Connect with Us

“Nuk kemi arritur ende 70% të imunizimit të popullsisë”/ Brataj: Covid-i po pëson ‘vdekje klinike’

Aktualitet

“Nuk kemi arritur ende 70% të imunizimit të popullsisë”/ Brataj: Covid-i po pëson ‘vdekje klinike’

Publikuar

-

“Jemi të detyruar ta vazhdojmë këtë betejë”/ Brataj fjalë të ndjera për humbjen e kolegëve

Mjeku Skënder Brataj ka folur rreth situatës epidemiologjike dhe vaksinimeve në vendin tonë.

I ftuar në Report Tv, Brataj ka deklaruar se vendi ynë akoma nuk ka arritur në masën e 70% të imunizimit të popullsisë, ndërsa dha lajmin e mirë se Covid-i po pëson një ‘vdekje klinike’.

“Akoma nuk kemi kapur 70% të imunizimit të popullsisë, virusi po shkon drejt vdekjes klinike, fakti që po predominon Delta tregon se nuk po del një mutacion më i fuqishëm se ky variant, vetë natyra e virusit që ka për natyrë ndryshimit, po shkon drejt vdekjes klinike”,tha Brataj.

Ai theksoi se kostoja e një pacienti të shtruar në spitalet COVID në vendin tonë, i kushton shtetit rreth 500 euro në ditë, duke lënë të kuptohet arsyen se përse është bërë vaksina me detyrim.

LEXO EDHE:  Shpërndarja e vaksinës në Europë

“E dini sa i kushton shtetit një pacient i shtuar? 500 euro në ditë, një person i formës së rëndë kalon 20 ditë, bëjini llogaritë vetë. Kush përgjigjet është shteti”, tha Brataj.

Brataj ka komentuar edhe grumbullimin e 22 mijë tifozëve në stadium, ku tha se duhej të ishte kërkuar maska me detyrim në hyrje.

Ai tha se një gjë e tillë do të ketë pasojë në rritjen e rasteve me COVID, por shtoi se faji nuk është vetëm i organizatorëve, por edhe i vetë qytetarëve që kanë një përgjegjësi individuale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Evropa në panik, çmimet e energjisë në nivele rekord

Publikuar

-

Nga

Çmimet e energjisë shkaktuan alarm mes liderëve të BE-së dhe tronditën tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimin për një krizë karburantesh gjatë dimrit, që mund t’i shkojë për shtat Rusisë.

Në Evropë, çmimet e gazit natyror u ngjitën me thuajse 600 për qind këtë vit nga shqetësimi se rezervat do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, çmimi preku rekordin e 12 viteve të fundit.

Të mërkurën, Komisioni Evropian publikoi një paketë masash për të frenuar trendin, që ka bllokuar prodhimin industrial dhe i ka lënë konsumatorët të përballen me fatura më të larta teksa dimri afron.

Nga ana tjetër, pasiguria nëse rritja e çmimeve do të sjellë rritje të inflacionit dhe ngritja e normave të interesit do të prekë barazinë e tregjeve globale ka përfshirë gjithashtu kontinentin e vjetër.

LEXO EDHE:  Shpërndarja e vaksinës në Europë

LEXO EDHE:  Shtatë raste të reja me Covid-19 në Elbasan, mes tyre anëtari i Dhomës së Avokatisë



Situata ka bërë që energjia të jetë çështja kryesore e agjendës politike të BE-së. Blloku evropian, që importon 90 për qind të gazit, ka vënë në dukje se Rusia nuk kishte ndjekur rrugën e furnizuesit tjetër, Norvegjisë, e cila po shtuar furnizimet.

Por presidenti Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se Rusia po intensifikon furnizimet me gaz në Evropë dhe është e gatshme të bashkëpunojë në stabilizimin e tregut. Ai i quajti marrëzi zërat se Moska po e përdor gazin si armë.

Por numri dy i kompanisë ruse të gazit, “Gazprom”, deklaroi nga ana tjetër se do t’i kushtojë prioritet furnizimit të tregut të brendshëm për shkak se pritet një dimër shumë i ftohtë dhe me dëborë./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Banorët e Laprakës bllokojnë rrugën/ Nga nesër do të përshkallëzojnë protestën

Publikuar

-

Nga

Banorët e Laprakës kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme për të kërkuar dëmshpërblim me çmim tregu për shtëpitë e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Sipas banorëve, projekti i lotit të Unazës prek 700 shtëpi banimi me mbi 1 mijë familje.



Ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën nga nesër, nëse qeveria nuk ulet në bisedime për të zgjidhur çështjet e strehimit të mbi 1000 familjeve që mbeten pa strehë.

LEXO EDHE:  “Lirimi i masave i guximshëm”/ Pëllumb Pipero: Ndjehem krenar si mjek

LEXO EDHE:  Shpërndarja e vaksinës në Europë

Sipas banorëve një pjesë e objekteve kanë certifikatë pronësie ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lista/ Nga Basha te Veliaj, kush janë personalitetet që do të mbrohen nga Garda e Republikës

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi, i cili urdhëron Gardën e Republikës të mbrojë drejtues të ndryshëm institucionesh, mes tyre dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesë e listës, që duhet t’i mbrojë Grada janë gjithashtu kryetari i mazhorancës, Kryeprokurori i Përgjithshëm, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtues i SHISH deri tek ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

VKM

PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronjat “a” e “d”, dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:

a) Prokurorin e Përgjithshëm;
b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;
c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;
d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;
dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;
e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;
ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;
f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;
j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;
l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

a) Banesat e:

Zëvendëskryeministrit;
ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;
iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;
iv. prokurorit të Përgjithshëm;
v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.



b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
ii. Prokuroria e Përgjithshme.

LEXO EDHE:  Shtatë raste të reja me Covid-19 në Elbasan, mes tyre anëtari i Dhomës së Avokatisë

LEXO EDHE:  “Oksigjeni dhe antibiotikët në shtëpi, të rrezikshme”/ Mjeku del me thirjen e fortë: Është jashtë logjike

c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore, konkretisht:

Në Tiranë: vila nr.4, vila nr.30, vila nr.31, Pallati i Brigadave;
ii. Në Dajt: vila nr.1, vila nr.2;
iii. Në Durrës: vila nr.6, vila nr.13, vila nr.20, vila nr.23,vila nr.29;
iv. Në Vlorë: vila nr.1,vila nr.2, vila nr.6, vila nr.9; vila Dhërmi;
v. Në Pogradec: vila nr.2, vila nr.3, vila nr.4, vila nr.5;
vi. Në Shkodër: vila Velipojë.

ç) Objekte të tjera:

Në Tiranë: Parku i Delegacioneve, Parku i Kryesisë së Kuvendit; Klinika qeveritare;
ii. Në Kërrabë: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë;
iii. Në Linzë: objektet, ku ruhen e mbrohen rezervat, për kohë të veçantë;
iv. Në Dajt: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë.

Automjetet, që përdoren për ruajtjen e shoqërimin e personaliteteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, vihen në dispozicion nga institucionet përkatëse që ata drejtojnë, me përjashtim të personaliteteve të përcaktuara në shkronjën “j”.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen aktet e mëposhtme:

a) Vendimi nr.590, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e banesave të personaliteteve të larta shtetërore të vendit, të selive, rezidencave dhe objekteve të tjera të larta shtetërore, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar;
b) Vendimi nr.591, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve të tjera të larta shtetërore të vendit, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
c) Vendimi nr.641, datë 6.11.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të personelit vendas dhe ndërkombëtar, të objekteve ku ushtrojnë veprimtarinë, si dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
ç) Vendimi nr.375, datë 23.6.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen e mbrohen nga Garda e Republikës”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

LEXO TE PLOTE