Connect with Us

Rama poston fotot/ “Përfundon Loti 5 i rrugës Kardhiq-Delvinë”

Aktualitet

Rama poston fotot/ “Përfundon Loti 5 i rrugës Kardhiq-Delvinë”

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e plotë të Lotit të 5, në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri ka deklaruar se po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti, në mënyrë që të shkurtohet distanca dhe të nxitet zhvillimi i turizmit.

“Përfundon plotësisht Loti 5 i Rrugës Kardhiq-Delvinë me gjithë veprat e artit (tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim).

Po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti për të shkurtuar kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut e për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”, shprehet Rama./ CNA.al

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Vasili/ Rama i çmendur, do përfundojë në pranga

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vrasja e dy të rinjve në Tiranë/ Berisha: Gjithçka jashtë kontrollit në Narkoshtetin e vetëm në Europë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryemistri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas Berishës, Tirana dhe Shqipëria ndodhet në kthetrat e krimit. Ai thekson se gjithçka është jashtëkontrollit, duke e cilësuar qeverinë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.



Tirana dhe Shqiperia ne kthetrat e krimit. Ekzekutohen me bresheri kallashi ne mes te Tiranes dy te rinj Ministri i Familjes gili, vili, mili me Kreun e Meduzes! Gjithçka jashte kontrollit ne Narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Të paktën 58 të vdekur nga përleshjet në një burg në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Të paktën 58 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve që ndodhë gjatë natës në burgun Penitenciaria del Litoral në Ekuador, tha qeveria të shtunën, duke thënë se përleshjet kanë qenë mes bandave,

Burgu, që gjendet në qytetin jugor të Guajakilit, është burgu i njëjtë ku u vranë 119 të burgosur në muajin shtator, kur u zhvilluan përleshjet më vdekjeprurëse në burgjet e Ekuadorit.

Qeveria ka thënë se përleshjet kanë ndodhur në mes bandave të trafikut të drogës, që janë përleshur për kontrollin e të burgosurve.



Incidenti i fundit ka ndodhur për shkak se lideri i një prej bandave është liruar nga burgu, tha guvernatori i provincës ku ndodhet burgu, Pablo Arosemena.

LEXO EDHE:  Meta dhe Kryemadhi “thikë” pas shpine studentëve/ Si votuan ligjin për arsimin e lartë

LEXO EDHE:  Meta dhe Kryemadhi “thikë” pas shpine studentëve/ Si votuan ligjin për arsimin e lartë

“Konteksti i kësaj situate është se kur nuk ishte lideri i bandës që ka kontrollin e një pavijoni të burgut, pasi ai u lirua disa ditë më parë. Të burgosurit që ishin me grupe të tjera, dëshironin që ta merrnin pozitën e tij dhe më pas ndodhi incidenti”, tha ai në një konferencë për media.

Policia rikthen kontrollin në burgun e Ekuadorit

Ka pasur dhunë të madhe në burgjet e Ekuadorit, shtet në të cilin janë rreth 39,000 persona të burgosur. Në muajin shkurt, si pasojë e dhunës në burgje u vranë 79 të burgosur, ndërkaq 22 të tjerë në një incident tjetër në muajin korrik./REL

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje të reja nga atentati në Astir/ “Audi” luksoz u ndalua nga policia 30 minuta para ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i përgjakshëm që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash te rrethi i Astirit.

Ata po lëviznin me një automjet tip ‘Audi’ luksoz me targa AB 008 EM, kur drejt tyre u qëllua nga një tjetër automjet gjithashtu në lëvizje.



Burime për Syri.net bëjnë të ditur se një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar ‘Audi’-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, te Universiteti Politeknik, pranë sheshit ‘Nënë Tereza’, vetëm 30 minuta përpara ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  Basha apel të fortë qeverisë/ Të shtohet urgjentisht numri i testimeve

LEXO EDHE:  Gara për Tiranën/ Si po tallen Luli dhe Mona me Ylli Manjanin

Pas kontrollit rutinor nga uniformat, ata janë të lënë të lirë.

Më pas, Mihasi dhe Dumani kanë vijuar rrugën drejt Astirit, ku edhe në vendin e quajtur si ‘Dy rrathët’ iu bë prita me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend.

LEXO TE PLOTE