Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ E mira është të mos ndalen

Politikë

Nga Astrit Patozi/ E mira është të mos ndalen

Publikuar

-

cna lajme politike

Kur na u vërsulën neve me tërbim para ca viteve, sepse u kishim sharë Lulin, pata një lloj habie në fillim, megjithëse e njoh mirë këtë lloj teknologjie staliniste dhe isha në një farë mënyre i përgatitur.

Kisha menduar gabim që do t’u duhej pak kohë derisa të merrnin marshin e damkosjes se armikut, sepse shumica prej nesh kishte një jetë me kontribute dhe grada në atë parti, por mbi të gjitha, se, siç thotë edhe vetë doktori tani “ne na kishin vrarë në pritë” dhe kjo ishte shumë evidente.

Por ata nuk na lanë gjë pa thënë, duke e ndërruar regjistrin pa asnjë mëdyshje, me një shpejtësi të frikshme dhe ne, që kishim rënë të flinim si përfaqësues të denjë të popullit, u gdhimë papritur si të korruptuar, tradhtarë të atdheut dhe shërbëtorë apo paterica të Edi Ramës.

Tani nuk habitem fare, kur shikoj se janë pothuajse të njëjtët, që i janë qepur në shpinë Lulzim Bashës, i cili sigurisht që nuk më dhimset hiç. Dhe kur dëgjoj dhe lexoj se çfarë thonë për të sot më duket vetja shumë naiv që kam pritur atëherë që të kishte ndonjë ndjenjë vetëpërmbajtjeje, si prej atyre që shtypin butonin, ashtu edhe nga ata fanatikët e verbër, që mendojnë dhe veprojnë vetëm me telekomandë.

Madje them se pak na kanë bërë, me ç’po më shohin sytë me Lul “besëprerin”, të cilin e kanë mbajtur në krahë si udhëheqës të madh për 8 vjet me radhë, madje e votuan edhe për 4 vjet të tjera, derisa i erdhi mesazhi “prapsohu”. Të cilin janë gati ta mbajnë prapë në krahë ndoshta, por këtë radhë për ta përcjellë prej andej nga nuk kthehet më, po të kishin mundësi.

LEXO EDHE:  Ristani apel për demokratizimin e PD/ Nuk mund të shkëputet nga historia, domosdoshmëri rikthimi i eksperiencës 

Ndaj mendoj se do të jetë mirë për të gjithë që të mos ndalen dhe ta çojnë deri në fund këtë që kanë nisur. Një palë duke mallkuar atë që nuk duhet të kishte lindur fare, por meqë kjo nuk mund të realizohet më, të paktën tani të kthehet andej nga ka ardhur. Kurse ai tjetri, duke shtrënguar letrat dhe çelësat e selisë, sepse anëtarët e PD nuk guxon, as t’i mbledhë dhe, as t’i takojë më. Duhet të jetë rast unikal në botë që kryetari ka frikë partinë e vet.

Mbase kjo mund të shërbejë për t’i shtuar radhët e atyre shqiptarëve racionalë, të cilët janë neveritur dhe nuk shohin më asnjë shpresë nga të dyja palët ndërluftuese, që po kacafyten kaq shëmtuar për pronësinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, ky është një spektakël i garantuar për të gjithë ata që duan ende prova për të kuptuar se përse nuk ngjit dhe nuk fiton dot kjo lloj politike e shpërfytyruar, megjithëse qeveria e ka bërë kaq shumë baltë dhe duhet të ishte larguar me kohë, madje edhe sikur tē mos kishte fare opozitë zyrtare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Po vjen dimri i vetmisë së madhe”/ Tjetër goditje kundër Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtuesi i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP), Gerti Shella shkruan se një goditje tjetër e madhe ka ardhur edhe nga gjermanët, kundër kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha.

Shella, në një postim në rrjetet sociale, ka shpërndarë një reagim të Këshilltarit Gjerman, Martin Henze, i cili e akuzon Bashën për përhapje të lajmeve fake dhe i kërkon të japë dorëheqjen.

PO vjen dimri i vetmise se madhe per Lul Bashen. Sot ne menges i ka mberritur goditje edhe nga gjermanet. Martin Henze, të cilin PD e Bashes e ka konsideruar me pare si “njeriu i afërt i kancelares Merkel”, ka kërkuar SOT qe BASHA te stopoje perhapjen e FAKE NEËS dhe TE DOREHIQET MENJEHERE! Ne ballfaqimin e tij te fundit me LSI, BASHA humbi piket qe i kishin mbetur. Gjermani Henze po e akuzon si perhapes te ‘FAKE NEËS”…keto dite te gjithe po i thone: DOREHIQU! Sa keq”-shkruan Gerti Shella./CNA.al



LEXO EDHE:  Kush do zbythet?!

LEXO EDHE:  Kush do zbythet?!

“Mjaft më me lajme fake, jep dorëheqjen”/ Këshilltari gjerman “kryqëzon” Bashën

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mjaft më me lajme fake, jep dorëheqjen”/ Këshilltari gjerman “kryqëzon” Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Këshilltari gjerman pranë selisë së PD, Martin Henze ka reaguar në lidhje me një deklaratë të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, ku kjo e fundit thotë se për djegien e mandateve, Basha I ka thënë se ka mbështetjen e Merkel.

Në një postim në rrjetet sociale, Martin Henze i jep një “shuplakë” të fortë Lulzim Bashës, ndërsa shkruan “mjaft më me fake neës” dhe I kërkon që të japë dorëheqjen.

LEXO EDHE:  “Mos u fut me turinj në tenxheren e huaj”/ Komentuesit ‘masakrojnë’ sociologun e Bashës

LEXO EDHE:  Kush do zbythet?!



Nga pikëpamja e një gjermani mund të them vetëm këtë: Basha mjaft komunikove lajme fake, mos mendo vetëm për veten tënde, por edhe për të ardhmen e popullit shqiptar, respekto Kushtetutën, ligjet partiake, mos përvetësoni fondet e partisë, bëhu i denjë, jep dorëheqjen menjëherë.”-shkruan Martin Henze./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vettingu në politikë/ Basha: Duhet të rrëzojmë murin e korrupsionit

Publikuar

-

Nga

cna lajem politik

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha, ka përsëritur sërish deklaratën e tij duke thënë se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.

Në një postim në Twitter Basha shkruan se, që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE, duhet të rrëzohet muri i korrupsionit.



Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha në Twitter.

LEXO TE PLOTE