Connect with Us

Në 90-vjetorin e lindjes/ Dritërofsh përjetë Dritëroi ynë

Opinione

Në 90-vjetorin e lindjes/ Dritërofsh përjetë Dritëroi ynë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Luan Rama

Nuk ka një rast e as një shembull tjetër ku emri i shkrimtarit të na sjellë të përmbledhur në një, madhështinë e epërme e po aq të fisme e tokësore të njeriut, të jetës dhe të veprës së tij, sa në rastin e Dritëroit.

Ai ishte dhe është ndër ne i përveçuar prej emrit, pikërisht prej kësaj përmase të pazakontë.

Njësoj si Naim Frashëri që në vetëdijen shqiptare është përveçuar e përjetësuar si Naimi ynë, aq sa boll të thuash Naimi e menjëherë në mendje të vjen vetëm “Naim beu i tokës time” siç e quan atë Dritëroi, edhe Dritëro Agolli është bërë e ka mbetur përjetësisht Dritëroi ynë.

Në çdo ditë të jetës e në çdo gjurmë të veprës, në çdo fjalë e në çdo gërmë të saj, është Dritëroi.

E gjithkund ku është Dritëroi, ka shumë zemër, ka shumë mirësi.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, Dritëroi njihte me emër njerëz nga e gjithë Shqipëria, nga të gjitha viset e saj, nga çdo trevë, nga çdo krahinë.

Nuk lodhej kurrë së takuari njerëz, nuk mërzitej me ta.

Ata e gjallëronin, e gëzonin, e frymëzonin, por edhe e trishtonin kur flisnin për hallet e tyre, e vinin në mendime.

I ndjente dhe i respektonte me shpirt.

Mund ta them me bindje që asnjë shkrimtar tjetër në Shqipëri nuk mund të ketë takuar e njohur aq shumë njerëz sa Dritëroi e t’i ketë bërë ata pjesë të veprës së vet sa ai.

LEXO EDHE:  LSI përshëndet arrestimin e vrasësit të Devi Kasmit/ Bashkëveprim shembullor...

Në marrëdhëniet me njerëzit shfaqej përmasa e ndjeshmërisë së tij; e ndjeshmërisë, e dashurisë, e vëmendjes, e respektit, e mirënjohjes dhe e mirësisë së një shpirti që nuk mund të ishte tjetër, por shpirti prej apostulli i Dritëroit.

Sido që të shkruhet, nga kushdo që do të shkruhet, historia e letërsisë shqipe, do t’i ruajë Dritëro Agollit kryet e vendit.

Përmes librave të tij, brezat e sotëm dhe breza të tjerë, të rinj, që u mungon çdo përfytyrim për jetën në shoqërinë e dikurshme, do të rinjohin të shkuarën e prindërve të tyre.

Ndaj shqiptarët nuk do ta harrojnë e gjithmonë do ta kujtojnë e nderojnë Dritëronë, sepse disa breza një pas një për më shumë se një gjysmë shekulli e mësuan bukurinë e gjuhës shqipe përmes poezive, tregimeve dhe romaneve, dramave dhe filmave, reportazheve dhe artikujve, fjalimeve të njërës kohë dhe të tjetrës.

E në ardhtë një ditë që gjysmëshekulli letërsi të gjykohen prej pranisë së njeriut, Dritëroi mund t’ia shpëtojë nderin asaj!

Shqiptarët nuk do ta harrojnë dhe do ta nderojnë përjetë Dritëronë, sepse në veprën e tij ka aq shumë Shqipëri e shqiptari sa nuk mund të krahasohet thuajse askush tjetër me të!

Dritërofsh përjetë Dritëroi ynë!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Vetëm kur të dimë më shumë, do të kemi më shumë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Niko Peleshi

Kriza energjetike që ka filluar të prekë ekonominë botërore nuk vjen për mirë. Ajo do të prekë financat tona dhe kjo nuk është as në dorën e qeverisë , as në dorën e opozitës shqiptare. Kryeministri ka garantuar se menaxhimi i krizës do të bëhet me mjete dhe burime që nuk prekin çmimin e energjisë për konsumatorët dhe bizneset. Opozita nuk mund të pretendojë më tepër se kaq.  Premtimet për dyfishim pagash, trefishim pensionesh, katërfishim subvencionesh apo zerim taksash, mbeten lojë populiste dhe spekulim.

Si mund të rriten shpenzimet për paga, pensione, subvencione duke i ulur të ardhurat nga tatim-taksat në buxhet?

Populistët nuk i përgjigjen asnjëherë pyetjes: “Si do ta bëni?”, por i përgjigjen me zell pyetjes: “Çfarë do të bëni ?”.

Veçse, çfarë duhet të bëjmë sot në Shqipëri nuk është rritja e pagave dhe pensioneve me urdhrin e peshkut, por është një politikë afatgjatë për rritjen e PRODUKTIVITETIT.

E thënë thjesht, sa prodhojmë me burimet që kemi në dispozicion. Në të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2015,(ndjesë për mungesën e të dhënave më të freskëta) në Shqipëri, një i punësuar prodhonte në vit mesatarisht 28.300 euro produkt të brendshëm bruto (GDP). Ndërkohë, në të njëjtin vit, një i punësuar në Bullgari prodhonte  40.000 euro GDP, në Kroaci 54.000, në Estoni 56.000 dhe në BE mesatarisht  81.000 euro GDP.

Rritja e produktivitetit nuk është çështje masash.

Produktiviteti ka disa fjalë kyçe të tjera, të ndryshme nga ato që propozon opozita në paketat magjike. Këto fjalë nuk janë rroga, pensione, subvencione, përjashtime nga taksat. Fjalët kyçe që lidhen me politikën afatgjatë për rritjen e produktivitetit janë:

DIJE, INOVACION, TEKNOLOGJI.

Nëse një fermer përdor dijen, pra nëse këshillohet me specialistët e duhur dhe përdor teknologji të kohës, vlera e produkteve të fermës së tij do të disafishohet. Nëse krahasojmë të ardhurat nga një sipërfaqe e mbjellë me grurë, me të ardhurat nga një serë me të njëjtën sipërfaqe, raporti është 1:100. Thënë ndryshe, produktiviteti është 100-fish më i lartë në rastin e dytë. Pra, politika e mbështetjes së serave nuk duhet parë si një zgjedhje e rastit, por si qasja e duhur drejt rritjes së produktivitetit në bujqësi. Rritja e shpejtë e eksporteve bujqësore është prova kuptimplotë e kësaj politike. Vendet perëndimore, të cilave iu referohemi, i kanë filluar prej dekadash politikat për rritjen e produktivitetit, ndaj sot janë shumë para nesh. Nëse marrim shembullin e produktivitetit të Hollandës, në sektorin e bujqësisë, shifra është shokuese: Hollanda ka më pak se dyfishin e sipërfaqes së Shqipërisë por eksporton 790 herë më tepër (në vlerë) produkte bujqësore se Shqipëria.

Hollanda e ka sipërfaqen 415 herë më të vogël se Rusia, por eksporton 8-9 herë më tepër produkte bujqësore.

Pra PRODUKTIVITETI bën diferencën.

Ky shembull i thjeshtë parathotë proçeset që duhet të ndërmarrë e gjithë shoqëria jonë, duke investuar së pari, në DIJE, INOVACION E TEKNOLOGJI.

LEXO EDHE:  Nesër mblidhet Kuvendi/ Zbulohet qëndrimi i LSI-së

LEXO EDHE:  Nesër mblidhet Kuvendi/ Zbulohet qëndrimi i LSI-së



E thënë me fjalë të tjera, rritja e produktivitetit nuk është çështje e lëvizjeve buxhetore brenda  zërave të buxhetit të shtetit, por është një lëvizje shoqërore për inovacion. Burimet financiare të nevojshme për të përballuar këto proçese nuk janë pengesë por mundësi që krijohet sapo të realizohen tre faktorët e parë të produktivitetit – DIJA, TEKNOLOGJITË  e reja dhe INOVACIONI.

Le të supozojmë se qeveria vendos të rritë pagën minimale në 500 Euro me një VKM. Ajo që do të pasojë është  falimenti i  gjithë sektorit të fasonerisë, pra dhjetra mijëra punëtorë do të mbeten pa punë. Kjo sepse, deri tani ky sektor është mbështetur te kostoja e ulët e krahut të punës. Por ky është një avantazh krahasues i përkohshëm dhe në konflikt me rritjen. Nëse ky sektor, mbështetur te fuqia e kreativitetit dhe inovacionit, do te mbyllë këtu në Shqipëri të gjithë ciklin  e prodhimit dhe shitjes, nga krijimi i dizenjove e deri tek eksporti te bleresit e dorës së parë, atëherë do ta ketë më të mundur të përballojë edhe rritjen e pagave të punonjësve. Kështu ndodhi në Barcelonë, ku lulëzoi industria e veshjeve falë kreativitetit të disa kompanive si Zara, Pull&Bear, Stradivarius, Bershka, Desigual, etj. Natyrisht që në këto kompani punëtori paguhet disa herë më tepër se në Shqipëri dhe industria, falë produktivitetit të lartë, nuk falimenton por vetëm rritet.

Biznesi i madh apo i vogël që e bazon konkurueshmërinë në treg te kostoja e ulët e fuqisë punëtore, pa rritur produktivitetin, do të falimentojë të nesërmen e rritjes pa kriter të pagës minimale.

Po marr edhe një shembull tjetër. Pse specialistët e programimit dhe shërbimeve digjitale në Shqipëri paguhen 2-5 herë më shumë se specialistët e bujqësisë?

Sektori i teknologjive digjitale ka produktivitet të lartë sepse përdor DIJET dhe TEKNOLOGJITË  bashkëkohore e për rrjedhojë krijon produkte me vlerë të lartë.

Pra rritja e produktivitetit sjell rritjen e pagave dhe jo anasjelltas.

Duke e thjeshtuar mund të themi se, kur mesatarisht të dy-trefishojmë produktivitetin në të gjithë sektorët mbështetur tek EKONOMIA E DIJES, atëherë edhe pagat e pensionet në Shqipëri do të jenë të krahasueshme me BE.

Rritja e produktivitetit në të gjithë sektorët do të shtojë burimet për shërbime më të mira publike, për më shumë investime në infrastrukturë por edhe mbrojtje e siguri kombëtare.

Ndaj vendosja e inovacionit dhe transformimit digjital në prioritetet e programit të qeverisë, krahas synimit për ndërkombëtarizimin e universiteteve, është një lajm më i mirë se sa premtimet e vjetëruara në stil dhe në përmbajtje të opozitës shqiptare.

Edhe në fushën e  sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare ne po rimodelojmë dijen në Akademi dhe Forcat e Armatosura, po investojmë në teknologji të reja dhe po ndërtojmë ekosistemin e inovacionit.

DIJA, INOVACIONI dhe TEKNOLOGJIA janë rruga.

Të tjerat janë humbje kohe në një Shqipëri që nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kush e ka radhën?

Publikuar

-

Nga

Nga Luan Baçi

Une…? Ju…..? Ai……? Kush….?

Partia Demokratike është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë!

Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, ajo është e dhjetëra mijëra anëtarëve dhe qindra mijëra votuesve dhe simpatizantëve të saj!



Për këdo, që nga anëtari më i thjesht dhe deri në majën e piramidës, janë forumet ato që vendosin, është vota e tyre dhe askush tjetër!

LEXO EDHE:  Shpërthen Monika Kryemadhi/I kërkoj Luan Ramës të tërhiqet

LEXO EDHE:  Luan Rama i përgjigjet PD/Çlirohuni nga makthet e pazareve!

Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrsesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mirë të Partisë Demokratike!

Ne duhet dhe do të vazhdojmë të gjithë bashke, armiku jonë i vetëm dhe i gjithë Shqiptarëve është Edi Rama dhe rilindja e tij, pavarësisht diferencave që kemi me njeri-tjetrin në gjykim dhe opinioneve që ndajmë!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Si u rrënua sektori energjetik nga tenderat korruptiv

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ndonëse qeveria po përpiqet ta justifikojë rrënimin financiar të sektorit energjetik me krizën që po ndodh në tregun botëror, e vërteta është se qytetarëve po u ngarkohet fatura e një krize korrupsioni. Kjo nuk është demagogji, por matematikë. Konsideroni 4 vitet e fundit.

Në periudhën 2018-2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur rreth 4 Terra Vat energji elektrike në tregun e parregulluar duke arkëtuar plot 200 milionë euro. Këto janë të ardhura shtesë, veç të ardhurave të garantuara për mbulimin e kostove të operimit, mirëmbajtjes dhe investimeve në Kaskadë. Pse?

Çdo vit KESH shet 3.9 terra vat energji tek OSHEE për të furnizuar familjet dhe biznesin. Mbi këtë sasi, Ministria e Energjisë i përcakton KESH një çmim shitje të tillë, i cili garanton të ardhurat e nevojshme për të mbuluar plotësisht kostot e operimit të Kaskadës, por edhe investimet në HEC-e. Aktualisht ky çmim është 1.5 lekë për kilovat dhe i siguron KESH-it 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro të ardhura në vit.

Pra për ta thënë shkurt, KESH ka nevojë për 50 milionë euro në vit që të operojë Kaskadën e Drinit si dhe të financojë investimet për të cilat ajo ka nevojë. Por arkëton mesatarisht dyfishin e kësaj shume ose 100 milionë euro në vit. Pyetja tani shtrohet, ku kanë shkuar 200 milionë eurot shtesë që KESH arkëtoi në katër vitet e fundit?

Përgjigja është një; në tendera. Shpesh në tendera të çuditshëm, që nuk kanë lidhje as me sigurinë e furnizimit të vendit me energji, as me rritjen e efficencës në prodhimin e energjisë. Vetëm këtë vit ka dy shembuj ulëritës, të cilat tregojnë qartë se sa babëzisht menaxhohet Korporata Elektroenergjetike.



Në shkurt të këtij viti, KESH hapi një tender 20 milionë euro për ndërtimin e një rruge nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në atë të Komanit. Në fakt ajo është një rrugë ekzsituese nacionale, që i përket Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por babëzia për tendera kishte arritur deri në atë pikë, sa që KESH po bënte dhe tendera rrugësh. Tenderi u anullua për shkak se kompanitë u ankuan për korrupsion dhe më vonë filloi kriza energjetike. Por ky nuk është rasti i vetëm. KESH ka bërë tendera për parkime, për mole jahtesh dhe tragetesh, për zbukurim rrugësh me drita etj. Këtu fluturuan 200 milionë eurot.

LEXO EDHE:  Mazhoranca feston dështimin/ Berlini ndëshkon qeverinë

LEXO EDHE:  Mazhoranca feston dështimin/ Berlini ndëshkon qeverinë

Nëse 200 milionë eurot do të ishin përdorur për të krijuar fondin e garancisë, një instrument i cili mbledh paratë në vitet e mira energjetike për t’i përdorur në kohe te veshtira, sot Shqipëria nuk do të kishte asnjë krizë energjetike. Çmimi i energjisë për biznesin e mesëm dhe të madh nuk do të kishte nevojë të rritej dhe borxhi publik i vendit nuk do të shtohej me 200 milionë euro për shkak të garancisë sovrane.

Në fakt, fondi i garancisë nuk është një projekt abstrakt. Krijimi i këtij instrumenti ka qenë në plan që në vitin 2010. Por babëzia për të bërë tendera ka qenë më e fortë se sa nevoja për të siguruar furnizimin e vendit me energji ndaj fondi ka mbetur thjesht në letër.

Shifrat tregojnë qartë se sektori energjetik shqiptar është i aftë të garantojë plotësisht furnizimin e vendit me energji edhe në kohë krizash globale si kjo, pa patur nevojë të zhytet në borxhe, të marrë subvencione nga buxheti i shtetit apo të rrisë çmimet për qytetarët.  Ndaj tani ka ardhur koha, që kompanitë publike të energjisë të vihen të gjitha nën hetim. Çdo tender, çdo qindarkë e shpenzuar dhe çdo transaksion për shitje apo shkëmbim energjie. Sepse është e qartë që kjo është krizë korrupsioni, e cila ka përgjegjës me emra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE