Connect with Us

RTSH nën akuzë për korrupsion/ Hoxha: SPAK ka zgjeruar hetimet në 6 tendera të tjerë

Aktualitet

RTSH nën akuzë për korrupsion/ Hoxha: SPAK ka zgjeruar hetimet në 6 tendera të tjerë

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Gazetarja investigative, Anila Hoxha ka folur për hetimet e çështjes së korrupsionit në RTSH, ku i  përfshirë ishte edhe ish-drejtori Thoma Gëllçi.

E ftuar në “Open”, Hoxha ka deklaruar se SPAK ka zgjeruar hetimet edhe në 6 tendera të tjerë.

Sipas Hoxhës, veç tenderit të dyshimtë, në përfundim të të cilit u blenë pajisje për RTSH AGRO, nën hetim janë edhe 6 tendera të tjerë që është e përfshirë RTSH.

“SPAK i referohet një kallëzimi të kompanisë që u skualifikua nga kjo garë. Vepër për Gëllçin është ‘shpërdorim detyre’ në lidhje me shkeljen e afateve 45 ditore që ishin vënë si kusht. Brenda 45 ditëve duhej të ekzekutohej. Është dërguar një sekuestro dokumentesh për shkelje të barazisë. Kërkon të sekuestrohet e gjitha pjesa e tenderit. SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për tendera të tjerë për kërkesë të RTSH, janë 6 tendera me praktikë objekt”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  “Nuk e gjente dot a ishte për peshk, apo lepuj”/ Hoxha nxjerr "bllof" Ballën

Gëllçi i dyshuar për shpërdorim detyrë deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale, kurse avokati i tij insistoi se hetimi dhe arrestimi u krye për ta ndaluar ish-zyrtarin që të rikandidonte për të njëjtin pozicion./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kriza energjetike/ Malaj: Problem keqqeverisja, Rama po krijon panik

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2 Business, e cilësoi të tepërt panikun e krijuar nga kryeministri në lidhje me krizën energjetike.

Sipas Malajt, Shqipëria ka pasur gjithmonë goditje nga krizat e jashtme dhe kjo dhe si pasojë e keqqeverisjes që shkruhet në çdo raport ndërkombëtar.



Përgjegjësinë kombëtare tani e imponon situata në të cilën ndodhemi. Jemi në një zhvillim ku paqartësitë janë rritur. Ajo që është më e rëndësishme është që paniku më i madh është paniku që do të krijojnë qeveritar. Goditje të jashtme ekonomike Shqipëria ka pasur gjithmonë. Ajo që ndodh në Shqipëri nuk është se preket vetëm nga një krizë e jashtme. Ajo që ndodh në Shqipëri është fatkeqësisht një mbivendosje e krizës së goditjes së jashtme me krizën e mungesës së kredibilitetit dhe me krizën e keqqeverisjes së vendit. Ishte i tepërt paniku i krijuar nga kryeministri për të marrë një vendim për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A të mbron bodyguardi nga ‘Foltorja’, po nga Covid-i”/ Manjani “tallet” me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të marrë për zgjerimin e listës së personaliteve që do të ruhen nga Garda e Republikës, mes të cilëve ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka ironizuar këtë duke thënë se në atë ‘krah le të flenë, pasi kanë mbrotjen e organeve të fuqishme.”

Ish-ministri ‘tallet’ më tej se “A të mbron bodyguardi nga Foltorja?! Po nga covidi?!”

“Qesharakë pa kufinj! Po po, ëhë! Do ju ruajnë bodyguardët, posi! N’at krah flini…Po ju flini, flini!Gjumë të ëmbël.

Keni mbrojtjen e organeve tona fuqishme…Kush ka nevojë për bodyguargë ka kry punë me këtë realitet. Kam qenë, jam e do jem i bindur për këtë gjë.

Jo më kot njerëzia të uron “t’rujt zoti”. Askush e askund nuk ka shprehje “t’rujt bodyguardi”! Mos është më kollaj me qenë njeri normal që si ke borxh kujt?!



LEXO EDHE:  Ju tregoj krizën e RTSH-së/ Nga Ilir Yzeiri

LEXO EDHE:  Festivali që Thomai e bëri me b…. e Ledinës

Se po u nis borxhliu me të lyp borxhin ska bodyguard që të ruan më, or ti! Uh, pyetje:

A të mbron bodyguardi nga Foltorja?!

Po nga covidi?!

Qesharakë pa kufinj!”, shkruan Manjani./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duka për përçarjet në PD/ Opozita shqiptare në momentet e saj më të vështira

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke komentuar përplasjet brenda PD, tha se opozita shqiptare ndodhet në momentet e saj më të vështira.

I pranishëm në studion e “Now” me Erla Mëhillin, z. Duka theksoi se përplasjet në PD janë ende të paqarta.

“PD dhe opozita janë në momente më të vështira të vetat. Lind një pyetje këtu. Kjo u bë për shkak se konfliktohen kot me njëri me tjetrin. Ka fat Rama apo kanë sajuar ndonjë gjë? A ka fat apo e ka bërë vetë? Ju bëni sikur, pse shkoni në mbledhjen e PD? Mos shkoni në mbledhje”, tha ai.

LEXO EDHE:  Ju tregoj krizën e RTSH-së/ Nga Ilir Yzeiri

LEXO EDHE:  Hoxhaj: Prova për luftën anti-korrupsion në Shqipëri është nëse do të shkojë në nivelet e larta



Ai konfirmoi se mes aleatëve dhe Partisë Demokratike nuk ka asnjë bashkëpunim, që pas zgjedhjeve.

“Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkëpunimi me PD. Mbase ato duke pasur problemet brenda vetes, nuk e gjejnë kohën për aleatët”, shtoi Duka./euronews

LEXO TE PLOTE