Connect with Us

Poeti i dashurisë që i dha emrin kohës/ Sot, 90- vjetori i lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli

Kultura

Poeti i dashurisë që i dha emrin kohës/ Sot, 90- vjetori i lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli

Publikuar

-

cna lajm kulture

Dritëro Agolli, shkrimtari që ka lënë gjurmë në letërsinë shqiptare përkujtohet sot në 90 vjetorin e lindjes së tij.

Poeti i dashurisë, është shquar edhe si një gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Gjithashtu Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri.

Ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017.

Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.

Në veprën e tij, Agolli e vendosi veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e tij krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi dinjitozë përballë botës së madhe. Si shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sado që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.

LEXO EDHE:  Svetlana Alexievich, ukrainasja e Cernobilit fiton cmimin Nobel per letersine

Agolli ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje kronike në mushkëri, por ai mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.

Krijimtaria

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën “Baballarët” theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj…).

Në prozë, bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës Nacional – Çlirimtare. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kultura

“10 vite pa ty i dashur Babi”/ Mesazhi prekës i Princ Lekës dhe Elia Zaharias  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Princ Leka ka përcjellë një mesazh prekës, për 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të tij, Leka Zogu.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan “Babi, kur ti mbylle sytë e na fike shpirtin, ishin shqiptarët e tu ata që na dhanë ngushëllim, na mbushën me dashuri në ato ditë aq të dhimbshme.”

Më tej, Princ Leka shkruan se do të donte ti ngjante babait të tij, “të ngjall atë besim dhe shpresë, pasi më ke trashëguar shumë dashuri për këtë vend, i shtrenjti babai im!”

10 vite pa ty i dashur Babi!

Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe momente të vështira, ku forca dhe kurajo jote më kanë munguar. Kur u bëra baba dhe mora në krahë për herë të parë Geraldinën e vogël, ju pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime! Sa do doja tju kisha pranë ato çaste! Ajo do ishte gezimi juaj më i madh, është aq e dashur!

10 vite më parë të përcollëm në atë botë tjetër ku të gjithë takohemi një ditë, e unë lutem që së bashku me mamin të jeni në paqen e amshuar!



Babi, kur ti mbylle sytë e na fike shpirtin, ishin shqiptarët e tu ata që na dhanë ngushëllim, na mbushën me dashuri në ato ditë aq të dhimbshme. Erdhën nga të gjitha trojet për të të përcjellë e nderuar ty, njeriun që besonin, Mbretin e tyre. Ti arrite të bashkosh shumë zemra, solle shpresë në kohë shumë të vështira, fitove respektin dhe besimin e shumë njerëzve.

Kur mbështetësit dhe dashamirësit e Familjes Mbretërore të kujtojnë ty, flasin për një burrë me karakter të fortë, me urtësi dhe vlerat më të vyera shqiptare. Do doja shumë të të ngjaj, të ngjall atë besim dhe shpresë, pasi më ke trashëguar shumë dashuri për këtë vend, i shtrenjti babai im! Hera e fundit kur ti pamë sytë e hapur e të përlotur ishte 28 nentori, ku kërkove flamurin në dritaren e dhomës së spitalit. Ai flamur që e deshe aq shumë!

Na mungon shumë, madje Elia emocionohet çdo herë që të kujtojmë, e të kujtojmë gjithmonë…”.

Po ashtu një mesazh ka përcjellë edhe Elia Zaharia, bashkëshortje e Princ Lekës.

LEXO EDHE:  “Jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur…”/ Zbulohen shënimet e Dritëroit

LEXO EDHE:  Flet Dritëro Agolli: Pse s’jam dakord me Qosjen dhe Kadarenë

10 vite mall…Prezenca jote është kudo, kujtimi yt është aq i gjallë! Luaj me Geraldinën dhe mendoj sa dashuri do të të kishte dhënë! Në kolltukun ku uleshe ti bien çdo ditë rrezet e para të mëngjesit, e bashkë me to hyn edhe energjia jotë pajtuese, qetësuese, harmonia që të rrethonte. Pak njerëz kam njohur që të kenë atë aureolë aq të shndritshme…Ndonjëherë të shoh në sytë e Lekit, siç e thërrisje ti me përkëdheli, e më ngjall gëzim e mall njëherësh. Ne u kuptuam menjëherë! Momentet kur më tregoje për jetën tënde, për Mbretëreshën Suzanë dhe dashurinë tuaj aq të fortë, më vijnë në mendje të plota, sikur të ishin dje…Më ka marrë malli të ta puth dorën…Faleminderit që pasi i mbylle sytë, erdhe e më qetësove në ëndër! Unë e di brënda në zemër se je mirë, në përqafim të përjetshëm me mbretëreshën tënde…”-shkruan Elia Zaharia.

LEXO TE PLOTE

Kultura

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori shqiptar Fejzi Spahija

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një lajm i trishtë vjen nga kinematografia shqiptare.

Është ndarë nga jeta aktori shqiptar  Fejzi Spahija. Lajmi është bërë me dije nga Teatri Migjeni në Shkodër.

Aktori ka shërbyes si drejtues i tij në fundit e viteve ’80.

“Me hidhërim, njoftojmë se u nda nga jeta, aktori i viteve 1960 dhe drejtuesi i teatrit tonë në fundin e viteve 80, Fejzi Spahija



I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në njoftim.

Pak histori: Aktori Spahija ka qenë  interpretuesi i shumë roleve si:

LEXO EDHE:  Shtëpia-muze e Dritëro Agollit në mëshirë të fatit/ Bashkia Devoll jep alarmin

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta Sadije Agolli

“Dy binjaket venecian” (11.01.1959, ne rolin e Florindos si dublant); “Tragjedia optimiste” (30.04. 1960, ne rolin e oficerit te dyte); “Maskat” (2.07.1960, ne rolin e Skenderit); “Nora” (28.12.1960, ne rolin e Veli Sokolit dublant me Bep Shiroken); “Gjuetaret e ujqerve” (21.6. 1961, ne rolin e Gjokes); “Keneta” (6.11.1961, ne rolin e Hasanit); “Plaku i maleve” (25.11.1962, ne rolin e kapitenit); “Zekthi” (20.03.1964 , ne rolin e Mikeles ); “Njerez te brezit tone” (29.11.1964, ne rolin e Fatmirit)/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar, Sotiraq Xega.

Sotiraq Xega është një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

Sotiraq Xega eshte një prej piktorëve më të mirë të peizazhit. Ai ka me shume se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit. Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.



Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta Sadije Agolli

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta Sadije Agolli

Disa vite më parë, piktori korçar, Sotiraq Xega, ka hedhur me penel mbresat dhe përshtypjet e tij për bukuritë e malit të Moravës, duke krijuar 100 punime me dimensione të vogla, të cilat i ka prezantuar mbrëmjen e djeshme (e martë) për artdashësit, në galerinë e artit “Guri Madhi” në qytetin e Korçës.

Në 100 punimet e tij, artisti Xega ka luajtur me ngjyrat e malit të Moravës, me një teknikë të rrjedhjes e monotipit, duke realizuar piktura në stilin klasik. Vizitorët i kanë vlerësuar punimet me tematikë natyrën e malit të Moravës dhe po vazhdojnë ta ndjekin atë me interes./CNA.al

LEXO TE PLOTE