Connect with Us

Nga grushtet tek pistoleta/ Zbardhet ngjarja, si u plagosen dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

Kronika

Nga grushtet tek pistoleta/ Zbardhet ngjarja, si u plagosen dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

Publikuar

-

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve.

Të rinjtë Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Të plagosurit kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve. Ndërkohë të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë plumbat.

LEXO EDHE:  Tensionet me Turqinë/ Greqia plane për të blerë armë

Sipas të dhënave paraprake mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një sherr fizik. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas ky sherr ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku jane plagosur me arme zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç.

Ata kanë qenë brenda një berberhaneje, në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Eksponentët e LSI u kapën duke blerë vota/ Apeli i GJKKO lë në burg dy të rinjtë

LEXO EDHE:  Përplasja me armë zjarri në mes të kryeqytetit/ Zbardhen detaje të reja



Policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Breshëri plumbash ndaj të rinjve/ Zbardhen detajet e plagosjes së dyfishtë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që u regjitrua pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e “Ish-Parkut të Autobuzëve”, ku nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarje ku po punojnë për kapjen e autorit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër plagosje me armë ndodhi në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit” .



Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Përplasja me armë zjarri në mes të kryeqytetit/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Fyen dhe kundërshtuan policinë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të “fortët” në Bllok

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Të shtëna me armë zjarri jane regjistruar në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ku një persona dyshohet se është plagosur.



‘Ne sallen operative te DVP Tirane ka ardhur nje telefonate per te shtena me arme  te ish parku i autobuzave. Shebimet e policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje  ku dyshohet per nje person te plagosur ne kembe ne rrethana ende te paqarta. Sherbimet e policise  po krehin zones, dhe kane ngritur pika kontrolli per kapjen e autorit.’- njofton policia.

LEXO TE PLOTE