LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Matematika na mban në lojë, por vendi i dytë mbetet utopi

13 Tetor 2021, 09:35, Sport CNA
Matematika na mban në lojë, por vendi i dytë mbetet utopi

Humbja ndaj Polonisë në ?Air Albania?, praktikisht e ia bën të pamundur arritjen e vendin të dytë Shqipërisë në Grupin I, megjithatë ekzistojnë disa kombinime, me mundësi afër zeros që të ndodhin, që kuqezinjtë të parakalojnë polakët në sprintin final.

Ne Grupin I Anglia kryeson me 20 pikë, Polonia vjen e dyta me 17 pikë dhe Shqipëria ka 15 pikë. Në ndeshjet e muajit nëntor (në datat 12 dhe 15), të fundit e këtyre eliminatoreve, Shqipëria luan me Anglinë në transfertë dhe pret Andorrën, ndërsa Polonia fillimisht luan në transfertë me Andorrën dhe pret Hungarinë.

Polakët nuk besohet se do të lënë pikë përballë kundërshtarëve modestë të Andorrës dhe që Shqipëria të mbetet në lojë duhet të fitojë ndaj Anglisë. Por a kanë kuqezinjtë shanse të bëjnë mrekullinë ndaj ?Tre Luanëve?, të cilët duna patjetër të sigurojnë kualifikimin me suksesin ndaj Shqipërisë? Edhe tifozi më fanatik i Kombëtares nuk do të ishte optimist. Megjithatë as një mrekulli nga ato që ndodhin një herë jo në 100 por në 1000 mijë vjet nuk do t? mjaftonte Shqipërisë, nëse Polonia nuk e humb ndeshjen e fundit me Hungarinë, në shtëpi, shoqëruar me suksesin e kuqezinjve ndaj Andorrës.

Përtej këtyre kombinimeve praktikisht jashtë logjikës së mundësive reale, Shqipëria praktikisht e ka mbyllur këtë fushatë eliminatore në vendin e tretë, që ishte objektivi minimal. Me katër pikë më shumë se Hungaria në renditje, do të mjaftojë fitorja me Andorrën për të lënë pas përfaqësuesen maxhare.

Lajmet e fundit nga