Connect with Us

Lista/ Nga Basha te Veliaj, kush janë personalitetet që do të mbrohen nga Garda e Republikës

Aktualitet

Lista/ Nga Basha te Veliaj, kush janë personalitetet që do të mbrohen nga Garda e Republikës

Publikuar

-

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi, i cili urdhëron Gardën e Republikës të mbrojë drejtues të ndryshëm institucionesh, mes tyre dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesë e listës, që duhet t’i mbrojë Grada janë gjithashtu kryetari i mazhorancës, Kryeprokurori i Përgjithshëm, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtues i SHISH deri tek ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

VKM

PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronjat “a” e “d”, dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:

a) Prokurorin e Përgjithshëm;
b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;
c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;
d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;
dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;
e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;
ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;
f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;
j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;
l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

a) Banesat e:

Zëvendëskryeministrit;
ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;
iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;
iv. prokurorit të Përgjithshëm;
v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
ii. Prokuroria e Përgjithshme.

LEXO EDHE:  “Basha është kukull në duar të Berishës”/ Rama: Në 25 prill qytetarët do vendosin për fatin e drejtësisë

c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore, konkretisht:

Në Tiranë: vila nr.4, vila nr.30, vila nr.31, Pallati i Brigadave;
ii. Në Dajt: vila nr.1, vila nr.2;
iii. Në Durrës: vila nr.6, vila nr.13, vila nr.20, vila nr.23,vila nr.29;
iv. Në Vlorë: vila nr.1,vila nr.2, vila nr.6, vila nr.9; vila Dhërmi;
v. Në Pogradec: vila nr.2, vila nr.3, vila nr.4, vila nr.5;
vi. Në Shkodër: vila Velipojë.

ç) Objekte të tjera:

Në Tiranë: Parku i Delegacioneve, Parku i Kryesisë së Kuvendit; Klinika qeveritare;
ii. Në Kërrabë: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë;
iii. Në Linzë: objektet, ku ruhen e mbrohen rezervat, për kohë të veçantë;
iv. Në Dajt: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë.

Automjetet, që përdoren për ruajtjen e shoqërimin e personaliteteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, vihen në dispozicion nga institucionet përkatëse që ata drejtojnë, me përjashtim të personaliteteve të përcaktuara në shkronjën “j”.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen aktet e mëposhtme:

a) Vendimi nr.590, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e banesave të personaliteteve të larta shtetërore të vendit, të selive, rezidencave dhe objekteve të tjera të larta shtetërore, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar;
b) Vendimi nr.591, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve të tjera të larta shtetërore të vendit, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
c) Vendimi nr.641, datë 6.11.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të personelit vendas dhe ndërkombëtar, të objekteve ku ushtrojnë veprimtarinë, si dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
ç) Vendimi nr.375, datë 23.6.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen e mbrohen nga Garda e Republikës”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ndryshime në qeveri/ Kush janë zv.ministrat që largohen dhe ata që marrin detyrën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në radhët e zëvendës-ministrave.

Sipas asaj që raportohet mësohet se Denada Seferi është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Enio Civici është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.



Ndrësa Vilma Bello është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

LEXO EDHE:  Mark Marku “goditi” Bashën/ Ibsen Elezi i përvishet “byrektores” së Lulit

Vijon… / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Asambleja e Dhomës Amerikane/ Yuri Kim: Qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma e Tregtisë tha se SHBA ka 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin!

’30 vite më parë Shqipëria dhe SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike që ndodhi nga vullneti. Gjatë këtyre 30 viteve është e pabesueshme sa të afërt janë vendet. Kemi 3 prioritete Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. SHBA janë ekonomia më e madje në botë dhe shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, më shumë punësim, më shumë investimet.

LEXO EDHE:  Basha bisedë telefonike me Brok/Mbyllja e negociatave, sukses i PD

LEXO EDHE:  Paloka jep detaje për listën e deputetëve/ Çfarë do të ndodhë me kritikët e fortë të Bashës



Përveç projekteve të mëdha si Skavica dhe TEC i Vlorë ju mund të shihni marrëdhëniet e tjera tregtare. I bëjmë thirrje qeverisë ti japë përparësi klimës së biznesit, duhet të vazhdoj Reforma në Drejtësi, të zgjidhet problemi i pronave të rritet konkurrenca e drejtë. Duhet të shpalosen burimet e mëdha që ka Shqipëria.’- tha Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

‘Do rezistojmë deri në pikën e fundit!’/ Banorët e Laprakës sërish në protestë

Publikuar

-

Nga

Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Ata theksojnë se do të rezistojnë deri në fund duke kërkuar të dijnë  se çfarë do ndodhë me banesat e tyre, sepse nuk ka transparencë për projektin.

Ne jemi të indinjuar. Projekti nuk është transparent. Po dalim mes katër rrugëve. Për nesërmen jemi të pasigurt.”, është shprehur një prej tyre.



Një tjetër banor deklaroi se “janë 700 shtëpi që pritet të prishen. Projekti nuk është prezantuar tek neve si banorë. Ne do këmbëngulim, një pjesë janë legalizuar dhe një pjesë nuk janë legalizuar. Ka legalizim selektiv.

Qeveria duhet të na dëmshpërblejë, ndryshe ne nuk jemi në rregull. Shtëpi sociale ne nuk pranojmë, sepse kemi 30 vjet që derdhim djersë për atë banesë. Qeveria të mos ndajë njerëzit. Do rezistojmë deri në pikën e fundit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE