LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sheikët e Newcastle ofrojnë 1 miliard euro për Interin

13 Tetor 2021, 12:01, Sport CNA
Sheikët e Newcastle ofrojnë 1 miliard euro për Interin

Tashmë paratë e sheikëve tentojnë të futen edhe në futbollin italian, pasi kanë prishur jo pak tregun në Angli, siç ankohen një pjesë e skuadrave të Premier League.

Fondi për Investime i Arabisë Saudite, i cili pak javë më parë bleu Newcastel, duket se është i interesuar për të blerë edhe skuadrën e Interit, për një shifër prej 1 miliard eurosh.

Sipas gazetës italiane ?Liberto?, bisedimet mes pronarit të Interit, grupit kinez ?Suning? dhe fondit saudit janë në një fazë të avancuar.

PIF-i sapo i ka blerë 80 për qind të aksioneve në klubin e Premierligës për rreth 350 milionë euro dhe sipas mediave italiane, tani është i gatshëm të bëjë edhe një investim shumë më të madh.

Bisedimet mes fondit dhe ?Suning? nisën vitin e kaluar, por ishin pezulluar përkohësisht pas njoftimit për krijimin e Superligës Europiane në prill.

Tani, bisedimet kanë rifilluar dhe takimi i fundit mes palëve ishte më 15 shtator, në ditën kur Interi priti Real Madridin në ?Giuseppe Meazza? për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Një ofertë në vlerë prej 1 miliard eurosh është në tavolinë dhe familja Zhang, thuhet të jetë e joshur për ta pranuar atë, duke e parë gjendjen e rëndë financiare të ?Suning?.

Lajmet e fundit nga