Connect with Us

“Pushteti i dhuruar nga lideri, nuk i bën gratë të pushtetshme”/ Beqiraj “thumbon” Ramën

Politikë

“Pushteti i dhuruar nga lideri, nuk i bën gratë të pushtetshme”/ Beqiraj “thumbon” Ramën

Publikuar

-

Ish zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka “thumbuar” zgjedhjen e kryeminitrit Edi Rama për të vendosur në poste sa më shumë ministre femra, gjatë këtij mandati qeverisës.

E ftuar në Syti Tv, Beqiraj ka deklaruar se gruaja që ta ushtrojë pushtetin duhet ta ketë fituar së pari atë.

Ajo ka theksuar se femrave që u jepet pushteti si dhuratë janë thjesht në ‘menu’.

“Margaret Thatcher ka një mendim shumë të bukur, dhe shumë të drejtë dhe unë e kam provuar vetë, për gratë që hipin, marrin pushtet. Thotë: Gruaja që ta ushtrojë pushtetin e saj, duhet ta ketë fituar vetë, ndryshe, pushteti i jepet grave të papushtetshme.

Nëse do ta bija në një lloj kohezioni me Trump, një nga këshilltaret e tij, që shkrojti dhe një libër, thoshte që: në politikë ka dy vende, ose je rreth tavolinës, ose je në menu.

Kryesisht grave që u jepet pushteti, janë në menu”, tha Beqiraj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Foltorja kaloi nga suksesi në sukses”/ Berisha: Është lëvizja e dytë më e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se Foltorja ka qenë lëvizja e dytë më e rëndësishme në historinë e PD.

Nga Rogner, ku po mban konferencën për media, Berisha deklaroi se zbritja në bazë me demokratët ishte si një dritë në fund të tunelit, ku ndezi shpresën e shumë personave, duke e cilësuar si lëvizjen më të suksesshme.



Kjo përballje e suksesshme, kjo lëvizje që tronditi Shqipërinë dhe u shndërrua në dritën e tunelit të zi që ishin zhytur shqiptarë, është pas vitit 1991, lëvizja e dytë më e rëndësishme historike. Ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve djallëzore të narko qeverisë por edhe aleatëve të saj ta pengojnë me çdo kusht këtë lëvizje, të çdekurajojnë demokratët me deklarata absurde, por që të gjitha dështuan.

Foltorja kaloi nga suksesi në sukses, kaloi si dritë shprese nga shpirti në shpirtin e njerëzve, kaloi sigurinë, entuziazmin, nga zemra në zemër të shqiptarëve. Kush e mendonte këtë dy muaj më parë? Unë që po flas sot para jush absolutisht që nuk e mendoja. Por pse ndodhi kjo pritje e jashtëzakonshme e kësaj lëvizje?  Pse kjo  lëvizje u shndërrua në magnet të të rinjve? Çfarë ndodhi? Kjo vjen nga fakti se që të gjithë këta, dhe çdo ditë e më shumë shohin te foltorja burimin e shpresës, shohin te foltorja shpërthimin e energjive. Shohin te foltorja dritën. Nuk mund ta mohoj se shohin tek Sali Berisha një potencial që ta bëjë të harrohet berisha i dytë për një rikthim të suksesshëm”, shprehet Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do e çmontojmë narkoshtetin”/ Berisha me tone të forta, paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Nga

Ka nisur konferenca e thirrur nga ish lideri demokrat Sali Berisha.

Në fjalën e tij, ai theksoi se levizja e tij ka si qëllim rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe integrimit.

Ndërsa shtoi se sot Edi Rama kontrollon 10 % më shumë sot se sa kontrollonte Ramiz Alia.

Prej më shumë se një muaji, mori jetë në një moment kritik të historisë së pruralizimit, lëvizja e  një grupi deputetësh, drejtuesish qëndror dhe lokalë të partisë demokratikë, antarë të kësaj partie me qëllimin më madjor ringritjen e PD, shtrimin e saj në forcë vigane, opozitare dhe me mision cmontimin e narkoshtetit, rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe integrimit.



Në vendosjen e shtetit ligjor. Kjo ka një kusht, para të gjithave dhe mbi të gjitha, shëndrrimin e partisë demokratike në vlerat konservattore. Ju jeni dëshmimtarë se si kreu i meduzës me të gjithë antruzazhin e tij të drogës arriti pothuajse të shuajë opozitarizmin në Shqipëri, arriti që të shëndrojë partinë demokratike në një parti që u laguar këto 8 vite nga vlerat e saj themelore.

Gjë që pati pasoja katrastofale. Mandatin e tretë të Edi Ramës. Nuk e  mohojmë që në këtë ka luajtur rol edhe Xhorxh Soros me mafjen e tij, armik i konseravtorizmit. Ai bëri gjithcka që në Shqipëri të rikthehet monizmi.

Ju jeni dëshimtarë që sot Edi Rama kontrollon 10 % më shumë sot se sa kontrollonte Ramiz Alia”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Lajm/ Gati të dorëzohen 4200 firmat për Kuvendin Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Bersha do të dorëzojë sot 4200 firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Firma që do të dorëzohen në PD nga një grup deputetësh, ish deputetësh dhe drejtuesish të vjetër.

Kujtojmë që ditën e djeshme nga Pogradeci, Berisha paralajmëroi Bashën për shkarkimin e tij, dhe mbledhjen e 4200 firmave.



“Për peng-kryetarin kam një lajm shumë të hidhur. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti: përkulu përpara firmave të anëtarëve të PD sepse 4200 kanë firmosur dhe në atë Kuvend do vijnë 10 mijë të tjerë. Do jetë festa më e madhe në historinë e PD-së” ka deklaruar Berisha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE