Connect with Us

Mori 3 mijë Euro të liruar të akuzuarin që shkaktoi aksidentin, avokati kthen paratë pasi…

Denoncim

Mori 3 mijë Euro të liruar të akuzuarin që shkaktoi aksidentin, avokati kthen paratë pasi…

Publikuar

-

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Gjirokastrës lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2019. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në këtë aksident, ku është plagosur një e moshuar.Në këtë ngjarje përfshihen disa personazhe, duke filluar nga Thanas Papadhimitri, i cili akuzohet se është shkaktari i aksidentit dhe avokati Shpëtim Meçi dhe prokurori Julian Çafka.

Aksidenti ka ndodhur në qershor 2019 dhe e moshuara ka humbur shikimin në syrin e majtë. Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri, u largua nga vendi i ngjarjes dhe sipas dokumenteve ai është munduar të manipulonte provat.Fillimisht ai deklaroi, që ishte me tjetër automjet në pronësi të babait të tij, por nga përgjimet e prokurorisë, rezultoi, se ai e kishte bërë aksidentin me automjetin me targa të Gjirokastrës 9377A. Autori i këtij aksidenti akuzohej për dy vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Veprime për fshehjen e zbulimit të së vërtetës”, dhe rrezikonte deri në 7 vite burg.Sipas fakteve të siguruara nga “Stop”, autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje.Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Cafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin. Po pazari me gjyqtarin nuk funksionoi, pasi autori mbeti në burg për shkak të provave. Rezultojnë 5 audio regjistrime telefonatash mes të fejuarës së Papadhimitrit, Ana Kotro, dhe avokatit Shpëtim Meçi, ku ky i fundit pranon të ketë marrë 3 mijë Eurot, për të mbyllur çështjen në favor të autorit të aksidentit. Në fund Papadhimitri u dënua me 1 vit burgim, duke aplikuar gjykimin e shkartuar.  Kydënim bëri që mes avokatit dhe të akuzuarit të lindin dhe debatet.Lidhur me këtë avokati ka thënë “Sapo kemi dal nga gjyqi përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ky shtetas ka filluar të kërkoj llogari për llojin e dënimit të tij”. Duke treguar se mes tyre ka një konflikt të hapur.Papadhimitri i ka kërkuar llogari avokatit se pse u dënua me burg, në një kohë kur ai kishte paguar para dhe për të dhe për prokurorin. Avokati i ktheu 1500 Euro të akuzuar, ndërsa për pjesën tjetër tha se nuk i kishte pasi ia kishte dhënë prokurorin Julian Çafka.Por Papadhimitri nuk u ndal vetëm me kërkesën që i bëri avokatit, ai shkoi në zyrën e prokurorit Çafka duke  i kërkuar llogari. Por hetuesi jashtë procedure kërkoi një ballafaqim me avokatin dhe ky i fundit u detyrua që të kthej dhe shumën tjetër të parave.Por historia nuk mbaron këtu, pasi ky rast po hetohet në Prokurorinë e Gjirokastrës institucion, që drejtohet nga Julian Çafka. Por ky është një tjetër absurditet, pasi ai që duhet të hetojë, rezulton i përfshirë në këtë ngjarje.Por “Stop” nuk u ndal këtu pasi kërkoi një reagim si nga avokati që mbron avokatin Shpëtim Meçi, por dhe këtë të fundit. Të dy avokatët nuk u prononcuan lidhur me këtë hetim që po bëhet në Prokurorinë e Gjirokastër. Por edhe prokurori Julian Çafka nuk preferoi të fliste./tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Laç/ Shkolla e Sanxhakut e përfunduar, nuk hap dyert. Nxënësit udhëtojnë çdo ditë për në shkollën e qytetit

Publikuar

-

Nga

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Gjokë Elezi në fshatin Sanxhak të qytetit të Laçit janë të detyruar që çdo ditë të udhëtojnë drejt qytetit me autobus për në shkollën “Gjin Pjetri”. Shkak I kësaj lëvizje është rikonstruktimi i shkollës së tyre.

Edhe pse punimet në këtë shkollë kanë përfunduar që para 2 javësh, bashkia e qytetit dhe ZVAP nuk hapin dyert si pasojë e një kontrate me OSHE. Prindërit e këtyre nxënësve veç mos hapjes së shkollës së re ankohen dhe për mënyrën e transportit të fëmijëve pasi ata udhëtojnë çdo ditë vetëm me dy mjete transporti autobus dhe pa asnjë mësues shoqërues. Sistemimin e fëmijëve në autobus e kryejnë vetë drejtuesit e mjeteve dhe mësueset I presin në ambjentet e shkollës pritëse.

Një prind ka zgjedhur t’i shoqërojë vetë me mjet privat,  pasi në autobuzin e shkollës rrezikojnë të shtypen dhe askush nuk mban përgjegjësi. Fëmijët të ulur brenda në autobus thonë se çdo ditë udhëtojnë në kushte të vështira  dhe se mësuesit janë tek shkolla pritëse. Drejtuesit e mjeteve thonë se lëvizjet I bëjnë me grupe të ndara, u duhet të dërgojnë një grup dhe më pas vijnë për të marrë grupin tjetër të mbetur. Por pasi kamerat e Fiks Fare filmuan të gjithë situatën drejtuesit e këtyre mjeteve filluan të zbrisnin nxënësit nga autobuzi dhe lajmëruan pronarin e subjektit të vinte me mjete të tjera shtesë.

Specialisti i ndërtimit të shkollës “Gjokë Elezi” thotë se shkolla ka përfunduar prej dy javësh por për shkak të problemeve elektrike po zvarritet procedura e hapjes. Ai thotë se i është dërguar shkresë bashkisë së qytetit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje si dhe nuk është bërë asnjë veprim.

Menjëherë pasi nxënësit e shkollës Gjokë Elezi në fshatin Sanxhak të Laçit I drejtohen shkollës tjetër 9-vjeçare që është më e afërta që mund t’u gjindet e cila është Gjin Pjetri. Në ambjentet e kësaj shkolle kur nxënësit bëhen gati për tu futur në mësim nuk është asnjë mësues kujdestar që mund t’I shoqërojë dhe mund t’I presë. Në oborrin e kësaj shkolle pritëse gazetarët e Fiks Fare takojnë nën drejtorin e shkollës “Gjokë Elezi” I cili thotë se për procedurat e hapjes së dyerve të shkollës nuk ka dijeni por për pjesën e mënyrës së transportit problemi është I shoqërisë kontraktore, pasi ZVA bën të mundur lidhjen e kontratës  me këtë shoqëri. Kjo e fundit duhet të bëjë shtim të numrit të mjeteve. Ndërsa drejtuesi I kësaj kompanie zoti Nikoll Marnikolla, në  intervistë tha se për të mundësuar transport cilësor është shtuar herë pas here numri i mjeteve dhe stafin. Ai pranon se mësuesit  I presin fëmijët në ambjentet e shkollës,  dhe se për këta nxënës është shërbim I veçantë. I pyetur se përse ka pranuar përgjegjësi të tilla kur nuk janë të tijat, jashtë kameras ai u shpreh se nuk mund t’I detyronte mësuesit të vinin me zor në autobus.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Bastisje banese në një fshat të Tropojës

LEXO EDHE:  Skandali në Gjykatën e Lartë/ A është Xhezair Zaganjori në krye të drejtësisë së munguar



Pas bisedave me drejtuesin e firmës së konraktuar gazetarët e Fiks Fare dhe prindërit e nxënësve ju drejtuan ZVA Kurbin ku u takuan me drejtoreshën e këtij institucioni Pashke Zefi. Kjo e fundit jashtë kameras u shpreh se shkolla e re po bëhet si përfundim. I kam kërkuar firmës herë pas here mjete shtesë transporti. Kam dy ditë që merem me kryetaren për ta vënë në dispozicion si shkollë. Tani që u bë shkolla prindërit humbin durimin, shyqyr që ra termeti dhe po bëhen me shkollë të re.

Për pjesën e mungesës së mësuesve në mjete transporti  për të shoqëruar nxënësit nga njëra shkollë në tjetrën tha se në dijenisë e saj mësuesit kanë qenë dhe se nuk mund tua hedhim mundin poshtë vetëm për një ditët që kanë munguar. Ajo shpehet se mësuesi duhet të komunikojë me prindërit dhe të dy palët bien në kompromis të përbashkët pasi shoqërimin  e fëmijëve nuk mund a bëjë vetë ajo.  Gjithashtu prindërve u premtoi se do të kenë një zgjidhje si për transportin ashtu edhe për mësuesin kujdestar në autobus. Ndërsa për procesin e zvarritjes së mos hapjes së dyerve të shkollës së re tha se në shkollë nuk shkohet me zor pse dua këta prindër dhe duhet t’I drejtoheshin bashkisë për të gjetur një pëgjigje.

Nga zyra e Urbanistikës në bashkinë e Laçit drejtori I këtij institucioni Benard Palaj tha se shkolla është e mbaruar nga na ndërtimore, ka disa kushte teknike që duhen kontrolluar. Bashkia ka në dorë vetëm me procedurën e lejes së ndërtimit. Leja e ndërtimit është marrë në dhjetor dhe ka përfunduar si ndërtesë. Financimi është I UNDP.  Po bëhen kontrollet e fundit të kaldajave me sistemin e ngrohjes dhe ftohjes.  Ka një problematikë me lidhjen e energjisë elektirke, duhe të bëhet lidhja 3-fazorshe pasi linja e vjetër është e dobët, hapja e dyerve të kësaj shkolle nuk  mund të vonohet më shumë se java që vjen./tch

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali!/ “Më thanë se do fitoja para”, të miturën duan ta trafikojnë për prostitucion, shteti nuk bën asgjë

Publikuar

-

Nga

Denoncon në polici se duan t’i trafikojnë vajzën për prostitucion, të nesërmen vajza e mitur dhunohet rrugës, kur po kthehej nga shkolla.  Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë nëna e të miturës i është drejtuar emisionit Fiks Fare.



Manjola Cania tregon se vajzën e saj të mitur kanë dashur ta trafikojnë njerëz të panjohur. Në momentin që vetë vajza ja ka treguar diçka të tillë nënës, zj. Manjola  i është drejtuar policisë për të denoncuar. Por vetëm një ditë pas denoncimit në polici vajza e saj e mitur është dhunuar në rrugicat e lagjes, ditën me diell kur po kthehej nga shkolla.

Nëna tregon se të dyja jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe se të vetme të ardhura i sigurojnë nga mbledhja e kanaçeve bashkë me të bijën. Ajo tregon edhe ngjarjen se si u njoh vajza me këta persona. Nga gjendja e mjerueshme ajo  u pohon gazetarëve të Fiksit se fillimisht vajzës së saj të mitur i është afruar një vajzë e re, ku i ka kërkuar që t’i pastrojë shtëpinë kundrejt pagesës.  Pasi kanë shkëmbyer numrat e telefonit vajzat kanë filluar të komunikojnë me njëra tjetrën. Më pas  15 vjeçares i është kërkuar që të kryej marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.  E vënë në dijeni nga vajza zj Manjola i është drejtuar për shtatë ditë rresht Policisë Fier për të denoncuar këtë ngjarje, por asnjëherë nuk është pritur nga  blutë e Fierit. Sipas saj në komisariat i nxirrnin justifikime të ndryshme , njëherë nuk ishte psikologia e njëherë nuk ishte shefi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Kamera e fshehtë e Stop/ Kushtet skandaloze si lahen dhe ambalazhohen shishet e ujit ‘Shpati’

Publikuar

-

Nga

Emisioni Stop në Tv Klan publikon pamjet se si ambalozhet uji “Shpati” në Elbasan, duke mos respektuar asnjë element higjieno-sanitar.

Firma e ujit “Shpati” përveçse ka ambiente të ndotura, i riciklon bidonët e ujit duke bërë sikur i lan.

Në higjenizimin e bidonëve nuk përdoret asnjë teknologji, por lahen me dorë nga punëtorët. Këto shishe e bidonë përdoren sërish për të ambalazhuar ujin “e pijshëm”, që shitet më pas në dyqane e supermarkete, për të ardhur deri te konsumatori.

Punëtori – Mos e mbyll, se nuk vjen!

Punëtori 1 – Po ti e ke mbyll.

Punëtori – Po ashtu tha ai.

Punëtori 1 – ??? (nuk kuptohet)

Punëtori – Obbobo…, eh..!

Punëtori – Sa punë bone ti për dreq!

Punëtori 1 – 25 bidoni është ai.

Punëtori – 25-20-tsh, hë!



Punëtori 1 – Eh..!

Punëtori – Ime, qysh mbushen ato?

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Bastisje banese në një fshat të Tropojës

LEXO EDHE:  “Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

Punëtori 1 – Hë!

Punëtori – Qysh mbushen?

Punëtori 1- ???(Nuk kuptohet)

Punëtori – Kshu direkt nga poshtë, nga lart.

Punëtori 1 – Hë!

Punëtori – Nga lart, me kosh.

Pamjet amatore janë dërguar në redaksinë e emisionit Stop nga një qytetar. Ndërsa drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, drejtoi gishtin nga AKU përse ka lejuar një fabrikë të tillë të mbushes dhe ambalazhimit të bidonave me ujin “Shpati”.

“Në një Verë të tmerrshme që kemi kaluar dhe të lahet një shishe uji kështu është kriminale. Nuk besoj se AKU e Elbasanit nuk e dinë që i lajnë kështu, se kanë vajtur e kanë parë fabrikën. Jeni ju kriminelë, nuk është ky që bën këtë gjë, punëtori jo, as pronari, jeni ju të AKU-së kriminelë që e dini dhe e lejoni këtë gjë”, u shpreh Saimir Kodra. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE