Connect with Us

Paradoksi në “Air Albania”! Policia ndaloi gjithçka, por zbulohet nga dolën shishet e ujit në duart e tifozëve

Kombëtare

Paradoksi në “Air Albania”! Policia ndaloi gjithçka, por zbulohet nga dolën shishet e ujit në duart e tifozëve

Publikuar

-

Në Air Albania nuk shkoi asgjë siç duhej për rezultatin e takimit ndaj Polonisë dhe njëkohësisht për imazhin e lënë nga Shqipëria. Të gjithë ishim përgatitur për një festë të madhe të futbollit, por rezultoi ndryshe.

Menjëherë pas golit të Swiderskit, lojtari polak shkoi te tifozët shqiptarë duke festuar para tyre. Kaq mjaftoi që mbështetësit e Kombëtares tonë të hidhnin shishet e ujit në drejtim të tij. Por në fakt është jo pak e habitshme pasi Policia e Tiranës nxori qysh në krye të herës njoftimin se shishet e ujit nuk duhej të futeshin në stadium.

Kontrolli është ushtruar i rreptë dhe gjithçka ishte për mrekulli në nisje të takimit. Por çfarë ndodhi më pas? “Ora News” ka zbuluar se kompani të kateringut nisën që të shisnin shishe me ujë dhe njëkohësisht kanaçe me birra, duke krijuar gjithë rrezikun e madh.

Në çdo vend tjetër kjo evitohet dhe shitja bëhet vetëm në gota plastike. Por nga e gjitha kjo që ndodhi, merret mësimin se duhet të ushtrohet një kontroll i imtësishëm edhe në kompanitë e kateringut para nisjes së ndeshjeve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

FOTO/ Jo vetëm shishe uji, gazetari polak: Tifozët shqiptarë goditën edhe me çakmakë e telefona

Publikuar

-

Nga

Përtej humbjes ndaj Polonisë ditën e djeshme në “Air Albania”, ajo që na shqetëson më shumë ishte sjellja e një grupi tifozësh të papërgjegjshëm që sulmuan me shishe uji lojtarët kundërshtarë në dy momente ndryshme.

Kjo detyroi arbitrin kryesor në minutën e 78 të ndërpriste për disa minuta ndeshjen. Ditën e sotme FIFA bëri një paralajmërim të ashpër për incidentet e krijuara në stadium, teksa gazetarët polakë nuk kanë ngurruar të bëjnë publike fakte të tjera.

Një prej tyre i pranishëm në stadium ka bërë një postim në “Twitter” ku duket qartë se tifozët “kuqezinj” nuk kanë gjuajtur vetëm me shishe, por edhe me çakmakë dhe telefona.

Në një video të publikuar ditën e sotme shihet se edhe nga kampi polak nuk ka qenë të “urtë” dhe “loja” me shishe i ka pëlqyer edhe atyre pasi ata kanë sulmuar tifozët shqiptarë në tribunën përballë.

Nuk dihet nëse për to do të ketë ndonjë ndëshkim, ndërsa për ne pritet një dënim shëmbullor.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Incidentet në Shqipëri – Poloni, FIFA reagon ashpër: E patolerueshme, zero tolerancë për sjelljet e neveritshme

Publikuar

-

Nga

Incidentet me tifozët në dy ndeshjet e djeshme, Shqipëri – Poloni dhe Angli – Hungari kanë sjellë reagimin e FIFA. Organizmi botëror i futbollit i quan sjellje të papërshtatshme dhe të neverishtshme, teksa do marrin të gjitha masat sipas protokolleve.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.



FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”, thotë FIFA.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Matematika na mban në lojë, por vendi i dytë mbetet utopi

Publikuar

-

Nga

Humbja ndaj Polonisë në “Air Albania”, praktikisht e ia bën të pamundur arritjen e vendin të dytë Shqipërisë në Grupin I, megjithatë ekzistojnë disa kombinime, me mundësi afër zeros që të ndodhin, që kuqezinjtë të parakalojnë polakët në sprintin final.

Ne Grupin I Anglia kryeson me 20 pikë, Polonia vjen e dyta me 17 pikë dhe Shqipëria ka 15 pikë. Në ndeshjet e muajit nëntor (në datat 12 dhe 15), të fundit e këtyre eliminatoreve, Shqipëria luan me Anglinë në transfertë dhe pret Andorrën, ndërsa Polonia fillimisht luan në transfertë me Andorrën dhe pret Hungarinë.



Polakët nuk besohet se do të lënë pikë përballë kundërshtarëve modestë të Andorrës dhe që Shqipëria të mbetet në lojë duhet të fitojë ndaj Anglisë. Por a kanë kuqezinjtë shanse të bëjnë mrekullinë ndaj “Tre Luanëve”, të cilët duna patjetër të sigurojnë kualifikimin me suksesin ndaj Shqipërisë? Edhe tifozi më fanatik i Kombëtares nuk do të ishte optimist. Megjithatë as një mrekulli nga ato që ndodhin një herë jo në 100 por në 1000 mijë vjet nuk do t’ mjaftonte Shqipërisë, nëse Polonia nuk e humb ndeshjen e fundit me Hungarinë, në shtëpi, shoqëruar me suksesin e kuqezinjve ndaj Andorrës.

Përtej këtyre kombinimeve praktikisht jashtë logjikës së mundësive reale, Shqipëria praktikisht e ka mbyllur këtë fushatë eliminatore në vendin e tretë, që ishte objektivi minimal. Me katër pikë më shumë se Hungaria në renditje, do të mjaftojë fitorja me Andorrën për të lënë pas përfaqësuesen maxhare.

LEXO TE PLOTE