafundme mbi dhe nëntokësore të këtij vendi”.

Kohë kovidiane….13.10.2021 e përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Demon-kracisë dhe mos instalimit të Demokracisë së vërtetë liberale…..Parulla tinzare e hedhur që në Dhjetor 1990 “Bashkëfajtor dhe Bashkëvuajtës”, ishte “karemi” që “il poppolo Albanese” e gëlltiti plot dëshirë e brohori me dy gishtat lart. U bë bashkëfajtor duke rrënuar gjithçka të ndërtuar me mund, djersë e gjak për 45 vite, duke grabitur me “lëvizjen e lirë”, privatizimet korruptive, me 7501 dhe “tokën e zanum” atë që nuk u përkiste, POR edhe bashkëvuajtës i asaj çfarë erdhi më pas, sepse i hoqi vetes të drejtën që të ngrihej kundër përftimeve korruptive marramendëse, të një “stani horrash e putanash ish-brekëgrisurish antiatdhetarësh të klasës/ kastës/ glasës politike”,  të cilët po e drejtojnë prej mëse 30 vitesh këtë vend, BASHKËFAJËSI që kurdoherë do t’u mbyllë gojën shumicës së këtij populli te delezuar e militant, pikërisht nëpërmjet bashkëfajësisë së tyre….

LEXO EDHE:  Marrëveshje me opozitën?/ Niko Peleshi: Jemi të hapur për bisedime

Jo më kot thuhet se: “O Zot ruajmë nga mëkatet!”…..Tundimi drejt mëkatit për të marë atë që nuk të takon, i bëri shumicën tonë bashkëfajtorë duke ua futur njëkohësisht kokën “në zgjedhën e bashkëvuajtësisë”….

NUK i përkas këtij grupimi bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, POR do të na duhet edhe NE për shumë kohë, të vuajmë nga kjo “zezonë” rrënuese e ardhmërisë sonë….

Ne ndërkohë shumë prej jo mëkatarëve kanë marrë dhe po marin udhën e theqafjes së emigracionit, duke e bërë edhe më të lehtë sundimin e këtij populli si dhe grabitjen e pasurive të pafundme mbi dhe nëntokësore të këtij vendi, prej kësaj kaste kleptokratike të korruptuar politiqenërish blu, mavi apo rozë….

Ke ende UDHË të gjatë për të bërë SHQIPËRIA IME, e JONA dhe e gjithë SHQIPTARISË drejt horizonteve mbrothësuese të një shoqërie të vërtetë Demokratike pa dasi të thella klasore….Quo vadis Shqipëria ime!!!”-shkruan profesor Tritan Kalo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarri në banesën në Gjirokastër/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

E rënë në Sarandë/ Shkrumbohet banesa, digjet brenda dhe 54- vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital, 12 vjeçarja e cila u lëndua nga flakët që përfshinë banesën në Gjirokastër.

Pak më herët u raportua se e mitura kishte marrë plagë ndërsa ishte transportuar në spital.

Ndërsa në një njoftim të fundit nga policia, mësohet se 12 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Gjirokastër/Informacion paraprak.



Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

LEXO EDHE:  Pazaret e drogës në vend/ Artan Hoxha tregon arsyen pse hesht opozita

LEXO EDHE:  Riatdhesimi i shqiptarëve/ Publikohen datat dhe oraret e fluturimeve

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi  I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë  dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftohemi nga Spitali se 12 vjecarja ka ndërruar jetë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrebeshe shiu në Librazhd/ Shpërthejnë pusetat, përmbyten disa zona

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit.

Pas Vlorës, mësohet se probleme ka edhe në Librazhd.



Rruga e Policisë, rruga e Spitalit, rruga që futesh në qendër të qytetit raportohet se janë përmbytur ku edhe ka pasur një shpërthim të ujërave të zeza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër, lëndohet e mitura

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Një banesë është përfshirë nga flakët mbëmjen e sotme në fshatin Dervician të Gjirokastrës.

Sipasojë e flakëve mësohet se një vajzë rreth 16 vjeçe ka mbetur e lënduar. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.



Shkak i zjarrit dyshohet se  është bërë ngrohësja në banesë./CNA.al

LEXO TE PLOTE