Connect with Us

Pse është “çmendur” Lulzim Basha dhe ka filluar luftën me mediat?!

Politikë

Pse është “çmendur” Lulzim Basha dhe ka filluar luftën me mediat?!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kohët e fundit, kryetari dhe për pak kohë mesa duket në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka filluar një betejë të fortë me mediat. Ditë pas dite sulmon gazetarë, akuzon televizione, media, portale, a thua se problemi i shoqërisë në Shqipëri janë këta të fundit.

Problemi i Shqipërisë është politika, problemi i Shqipërisë është Qeveria, problemi është drejtësia, varfëria, mjerimi, Opozita.

Mediat, patjetër që kanë problematikat dhe gjynahet e tyre. Janë pjesë e atij sistemi.

Por, kur sulmohen dhe nga kryetari i Opozitës mesa duket qenkan në rrugën e duhur dhe vërtetë po kryekan një mision shumë të mirë.

Së pari, Lulzim Basha sulmoi televizionin Euronews.

Për të kuptuar se pse u sulmua Euronews, cila ishte arsyeja, kur është një televizion që ka një brand ndërkombëtar dhe ka një tjetër standard në krahasim me median shqiptare. Ka ardhur si një frymë tjetër dhe po përpiqet të ngrihet ndryshe në tregun mediatik shqiptar.

Euronews është i vetmi televizion që përgatiti një sondazh të pandryshueshëm, sistematik gjatë zgjedhjeve dhe rezultati ishte thuajse në kokë. Një sondazh i një standarti që nuk u pranua asnjë ndërhyrje. Një rezultat gati perfekt, që tregonte se Lulzim Basha do të humbiste. Jo se donte Euronews-i, por se kështu rezultonin të dhënat që analizoheshin nga ekspertë të huaj, në mënyrë dinamike, ditë pas dite.

Së fundi u bë edhe një sondazh nga Euronews.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, Cila ishin pritshmëritë për Lulzim Bashën, marrëdhënia me Sali Berishën, pëlqyeshmëria në opinionin publik dhe brenda strukturave të PD-së.

Lulzim Basha, ishte një katastrofë e vërtetë.

Pra, Euronews-i nuk u sulmua nga Lulzim Basha se nuk kishte bërë misionin si media e lirë, apo nuk kishte raportuar në mënyrë profesionale. Pasi mjafton të ndjekësh disa edicione lajmesh dhe e kupton se ndoshta është televizioni më i balancuar në Shqipëri.

Por, rezultoi i sulmuar. Pse? Sepse publikoi një sondazh i cili nuk i pëlqeu Lulzim Bashës.

E në vend që këtë sondazh Lulzim Basha ta merrte, ta lexonte me laps në dorë dhe të reflektonte sepse ndoshta mund të ishte në të mirën e tij, ai sulmon televizionin që e publikoi.

Shkojmë më tej, tek Tv Klan.

Klani është një tjetër televizion kombëtar, i cili shpesh ka mbajtur qëndrime të forta opozitare. Por, mesa duket kohët e fundit, Luli “ka varur kokën”.

Nuk ka një ftohje, por ka një qasje dhe një sjellje të papërshtatshme të Lulzim Bashës për shkak të pyetjeve të bëra nga një gazetare profesioniste si Jolldiz Mitro, e cila prej kohësh mbulon Partinë Demokratike.

Kronikat e Klanit janë korrekte, raportimet e saj po ashtu, raportimet që vinë nga PD-ja, ndoshta nga më korrektet në tregun mediatik shqiptar.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e parakohshme në derë/ Fushata ka filluar

Por, Luli “lajthit” dhe e sulmon. Sulmon atë dhe televizionin.

Nuk është rasti i dytë Klan.

Me standartin e Euronews-it, Lulzim Basha nuk duhej të kishte kandiduar dhe nuk do duhej të ishte kryetar i PD-së. Me standardin e Klanit, as vendi i Gaz Bardhit nuk i takonte.

Në fakt ka një problematikë të vazhdueshme të Lulzim Bashës në marrëdhënie me mediat, të cilat i ndan të tijat dhe kundër tij. Ata që i “lëpihen”, dhe në rast se nuk e bën këtë veprim, Luli të quan kundërshtar.

Nuk pranon dot që ti të thuash të vërtetën për të dhe për Partinë Demokratike ashtu siç është. Por, kërkon t’i ketë gjërat në përdorim, nën kontroll, ashtu siç po mban peng dhe vulën e kryetarit të PD-së.

Por, harron se Euronews dhe Klan janë televizione që as iu intereson fare ekziston apo nuk ekziston Lulzim Basha. Ky është një individ i pavlerë, i cili përkohësisht merr emër se është kryetar i PD-së. Nesër të kandidojë i vetëm nuk merr as votën e kunatit të tij.

Ndaj, Luli duhet ta kuptojë se më shumë sesa luftë me mediat, luftën duhet ta bëjë me kundërshtarin politik, me Edi Ramën.

Lulzim Basha është në krye të PD-së për të “luftuar” Edi Ramën, për të bërë Opozitë. Nuk është as për të luftuar dhe përjashtuar demokratët, as për të luftuar apo për t’u “kacafytur” me mediat.

Sepse me këtë të fundit thjeshtë dhe vetëm po tregon se po kopjon Edi Ramën e dikurshëm që sulmonte televizionet. Një strategji që nuk i solli asnjë bereqet, ndërsa në fund Rama e kuptoi dhe filloi t’iu kërkonte ndjesë mediave dhe gazetarëve.

Ndaj, sot jemi përballë faktit, që Luli po kopjon Ramën e “vjetër”, dhe i tronditur ndoshta nga këto strestet e papërballueshme të kohëve të fundit, me luftën dhe përjashtimet brenda PD-së, tani poi u “vërsulet” edhe mediave.

Mirë është që Luli të mendohet përpara se të flasë për gazetarët, ose të ndjekë atë këshillen e Klan-it, “Të flejë më shumë e të dalë më pak”.

Sa më pak të dalë, aq më mirë është. Jo vetëm për televizionet, por për atë vetë dhe demokratët. Sepse tashmë “lajthitja” e tij nuk është më një paragjykim, por është një fakt që e shohin dhe e prekin të gjithë çdo ditë./CNA.al

“Lajthitja e kreut të PD”/ TV Klan i përgjigjet Bashës: Shto orët e gjumit

Basha sulmon TV Klan

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Sondazh-Zgjedhja e votuesve të PD-së/ Berisha më i pëlqyer se Basha

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gjekmarkaj nxit Bashën të bëhet burrë/ Deputeti i rilindur, pro pazareve kundër Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nxit kreun e Pd në detyrë, Lulzim Basha që të bëhet burrë.

Gjekmarkaj, i cili në epokën e para deputetit dhe para-pazareve “kryqëzonte” Lulzim Bashën, sot e kurdis kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të një editoriali, Gjekmarkaj e këshillon Bashën t’i japë fund heshtjes në lidhje me Berishën.

Në optikën time kryetari real i PD-së, Basha, është prej katër javësh, por ende ai nuk po gjen kurajën, pasi ka ngritur në qiell anët e mira të Berishizmit të dënojë anët e këqija të tij. Ai së pari duhet të kërkojë falje për trashëgiminë e mungesës së institucioneve demokratike brenda PD-së, ose ekzistimi i tyre si fasadë e nevojës së kryetarit për të sunduar, këtë e trashëgoi nga Berishizmi”, shkruan Gjekmarkaj

Sipas të njëjtit vendimi i Bashës për Berishën ishte i imponuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj Basha duhet t’u shpjegojë demokratëve për arsyet që e detyruan të merrte vendimin.

Më tej Gjekmarkaj, sulmin ndaj Bashës e ka zëvendësuar me sulmin ndaj Berishës dhe iniciativës së tij.

“Nëse Amerika nuk do të kishte marrë një vendim për Sali Berishën statuskuoja nuk do të ishte prishur dhe PD-ja do të notonte në të njëjtat ujëra dhe me të njëjtin kurs mbështetje të doktorit për Bashën i patrazuar nga pirgu i problemeve që PD-ja trashëgon nga e kaluara e Berishës dhe e Bashës.

Ky kontekst e komprometon etikisht dhe bën të pabesueshme lëvizjen e “Foltores” dhe zërin që del prej saj. Berisha po reagon si një njeri që dikush i ka marrë pronën dhe ai do ta rikthejë atë te trashëgimtarë më të besueshëm. “Foltorja” i ikën thelbit që është verdikti amerikan. Kjo lëvizje e Sali Berishës do të kishte kuptim kohë më parë, sidomos pas zgjedhjeve të 2017 apo edhe më vonë por jo tani”, shkruan më tej Gjekamarkaj.

Shkrimi i Agron Gjekmarkajt

Asnjëherë s’më ka pëlqyer të bëj sikur për më tepër tani që kam një angazhim publik në Partinë Demokratike, formacion ky i cili po kalon ditët e veta më të këqija në historinë e vet. Në krye të lëvizjes për të rrezuar Lulzim Bashën kreun legjitim të kësaj force është vetë Sali Berisha lideri historik i demokratëve. Ai po e bën këtë pasi Basha nën presionin ultimativ të SHBA-së u detyrua ta pezullojë atë nga grupi parlamentar me një vendim personal të kryetarit.

Nëse Amerika nuk do të kishte marrë një vendim për Sali Berishën statuskuoja nuk do të ishte prishur dhe PD-ja do të notonte në të njëjtat ujëra dhe me të njëjtin kurs mbështetje të doktorit për Bashën i patrazuar nga pirgu i problemeve që PD-ja trashëgon nga e kaluara e Berishës dhe e Bashës.

Ky kontekst e komprometon etikisht dhe bën të pabesueshme lëvizjen e “Foltores” dhe zërin që del prej saj. Berisha po reagon si një njeri që dikush i ka marrë pronën dhe ai do ta rikthejë atë te trashëgimtarë më të besueshëm. “Foltorja” i ikën thelbit që është verdikti amerikan. Kjo lëvizje e Sali Berishës do të kishte kuptim kohë më parë, sidomos pas zgjedhjeve të 2017 apo edhe më vonë por jo tani.

Të vërteta e Foltores

Ndonëse prej saj duhen marrë disa të vërteta që ekzistojnë përtej shtysave që një ditë duhen zgjidhur. Sali Berisha po e sulmon egërsisht Bashën dhe ky i fundit është mbyllur në një heshtje të zgjatur aq sa të krijon përshtypjen se s’do flasë kurrë mjaftueshëm.

Kjo është një krizë e madhe dhe krizat nuk përballohen me heshtje i mbyllur në zyrë. Ato kërkojnë përballje, ide dhe debat e mbi të gjitha shumë kurajë. Sali Berishës i duhet dhënë çfarë është e Sali Berishës, sepse ai ka merita të shumta në PD dhe në vend e mbi të gjitha për 13 vite këtë formacion politik e ka mbajtur në pushtet.

Por, Sali Berisha nuk është shenjtor, por politika që mban në kurriz krahas sukseseve edhe dështime. Më i fundit ishte në 2013 kur mori 1 milion vota kundra. Nëse Berisha thotë të vërtetën apo gënjen Lulzim Basha duhet t’i pohojë, të thotë po është e vërtetë ose kjo është gënjeshtër, sepse po lakohet në vetë të parë. Alegoria është shumë pak. Ai duhet të shpjegojë më qartë e më thellë vendimin e tij , pozitën e tij dhe të PD-së në raport me SHBA-në dhe aq sa di e mundet të thotë për pozitën e Sali Berishës ndaj tyre.



PD-ja ka nevojë të ndryshojë dhe të dalë kjo nga një gjendje të menduari. PD-ja nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. PD-ja nuk mund të vazhdojë pas kësaj historie me rutinën e normalitetit. Këtë proces ndryshimi nuk mund ta drejtojë Sali Berisha për aq kohë sa shtysë është interesi krejt personal.

PD-ja ka nevojë për bashkim të gjerë njerëzish e alternativash, por jo si masë karshillëku ndaj SHBA-së. Kjo është sa e dëmshme po aq qesharake. PD-ja si parti nën tehun e sulmit amerikan do të shndërrohej në një organizatë pa oksigjen e pa të ardhme, qytetarët e kuptojnë këtë, antihistorike dhe e sigurt në shuarjen e saj të dhimbshme.

Nëse në krye të saj sot rikthehej Sali Berisha 77 vjeç ose një kukull e tij shanset e saj për të ardhur në pushtet janë zero, po kaq zero pranimi nga SHBA-ja. Partitë janë si shoqëria si jeta e përditshme, aty nuk ka sublimitet, ka mendime racionale, ndershmëri, arsye, idealizëm po aq sa ka intriga, banalitet, iracionalitet, gënjeshtra, shtirje, servilizëm, skema dhe nuk është hataja, por hataja është nëse në një parti vret garën, në një parti si PD-ja nuk duhet të ketë emërime, për asnjë post, çdokush duhet të konkurrojë, të shndërrojë në mendësi hapjen ndaj elitave, duhet të mësohet me idenë e së përkohshmes, të vijë e të ikë në paqe, duhet të vihet në diskutim Lulzim Basha si lider siç bëri me 13 qershor dhe sa herë krizat ia kërkojnë, Agron Gjekmarkaj si deputet, si anëtar Kryesie, si kryetar Komisioni, çdokush aty brenda nga kupola drejtuese duhet ta mendojë vetën në konkurrencë pse jo edhe të mundur prej saj.

LEXO EDHE:  Shpërthen në kampin opozitar/ Basha-Kryemadhi përplasje për zgjedhjet vendore

LEXO EDHE:  “Sot ranë edhe dorezat edhe maskat”/ Basha tregon “tmerrin” e Ramës

Shoh sot persona që flasin për kontribute a thua se na dhanë ujin e shpëtimit ditën e gjykimit, por nuk thonë sa kanë marrë nga PD-ja dhe pushteti i saj. Janë bërë presidentë, kryeministra, kryetar Kuvendi, ministra, deputetë nga mbi 20 vite, drejtorë e kanë rregulluar jetën e tyre, e boll mirë po mos t’u shesin dëngla me parime shqiptarëve. Një ditë do të vdesim të gjithë ne aktualët e jeta do vazhdojë edhe pas nesh, edhe politika po ashtu.

Ndjesia e së përjetshmes është thjeshtë e rreme, barbare dhe e dhunshme ndaj ligjësive hyjnore. Kjo kapje pas karriges është e frikshme, kjo dëshirë rikthimi po kaq. Njerëzit në PD kanë nevojë të pyeten, të dëgjohen, të konsiderohen, të përfshihen dhe jo një pjesë të jenë të besuar si ambasador të dijeve të epërme, të mbyllur në klauzurën e heshtjes e të tjerët punëtorë me mëditje si mbushje topi kur diferencat intelektuale e politike me pjesën tjetër nuk është se janë fort të shquara.

Kjo shkëputje në PD bie në sy. Fryma e grupit mungon. Ata që kanë akuzuar Lulzim Bashën pse nuk e largon Sali Berishën tani mund t’i kuptojnë më qartë arsyet sa e vështire dhe pamundur dukej kjo.

Në optikën time kryetari real i PD-së, Basha, është prej katër javësh, por ende ai nuk po gjen kurajën, pasi ka ngritur në qiell anët e mira të Berishizmit të dënojë anët e këqija të tij. Ai së pari duhet të kërkojë falje për trashëgiminë e mungesës së institucioneve demokratike brenda PD-së, ose ekzistimi i tyre si fasadë e nevojës së kryetarit për të sunduar, këtë e trashëgoi nga Berishizmi.

Çfarë duhet të bëj Basha Basha edhe pse nuk ka faj, duhet të bëjë aktin duke i shkuar në qelize komprometimit të demokracisë qysh në periudhën 1992-1997, ku u burgos lideri i opozitës, u manipuluan zgjedhjet e vitit 1996, u rrah masivisht lidershipi opozitar dhe Shqipëria shkoi në prag të luftës civile në vitin 1997 pas falimentimit të skemave piramidale. Duhet të kërkoje falje për bathorizimin e Shqipërisë nga pikëpamja urbane dhe fjalorin e dhunshëm që PD-ja dhe lidershipi i saj me libër shtëpie imponuan në diskursin publik.

Të persekutuarit politik, elita e familjeve të Shqiperisë në vitin 1994 hynë në greve urie për të drejtat e tyre që me shumë se kujtedo u takonin por qeveria e PD i rrahu, i nxorri me dhune, i fyeu duke u sjelle me perbuzje klasore! Dekomunistizimi që ata kerkonin nuk u krye kurrë, demshperblimi dhe integrimi po njesoj. Basha edhe për këtë duhet të kerkojë falje edhe pse asokohe ishte student drejtësi një drejtësi që në vendin tonë nuk po troket.

Të zhgenjyerit e të vjedhurit e parë mbeten e janë ënde ish pronaret , dyqanet e cileve i moren shitesit, vilat e pronat, tokat e fabrikat e prej 30 vitesh vertiten poshte e lart sa në një gjykatë vendore sa ne Strazburg ! PD dhe qeveria e saj të kompleksuar nga kultura socialiste e prones nuk bënë akte të guximshme që këtë drejtë themelore të jetes siç është prona ta kthenin tek i zoti ! Perseri falja nuk është e tepert! Në një kohë kur PD erdhi në pushtet me moton e duam “Shqiperinë si gjithe Europa” në mesin e qeverisjes u spostua aksi gjeostrategjik drejt linjes së mesme gabim ky që u tentua të ndreqej më vonë.

Mbase ndjesë jo por një reflektim duhet edhe për këtë!

Sot, Basha akuzohet për marrëveshje e pazare me Edi Ramën nga Berisha dhe njerëzit më afër tij, por duhet t’i shpjegojë shoqërisë që marrëveshjet e mëdha me socialistët i ka bërë Sali Berisha dhe mirë ka bërë, qeveria e stabilitetit, qeveria teknike e vitit 1991, marrëveshja e 9 marsit dhe qeveria e Bashkim Finos, marrëveshja me Fatos Nanon për Presidentin, kryeprokurorin dhe kryetarin e Shërbimit Informativ në 2002 dhe ajo e 2007-ës ku me 6 vota socialistësh u zgjodh Bamir Topi President, marrëveshja e vitit 2008 për ndryshime kushtetuese me Edi Ramën dhe mirë ka bërë, sepse me kundërshtarin do të bësh edhe marrëveshje në të mirë të vendit, se nëse nuk bën marrëveshje shkon në konflikt dhe luftë si në vitin 1997.

Duhet demistifikuar njëherë e përgjithmonë konspiracioni mbi marrëveshjet politike në këtë vend dhe me këtë që po them nuk po përligj, as po nxis ndonjë marrëveshje inekzistente me Edi Rimën. Por mbi të gjitha, Basha duhet të prezantojë projektin që shoqëria dëshiron për PD-në si projekt ringritjeje e përfaqësimi, projektin e fitores. Basha duhet të flasë. Heshtja e tij po humbet kuptimin që etika e ditëve të para ia impononte. Kjo nuk është vetëm beteja e tij, por shumë më e madhe se kaq, një betejë mes lindjes dhe perëndimit, një beteje për një PD proamerikane apo antiamerikane, kauza këto për të cilat gjithkush duhet të vihet në diskutim. Basha duhet t’i prijë kësaj beteje dhe jo të mbrohet nga sulmi. Demokratët qanë njëherë për Sali Berishën kur u largua në verën e vitit 2013 dhe nuk mund të qajnë gjithë jetën për të.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma si papagall i Bashës/ S’ka Kuvend antiamerikan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka “mësy” ekranet televizive gjatë ditëve të fundit, duke tentuar të justifikojë veprimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha, të cilat duket se po i sjellin çdo ditë e më tepër kostot të mëdha kësaj force politike.

Së fundi, në një dalje televizive, në A2 CNN, Grida Duma ndër të tjera është ndalur edhe tek vendimi personal i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Duke tentuar të justifikojë Bashën, Duma ka thënë se “nuk ka përjashtim të Berishës, por vetëm pezullim i përkoheshëm”, e të tjera si këto.

Por, duke u ndaluar tek nisma e Berishës për të mbledhur Kuvendin e Jashtëzaknshëm Kombëtar të PD, Duma ka vijuar të përsërisë Lulzim Bashën, si “papagall”.

Njëlloj si Lulzim Basha, edhe Grida Duma ka thënë se “Kuvendi mund të mblidhet për çdo gjë e për çdo çështje, por jo për një vendim amerikan”.

Por, kush tha që Kuvendu do të mblidhet për vendimet e administratës amerikane?

Nuk ishte administrata amerikane ajo që përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD jashtë rregullave proçeduriale.

LEXO EDHE:  Flamur Noka i “ngjall” shpresat Bashës/ Europa po i hap rrugën drejt pushtetit

LEXO EDHE:  Flamur Noka i “ngjall” shpresat Bashës/ Europa po i hap rrugën drejt pushtetit

Këtë e bëri Lulzim Basha dhe është ai që duhet të mbajë përgjegjësi për aktet e tij politike në shkelje te statutit dhe çdo parimi.



Përgjegjësi duhet të mbajnë edhe ata që duan t’i legalizojnë shkatërrimin dhe ndarjen e PD.

Kuvendi i Partisë Demokratike, nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e Qeverisë Amerikane.

Kuvendi mblidhet për të shkarkuar kryetarin pa parti, që mban karrigen me dhunë. Kuvendi do të mblidhet që PD të mos ketë një kryetar gjobaxhi, një kryetar që bën pazare me kryeministrin, një kryetar që bën Opozitë.

Ku është antiamerikanizmi këtu?

Të kërkosh parimet e SHBA-ve dhe të heqësh një humbës serial është antiamerikanizëm apo emancipim demokratik?

S’ka asgjë antiamerikane, i vetmi antiamerikan është Lulzim Basha dhe papagajtë e tij që mbrojnë një humbës, një të korruptuar dhe të marrë peng./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mungoi në “Foltore”/ Demokratët “kryqëzojnë” deputetin e Bashës: Fshihesh në ferra si hajdut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pasditen e djeshme, “Foltorja” e ish-kryeministrit Berisha me demokratët, është zhvilluar në Kukës, ku ish-kryeministri është pritur me brohorime dhe entuziazëm nga mijëra demokratë.

Por, krahas pritjes madhëshore për Berishë, ra në sy mungesa e deputetit të PD për Kukësin, Flamur Hoxha.

Edhe pse u ka marrë votën qytetarëve kuksianë, ai nuk denjoi të shkonte në sallë, duke bërë një postim në median sociale.

Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, ai ka tentuar të justifikojë mos pjesëmarrjen në takim.

Edukata, pjekuria e formimi im më kanë diktuar gjithmonë të jem institucional. Prandaj jam e do të jem pjesë e institucionit të madh PD, pjesë e forumeve zyrtare të zgjedhura me votat e demokratëve, pjesë e grupit parlamentar të PD,” shkruante ai.

LEXO EDHE:  “Sot ranë edhe dorezat edhe maskat”/ Basha tregon “tmerrin” e Ramës

LEXO EDHE:  Shehi kërkesë publike Bashës/ Qetëso punonjësit e administratës

Por, pas këtij postimi Hoxha, është “kryqëzuar” me komente nga qytetarët.



Ky zotëria duhej të ishte atje përkrah votuesve të vet, sepse aty e mori votën”.-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan “Ty të ka sjellë rasti te PD, nuk ka mundësi të jesh demokrat”.

Po ashtu një qytetar shkruan “Vazhdo takimet me bazën, votat i ke marrë nga baza, jo nga SHQUP-i

Edhe në pamje i ngjake Lulit, duket se jeni mirë me qeverinë”.-shkruan një tjetër komentues.

Gjithashtu një ndjekës shkruan “Ti dukesh se je sahanlëpirës, vetëm kuksiane nuk je ti, kuksianët ishin në sallë, ti fshiheshe në ferra si hajdut, e turpërove Kukësin, jazëk”./CNA.al

LEXO TE PLOTE