Connect with Us

Liçi: Skënderbeu nuk bën eksperimente, kemi rivalitet në sulm

Sport

Liçi: Skënderbeu nuk bën eksperimente, kemi rivalitet në sulm

Publikuar

-

Skënderbeu mbushi javën e pushimit me një test stërvitor për ta mbajtur ekipin të përqendruar dhe në ritmin e duhur me qëllim që në fundjavë gjithçka të jetë më e thjeshtë në përshtatje.

Gjithsesi, testi ndaj Pogradecit shërbeu për të provuar ekipin dhe kryesisht lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion. I këtij mendimi është edhe ndihmëstrajneri i Skënderbeut, Gentian Liçi. Ish-kapiteni i korçarëve flet për vlefshmërinë e testeve miqësore që, sipas tij, janë të nevojshme për të parë se në çfarë faze janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në ekipin e parë.

“Teste të tilla miqësore, duke shfrytëzuar edhe pushimin e kampionatit, na shërbejnë jo vetëm për të mbajtur ritmin e sezonit, por edhe për të parë lojtarët që kanë pasur më pak minuta në këto javë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe sa mund ta ndihmojnë ekipin në këto kushte. Sigurisht ne presim që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm të ndihmojnë ekipin në çdo moment që thirren për të luajtur. Prandaj, përmes këtyre takimeve mundohemi që t’u japim minuta në këmbë lojtarëve të tjerë që kur të vijë momenti, të jenë gati për të dhënë fjalën e tyre nëfushë”, thotë Liçi.

MORAESH – Afrimi i brazilianit duket se është një armë më shumë për Skënderbeun nisur edhe nga cilësitë që lojtari ka. Në këtë drejtim Liçi është i bindur se do të jetë një armë shtesë, duke parë që ka cilësi të mira dhe është një lojtar që e njeh mirë kampionatin tonë. “Në ndeshjen miqësore të luajtur në Pogradec kemi pasur mundësinë të shohim në fushë edhe afrimin më të ri për ekipin tonë.

Moraesh është një lojtar cilësor që ka karakteristika të mira në ndërtimin e lojës dhe shërbimin për sulmuesin. Normalisht ka pak mangësi përsa i përket formës fizike dhe përgatitjes. Do të jetë një armë më shumë për ne, prandaj duam që ta kemi sa më shpejt në dispozicion të plotë të manovrës sonë”, pohon ndihmësi i Memellit.

SULMI – Reparti i avancuar gjithmonë është ai më problematiku te Skënderbeu për faktin se këtë vit ka një mbingarkesë zgjedhjesh dhe kjo e bën më të vështirë. Për Liçin vështirësitë e zgjedhjes janë reale edhe në raport me mënyrën e lojës, por e rëndësishme mbetet që sulmuesit të jenë produktivë dhe të tregojnë gjithmonë gatishmëri. “Normalisht që kemi katër sulmues që mund të luajnë si titullarë, por nga vetë mënyra e lojës sonë nuk mund të përdorim tre sulmues, por luajmë gjithmonë me dy ose në disa raste me vetëm një sulmues.

Presim një sinjal në stërvitje nga çdo sulmues se kush mund të jetë më mirë. Këtu asnjë nuk është më i avantazhuar, por duke qenë se Mensah dhe Berisha janë prej një sezoni bashkë kanë një farë përparësie me ekipin. Kampionati këtij vit është i vështirë. Ne nuk mund të rrezikojmë dhe të kalojmë në aventurë apo të bëjnë eksperimente. Kjo do të thotë që do të luajnë gjithmonë ata që janë më mirë fizikisht”, përfundoi Liçi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

VIDEO/ Derbi i Mançesterit nuk ka histori, qyteti ngjyroset përsëri blu

Publikuar

-

Nga

Derbi i Mançesterit vishet përsëri me ngjyrat blu. Mançester Siti mundi pastër me shifrat 2-0 Mançester Junajtid në “Old Traford” duke vendosur edhe më shumë nën trysni Ole Gunar Solskjaer.

Mançester Junajtid kërkonte t’u kthente entuziazmin tifozëve në kampionat, pasi kishte humbur në fushën e vet edhe dy javë më parë përballë Liverpulit. Por që në fillim të ndeshjes u duk qartësisht se si do të shkonte sfida, pasi Kanselo harkoi në zonë topin dhe Beili gaboi gjithçka duke e dërguar sferën në rrjetën e portës së tij. Junajtid rriti trysninë me kalimin e minutave dhe kishte një mundësi të mirë me Ronaldon, por Ederson grushtoi.

Por ishte De Gea heroi i vërtetë i “djajve të kuq”, duke bërë pritje të njëpasnjëshme për të larguar rrezikun nga katërkëndori, pas gjuajtjeve të Gabriel Zhezus, De Bryjn apo edhe Lindelof i cili rrezikoi autogolin e dytë. Por edhe gardiani pat një moment pasigurie, duke mos kontrolluar gjuajtjen e Bernardo Silva i cili dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë.

Junajtid u mundua të rriste trysninë në pjesën e dytë, por çdo gjë ishte shumë më e lehtë për t’u administruar nga Siti, që kontrolloi lojën dhe iu afrua edhe golit të tretë me anë të Foden i cili goditi shtyllën. Kështu, ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 dhe konfirmon Sitin si pretendent, e Junajtid në krizë rezultatesh që rrezikojnë gjithnjë e më shumë pankinën e Solskjaer.

MANÇESTER JUNAJTID 0-2 MANÇESTER SITI



Beili (ag) 7′, B. Silva 45′

-GOLI I BERNARDO SILVAS


-GOLI I BEILIT

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu-Kukësi/ Publikohen formacionet zyrtare, një rikthim te korçarët

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu dhe Kukësi përballen në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Superiores, me korçarët që do të kërkojnë fitoren e parë sezonale dhe verilindorët që duan tre pikët për të provuar ngjitjen në krye.

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Meksi, Sadriu, Vitija, Doumfour, Vrapi; Mara, Jean Victor, Agnaldo Moraes; Berisha, Mensah



Kukësi (4-3-3): Tafas; Ndreca, Bytyçi, Lulaj, Peposhi; De Lucas, Sh. Taipi, Gj. Taipi; Basa, Milunoviç, Feijao

LEXO TE PLOTE

Sport

Prej dy vitesh në shitje, çmimi i “kripur” largon klientët prej vilës së ish-sulmuesit të Inter

Publikuar

-

Nga

Janë bërë tashmë dy vite prej momentit kur ish-sulmuesi i Inter, Christian Vieri ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze në Toskanë. 48-vjeçari banon prej disa kohësh në Milano dhe në këtë formë ka vendosur të “lirohet” nga një prej pasurive të tij duke menduar edhe përfitimin në anën financiare.

Por, pikërisht në këtë aspekt ka ngecur shitja e vilës. Kjo pasi klientët në momentin që njohin vlerën e kërkuar nga Vieri largohen menjëherë duke qenë se shifra është tejet e lartë. Sipas mediave italiane, Vieri e ka mbajtur çmimin fillestar 6.5 milionë euro, ndërsa tashmë ka zbritur në shifrën 5 milionë euro me shpresën se klientët nuk do të largohen sërish të “frikësuar” nga prona e tij.



Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo strategji e re nga ish-futbollisti do të funksionojë pasi Vieri nuk ka ndërmend të bëjë një tjetër skonto pasi bëhet fjalë për një vilë prej 900 metrash katrorë, ku përfshihet një pishinë, sauna dhe palestër.

LEXO TE PLOTE