Connect with Us

Reporteri shqiptar Ledio Guni sulmohet fizikisht në Tiranë

Aktualitet

Reporteri shqiptar Ledio Guni sulmohet fizikisht në Tiranë

Publikuar

-

cna lajme

Reporteri i Fax News Ledio Guni u sulmua fizikisht në Tiranë më 11 tetor ndërsa po raportonte për mosmarrëveshjen mes mësuesve dhe familjeve të nxënsëve në lokalin pranë shkollës së mesme “Çajupi”.

Ai ishte ngarkuar në detyrë për të raportuar drejtpërdrejt nga ngjarja, por ndërsa po filmonte me kamerën e tij nga makina e medias që përfaqëson, një burrë e sulmoi fizikisht, duke i hedhur një karrige. Ai vazhdoi të sulmoj Gunin edhe pse vazhdimisht përsëriste se ishte gazetar.

Policia dhe individët e tjerë që ishin të pranishëm nuk ndërhynë gjatë kësaj situate.

Drejtoresha e Informacionit në Fax News, media Nertila Spiri vuri në dukje se ata janë veçanërisht të shqetësuar për faktin se policia nuk reagoi siç duhet për të siguruar mbrojtjen e gazetarit dhe sulmi kundër zotit Guni as nuk raportohet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit për konfliktin e ndodhur në Tiranë.

Blerjana Bino, studiuese e Rrjetit të Sigurt të Gazetarëve në Shqipëri tha se “dhuna ndaj gazetarëve dhe stafit të medias nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet duke marrë parasysh edhe masat e kufizuara efektive parandaluese të vendosura për të mbrojtur gazetarët dhe hetimet e kufizuara”.

LEXO EDHE:  Foto-Ndodh e papritura me Policinë e Shtetit/Sulmohet faqja zyrtare, paralajmërohen sulme të tjera

“Gjithashtu, ne kemi nevojë për një mesazh të qartë të mbështetjes dhe solidaritetit të nevojshëm nga profesionistët e medias”, shtoi ajo.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists), që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, qëndron në solidaritet me kolegët shqiptarë dhe dënon sulmin ndaj ekipit televiziv. Ne kërkojmë dënim të qartë të këtij sulmi ndaj gazetarëve nga zyrtarë të Policisë së Shtetit. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists) gjithashtu pret që autoritetet në Shqipëri të drejtojnë një hetim transparent mbi këtë çështje.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists) do të informojë të gjithë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare mbi rastin.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Në emër të:

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Bosnjes dhe Herzegovinës

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Zaev bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Bullgarisë/ Çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e sapo zgjedhur të Bullgarisë, Rumen Radev.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri, i cili ka thënë se janë dakordësuar për të vazhduar dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje mbi veton e vendosur në procesin e integrimit në BE.



“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, shkruan Zaev.

LEXO EDHE:  Sulmohet Shefi i Pikës Kufitare në Vlorë

LEXO EDHE:  Sulmohet në qendër të qytetit kryetarja e Qarkut të Korçës

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, pasi me këtë hapet rruga e krijimit të një qeverie politike dhe marrjes së një vendimi “pro” çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vazhdojnë protestat kundër masave për COVID-19 në vendet evropiane

Publikuar

-

Nga

Protestat në vendet evropiane kundër masave shtrënguese për të frenuar koronavirusin vazhduan gjatë natës dhe të dielën.

Pesë oficerë policie u plagosën në Holandë dhe të paktën 40 persona u arrestuan në tre provinca ndërsa protestat e dhunshme kundër kufizimeve vazhduan për të dytën natë radhas.

Autoritetet holandeze përdorën pompa uji, qen dhe forcat e policisë për të frenuar të rinj që u vunë flakën objekteve dhe hodhën fishekzjarre në trazirat më të rënda që kur një bllokim i plotë shkaktoi protesta në janar ku u arrestuan më shumë se 500 vetë.



Në Bruksel mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të qytetit për të protestuar kundër forcimit të masave që synojnë frenimin e përhapjes së COVID-19. Shumë prej tyre protestuan gjithashtu kundër udhëzimeve këmbëngulëse për t’u vaksinuar dhe çdo hapi të mundshëm drejt vaksinimit të detyruar. për të imponuar injeksione të detyrueshme.

LEXO EDHE:  Sulmohet për herë të dytë makina e Fatos Lubonjës

LEXO EDHE:  Ligji për mediat/ Lega: Çdo ndryshim duhet bërë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Ndërkohë austriakët po shijojnë ditën e fundit nëpër lokale dhe tregjet e Krishtlindjeve para masave bllokuese që fillojnë të hënën për të frenuar një vale të katërt koronavirusi. Gjatë disa ditëve të fundit, ka pasur marshime në shumë vende evropiane, ndërsa qeveritë e këtyre vendeve vendosin masat shtrënguese./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Kuvendi i demokratëve do jetë më 11 dhjetor’/ Berisha: Në datë 18 ka takim shoqata Basha-Bardhi!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se Kuvendi i demokratëve do jetë më datë 11 dhjetor.

Berisha thekson se më datë 18 dhjetor do ketë takim shoqata Basha-Bardhi.

Ish-kreu i qeverisë, edhe në Foltoren e mbajtur me vajza e gra nga LDG deklaroi se Basha ka mbetur tashmë vetëm një shoqatë.

LEXO EDHE:  Sulmohet me thikë gazetarja në redaksi

LEXO EDHE:  Sulmohet Shefi i Pikës Kufitare në Vlorë



Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Kuvendi i demokratëv e do jetë më datë 11.

Më datë 18 ka takim shoqata Basha – Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE